Drone, radar dhe dragera/ Policia rrugore “Zhdëp” shoferët në Korçë,vendos 749 gjoba(Video)

Kanë vijuar kontrollet në drejtim të kontrollit dhe verifikimit të targave të mjeteve në qarkullim, dokumentacionit të tyre, mbikëqyrjes së hapësirave publike, të dedikuara vetëm për qarkullimin e këmbësorëve, kontrollet për xhama të errësuar, për debitorët e gjobave dhe arkëtimin e masave të palikuiduara.

Gjatë javës që lamë pas, nga specialistët e Trafikut Urban u arrestua në flagrancë 1 shtetas për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe u proceduan në gjendje të lirë 4 shtetas të tjerë, tre prej të cilëve për “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe një për “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Janë proceduar administrativisht gjithsej 749 drejtues mjetesh📝

Nga kontrollet e ushtruara me radar, janë ndëshkuar 294 drejtues mjetesh, për tejkalim të normave të shpejtësisë në rrugë.

16 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit.

Janë vendosur 99 masa administrative për qendrim të gabuar dhe 114 për parakalim të gabuar.

Janë tërhequr gjithsej 5 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.


Janë vendosur 216 masa administrative për shkelje të tjera, të Kodit Rrugor.

Sektori i Policisë Rrugore në DVP Korçë, ka orientuar shërbimet në terren, që në ditët në vijim nëpërmjet pajisjeve teknologjike si droni, radari, dragera, të instaluara në mjete civile por me punonjës me logo, të verifikojnë dhe ndëshkojnë shkeljet e normave të sjelljes në rrugë (parakalime të gabuara, shpejtësi, përdorimi i lëndëve narkotike gjatë drejtimit të mjetit, ecjet agresive të shoqëruara me ndryshimin e mënjehershëm të korsive etj) të cilat janë burim i shtuar aksidenti.

udhëto_me_jetën_në_mendje🛣️🚘 zbato_rregullat✅⚠️ mbro_jetën respekto_këmbësorët🚶🚸 STOP#shpejtësi#alkool#celular

Advertisement

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.