Amvisa duarartë Korçare që realizon mbi 75 lloje të ndryshme zahiresh dimri/ Nga petkat, turshitë, reçeli e likeri (Video)

’Rreze Dielli’’ ka udhëtuar drejt Korçës, ku është njohur me znj. Mimoza Fifa, një duarartë e vërtetë, e cila realizon mbi 75 lloje të ndryshme zahiresh dimri. Gjithçka që ajo realizon me shumë dashuri për familjen e saj, janë receta të trashëguara brez pas brezi. Edhe pse përgatitja e zahireve është një traditë në familjet korçare përgjithësisht, për znj. Mimoza është shumë më tepër, një pasion i madh që ka për të gatuar dhe për të ekperimentuar me ushqimet.

“Moza është shumë e apasionuar pas këtyre gatimeve, por më ka bërë edhe mua si vetja, cdo kërkesë që ka Moza, ne e realizojmë të dy” shprehet bashkëshorti i saj.Të gjitha zonjat e Devollit të krahinës sonë bëjnë zahire, kur është koha diell dhe e përshtatshme që të bëhen. Ne këtu ngaqë është edhe zonë kodrinore malore dhe i ftohti në dimër është goxha duhet të ushqehemi shëndetshëm” thotë ajo.

Mbi 13 lloj turshisë, numërohen në kavanozët e ndryshëm të znj. Mimoza, plot shije, përgatitja e tyre është bërë me mjaft përkushtim.

“Speca me gjizë, speca djegëse me kaçkavall dhe me djath dhe i mbush vazot me vaj ulliri. Kjo është si salcë kosi me kripë. Speca të mbushura me lakra, domate turshi me ujë dhe kripë, speca turshi me dafinë dhe uthull, domate të konservuara, patëllxhanë turshi të mbushur, kastraveca turshi etj…” tregon ajo, plot krenari llojet e ndryshme të zahireve që përgatit plot dashuri.

Në shtëpinë e saj, nuk mungojnë as zahiretë e ëmbla, lloje të ndryshme reçeli me të gjitha frutat. Lëngje frutash, madje dhe ëmbëlsirave. Përpos të tjerave, ajo përgatit edhe lloje të ndryshme likeri. Ndërsa shprehet mjaft e gatshme, të ndihmojë edhe amvisat e tjera që të realizojnë recetat e saj. Kush e dëshiron recetën e bonboneve apo likerit le të më shkruajë në rrjetet sociale dhe I jap me detaje. Unë këtë gjë e bëj nga pasioni, nuk dua të bëj as tregëti, asgjë. Ne i shijojmë vetëm vetë, me miq e shokë” tha znj. Mimoza.

Video:

Po kryenin marrëdhënie s*ksuale në një arë, 43-vjeçarja i ngul thikën të dashurit në zemër

Një 43-vjeçare është arrestuar në Greqi, pasi ka goditur me thikë të dashurin e saj 50-vjeçar, teksa kryenin marrëdhënie s*ksuale në një Spartë. Biznesmeni grek ka rrëfyer në emisionin “Të vërteta me Zinën” në Star TV, se e ka përgjëruar partneren që mos e vr*ste për vdekje. Për fat të mirë 50-vjeçari gëzon shëndet, pasi ka qenë vetë 43-vjeçarja ajo që e çoi në spital, ku iu nënshtrua një operacioni gjashtë orësh, raporton abcnews.al.

Sipas 50-vjeçarit e dashura e ka goditur disa herë me thikë në trup, ndërsa ka arritur të shpëtojë duke ia marrë me forcë thikën 22 centimetra nga duart. Ai tha se ka marrë një plagë afër zemrës, ndërsa shpjegon se shkoi në arat që ishin në pronësi të 43-vjeçares, për ta ndihmuar me disa punë. Aty dyshja filluan të kryenin marrëdhënie, ku papritur autorja nxori thikën dhe e goditi.

Star TV raporton se 43-vjeçarja është arrestuar, ajo akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Ajo ka thënë në polici se ka goditur me thikë partnerin e saj pa qëllim, pas një debati që kanë pasur mes tyre./abcnews.al/

Sazan Guri vazhdon me zbulimet e tij: “George Washington dhe George Bush janë shqiptarë…

Ambientalisti, Sazan Guri thotë se, sipas disa fakteve historike, ish-presidentët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George Washington dhe George W. H. Bush kanë origjinë shqiptarë. Në emisionin “Good Morning Albanians” në “Euronews Albania”, Guri u shpreh se George Bush i ka thënë një mikut të tij se ishte shqiptar. Ndërsa, sipas tij, George Washington ishte me prejardhje nga Sinica e Pejës. Guri tha se mamaja e George Washington emigroi në SHBA, aty ku u martua me një shtetas amerikan.

“George Washington nga Sinica e Pejës. Edhe George Bush. I tha një inxhinieri, shokut tim në Korfuz, unë jam nga Shqipëria, por nuk e di se kur kam ikur.

Publikisht e ka thënë. Mamaja e George Washington, Maria, shkoi fillimisht në Angli, Skoci, Irlandë dhe ishin ndër të parët që shkuan nga Irlanda në Amerikë kur ishte kriza e patates.

U martua me të shoqin amerikan dhe ka lënë porosi sesi të mbahet Kosova dhe Shqipëria. Dwight D. Eisenhower i caktoi një fond Shqipërisë, por këta nuk i morën, thonin imperializmi amerikan. Ne kemi një akademi që quhet “Rrënjët tona” dhe na vijnë fakte nga e gjithë bota; kemi njerëz që punojnë në arkiva”, theksoi Guri.

Askush se kishte menduar që rinia e këtij vendi do të ikte udhëve të Botës për të mos u kthyer më kurrë….

Nga Namir Lapardhaja:

Shqipëria është një vend i pasigurt përsa i përket jetës, shëndetit, arsimit, pronës, së ardhmes. Është një vend ku shteti shihet si bagëti që mund të milet, ligji si i bërë enkas për t’u shkelur dhe ndershmëria si turp që duhet fshehur. Mund ta ngrysësh jetën e t’i rrokullisësh ditët që të ka falur Zoti në në këtë vend, mirëpo në të je i destinuar të jetosh mes pasigurisë së përhershme dhe rrezikut të përditshëm.

Askush nuk e ka menduar më 8 dhjetor 1990 se rinia e këtij vendi do të ikte udhëve të Botës për të mos u kthyer më kurrë. Askush nuk e ka çuar ndër mend në atë kohë se 31 vite më vonë pasardhësit e Byrosë Politike do të drejtonin vendin, do të kishin në dorë ekonominë, do të bënin ligje dhe do të vijonin të vendosnin për fatin e shqiptarëve. Askush nuk e ka menduar në dhjetorin e ’90-tës se krimet e tmerrshme të komunizmit do të liheshin pa u dënuar.

Askush nuk e ka menduar se ëndrra për ta parë Shqipërinