Meta: “Rama i fitoi zgjedhjet sepse kishte blerë Lulzim Bashën…

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzon ish-kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha se u ble nga Edi Rama. Zgjedhjet e 25 prillit të kaluar, tha Meta në TPZ, u fituan nga Rama sepse ky i fundit kishte blerë liderin e opozitës. Nëpërmjet kësaj blerje Edi Rama kapi Reformën në Drejtësi”, u shpreh Meta. “Çdo sekondë në aksion për të mos e lënë Edi Ramën t’i vjedhë dhe t’i shtypë shqiptarët. Jam shumë i qartë dhe shumë i vendosur në opozitarizmin tim. Jam i vendosur për t’i shërbyer qëllimeve të mëdha të opozitës“, theksoi Meta.

Ai u shpreh më tej se Edi Rama është autokrat, por nuk do të arrijë qëllimin që ka ndaj tij. Më tej Meta e cilësoi kryeministrin “një legen që erdhi në politikë si çuni i Netës dhe do ikë si kurbani i Ilir Metës”.

“U uroj suksese në veprimtarinë e tyre. Nuk ka asnjë lloj ndryshimi për ne. Për ne të rëndësishme janë Inceneratorët. Ai është autokrat, unë jam Ilir Meta. Ta shikojmë diktaturën e tij. Ai është një legen. Ai e di shumë mirë që është një legen. Ai do qajë të vijë ashtu. Ai erdhi në politikë si çuni i Netës dhe do ikë nga politika si kurban i Ilir Metës”, tha Meta.


Yuri Kim: “Shqipëria ka një të ardhme të jashtëzakonshme!

Ambasadorja Amerikane është duke folur tashmë për arsimin në Shqipëri dhe të ardhmen e këtij vendi që po zbraset dita-ditës. Sipas Yuri Kim Shqipëria ka një të ardhme të jashtëzakonshme, teksa nuk përmend aspak emigrimin masiv të shqiptarëve dhe numrin e ulët të nxënësve këtë vit.

Yuri Kim thotë se në Shqipëri janë hedhur hapa të rëndësishëm, ndërsa nuk e di akoma që dhjetra nxënës mbetën pa regjistruar, pasi e-albania nuk punonte, ndërsa në shkollat e fshatit kushtet janë të mjerushme.

Yuri Kim tha:

Shqipëria ka një të ardhme të jashtëzakonshme. Arsimi është arma më e fuqishme për të ndryshuar botën. Duam t;i shohim tërësisht të integruar në Europë. Janë bërë hapa të rëndësishëm për arsimin në Shqipëri.


Bashkia e Elbasanit: “Drute per ngrohje me gjysmen e çmimit per pensionistet dhe familjet ne nevoje”

Qytetarët me të ardhura të ulëta, pensionistë dhe ata që janë me ndihmë ekonomike do të mund të blejnë dru për ngrohje me gjysmën e çmimit. Nisma është ndërmarrë nga Bashkia e Elbasanit e cila këtë vit ka vendosur t’i menaxhojë vetë duke u ardhur në ndihmë qytetarëve më në nevojë. Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri që është njëherësh dhe drejtues politik i qarkut bashkë me Kryetarin e Bashkisë Gledian Llatja ishin në Fushën e Druve të qytetit ku janë marrë të gjitha masat për të përballuar dimrin.

Gjiknuri vlerësoi këtë politikë të ndjekur nga Bashkia e Elbasanit që u vjen në ndihmë familjeve në nevojë. “Është një politikë e mirëfilltë sociale. Pra një burim natyror që ka Bashkia e Elbasanit, siç janë pasuritë pyjore që ka Elbasani, shfrytëzohen nga vetë Bashkia, jo nga privati dhe kjo duhet theksuar, duke u ardhur në ndihmë qytetarëve.

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja deklaroi se nga ky vendim do të përfitojnë rreth 2000 familje më në nevojë.

“Nëse më parë drutë ose parcelat e pyjeve jepeshin me koncesion apo forma të tjera, Bashkia e Elbasanit ka zgjedhur t’i mbajë dhe t’I trajtojë vetë për të mirën e qytetarëve. Çdo familje në nevojë do të marrë gati me gjysmën e çmimit të vlerës së tregut drutë e zjarrit këtë vit. Edhe drutë e konfiskuara që janë prerë në mënyrë të paligjshme do të kalojnë në shërbim të qytetarëve”, theksoi kryebashkiaku Llatja.


OMONIA sulmon mediat shqiptare: “Po na acaroni duke mbajtur krahun e Turqisë, kini kujdes…

Reagimi i OMONIA-s

Në mënyrë acaruese Mjetet Informimit Masiv në Shqipëri, në veçanti atyre të orientuara pro qeverisë, elektronike, print dhe internetike, jo vetëm adoptojnë informimin që ofron makineria propagandistike e Presidencës së Turqisë përsa i përket përshkallëzimit nga ana e tyre e sjelljes agresive ndaj Helenizmit, por manifestojnë zell të padobishëm në këtë drejtim.

Le të bëjnë kujdes gjatë dhënies së informacionit dhe më tej trajtimit të opinionit publik në Shqipëri dhe mjedisin më gjerë të Shqipligjërimit, ku identifiokohen dhe me propagandën e interferuar Turke në gjuhën Shqipe, se si Presidenti i Turqisë aq edhe zyrtarët e tij, politikë ose jo, kumtojnë retorikë AntiAmerikane, AntiNATOike dhe AntiEuropiane.

Është gjerësisht e ditur se Turqia ka devijuar në mënyrë definitive nga vlerat e demokracisë parlamentare, të kulturës së humanizmit Europian dhe të tjera rregulla të sanksionuara të së Drejtës Ndërkombëtare. Mban të pushtuar ushtarakisht territor të një vendi anëtar të BE sikundër Qipro.


Me këtë rast le të theksojmë se për shtete dhe popuj të vegjël ka rëndësi më esenciale përkushtimi i tyre në rregullimet e bashkëjetesës paqësore nga sa mentaliteti dhe sjellja ataviste e nënshrtrimit ndaj të fuqishmit të supozuar.

Mjetet e Informimit Masiv dhe segment i klasës politike, administratë shtetërore dhe ofiqarë të shtetit, kundrejt interesit imediat dhe joshjes së fondeve të propagandës Turke le të reflektojnë mbi përgjegjësitë kundrejt perspektivës Europianizuese që garanton edhe kohezionin e domosdoshëm.

Mjetet e Informimit Masiv dhe segment i klasës politike, administratë shtetërore dhe ofiqarë të shtetit, kundrejt interesit imediat dhe joshjes së fondeve të propagandës Turke le të reflektojnë mbi përgjegjësitë kundrejt perspektivës Europianizuese që garanton edhe kohezionin e domosdoshëm.

Kundrejt përshtatjeve satelitore ndaj Ankarasë rreshtohen si prezenca konsistente e Helenizmit autokton në territorin e Shqipërisë sa dhe me të njëjtën rëndësi vullneti real i shoqërisë Shqiptare, të rinjve kryesisht.

Për më tepër që në çështje të tilla të rëndësisë së veçantë strategjike nuk kanë vend interesa tifozërie por duhet në mënyrën më adekuate të dëgjohet opinioni i kulluar i të rejave dhe të rinjve nga Shqipëria që janë ushqyer të lirisë, të demokracisë, të barazisë dhe barazisë ndaj ligjit, sikundër Helenizmi i përçon ato ndër shekuj.

Turqia përbën problem dhe jo zgjedhje për vizionet dhe perspektivën e popullit Shqiptar dhe gjithë popujve të rajonit.

Dikur ‘Sofia’ në “Zonë e Lirë” me Arjan Çanin, sot konkurrente në Për’puthen

Konkurrentja e parë e Për’puthen për sezonin e ri është Xheni Brahaj. Vajza e cila ka mbaruar studimet e larta për juridik thotë se kur i vë një synim vetes e arrin. Ajo thotë se është tip i lirë, gazmor dhe aventurier. Nuk dihet arsyeja pse iku nga “Zonë e Lirë”, por ajo arriti të linte gjurme dhe të merrte vëmendjen që donte. Tani është gati për një eksperiencë të rë.


“Unë jam shumë tip i lirë, aventuriere, gazmore dhe kur i vë një synim vetes e çoj deri në fund, i vura vetes një synim për të bërë një gjë ndryshe, kam qenë në një kohë relativisht të gjatë single.

Dua që partneri të jetë i pjekur, besnik dhe punëtor, është tipi ai që më ngjit më shumë, sa open mind është sa largpamës për synimet e veta. Kam mbaruar studimet e larta për juridik, për të drejtë penale, gjithmonë kam pasur frikë për veten kur e imagjinoja të ulur këtu. Ka qenë një shoku im i ngushtë që ma futi në dëshirë dhe thash pse jo”, tha Xheni.

Me siguri që shumë prej jush po pyesni veten se ku e keni parë Xhenin? Për disa kohë ajo ka qenë “Sofia” në “Zonë e Lirë” me Arjan Canin.

Hodhi grepat në lumë për të peshkuar/ Korçarin e ze korenti, shkon në spital me djegie në trup…

Një banor i Korçës i cili kishte shkuar për të peshkuar në Voskopojë, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe ka pësuar djegie në trup. Burime nga policia bëjnë me dije se më datë 12.09.2022, në Voskopojë, Korçë, shtetasi A. S., banues në Korçë, duke peshkuar në lumë, gjatë hedhjes së grepit për të peshkuar, grepi ka rënë në kontakt me telat e tensionit të lartë, duke shkaktuar shkarkesë elektrike ndersa ai ka pësuar djegie në trup dhe është transportuar për në spitalin e Korçes .

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 12.09.2022, në fshatin Voskopojë, Korçë, shtetasi A. S., banues në Korçë, duke peshkuar në lumë, gjatë hedhjes së grepit për të peshkuar, grepi ka rënë në kontakt me telat e tensionit të lartë, duke shkaktuar shkarkesë elektrike.

Si pasojë e shkarkesës, shtetasi A. S., ka pësuar djegie në trup. Ky shtetas është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.


Viti i ri shkollor në Korçë, 240 nxënës më pak se një vit më parë…

Sot nis viti i ri shkollor parauniversitar, në të cilin pritet të nisin klasën e parë vetëm 29 mijë fëmijë. Sipas të dhënave, numri i nxënësve që nisin klasën e parë është 2.6 herë më pak se para dy dekadash dhe rreth 4% më i ulët se një vit më parë. 240 nxënës më pak janë sivjet edhe në Qarkun Korçë. Prej te cilave ,Pogradeci 85 nxënës më pak, Devolli dhe Maliqi secili nga rreth 40 nxënës me pak. Kolonja rreth 20 nxënës më pak. Qyteti i Korçës rreth 70 nxënës më pak. Ulja e numrit të nxenësve ka sjellë edhe pasojat e para. Tre shkolla në qarkun e Korçës janë mbyllur. Konkretisht në Bratomirë, Homezh dhe Zall Torrë, për t’u bashkuar me shkollat ngjitur. Mesohet se asnjë shkollë nuk ka pasur probleme dhe u hap rregullisht për pritjen e nxënësve. Aktualisht në rikonstruktim është vetëm shkolla Themistokli Gërmenji Korçë, gjithsesi në të njëjtën sot filloi procesi mësimor.


Tronditëse në Greqi/ Burri djeg me benzinë gruan, 55-vjeçarja ndërron jetë në spital…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi. Një grua 55-vjeçare nga Komotini, e cila u lye me benzinë nga i shoqi, i cili më pas i vuri flakën, nuk ka mundur t’ia dalë dhe humbi betejën për jetën në spital. 55-vjeçarja ishte shtruar në repartin e djegieve universale dhe siç raporton Mega nuk ia ka dalë. Burri i saj 63-vjeçar është arrestuar dhe akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë, por nga dita e sotme akuza po ndryshon dhe ai do të gjykohet për vrasje. Sipas informacioneve të xronos.gr, gruaja ishte një person me aftësi të kufizuara.


Beniada Nishanit i besohet programi për fëmijë, ja ku do ta shohim së shpejti…

Beniada Nishani u bë shumë e njohur për publikun shqiptar me pjesëmarrjen e saj në Big Brother Albania.Ajo u kthye në një nga personazhët më të dashur në këtë reality show, duke arritur deri në finale falë çiltërisë së saj.Mirëpo, që prej daljes së saj nga Big Brother, Beniadën e kemi parë shumë aktive në rrjete sociale por edhe në televizion.Së fundmi, ajo ka ndarë një lajm të mirë me të gjithë ndjekësit e saj. Beniada së shpejti do të vijë në rolin e moderatores dhe do të prezantojë një emision me fëmijë.


Përmes një video në rrjete sociale, ajo zbulon se do të jetë pjesë e dy projekteve këtë sezon të ri televiziv, ku një prej tyre do të moderohet nga ajo dhe do të quhet ‘Të lumshin duart’.

“Do t’ju jap një lajm shumë të bukur. Këtë sezon do të jem pjesë e dy programeve. Njëri prej tyre do të jetë programi im.

Ai do të jetë një program me fëmijë nga mosha 3 deri në 8 vjeç. Programi do të quhet “Të lumshin duart”, zbulon për ndjekësit e saj Beniada Nishani.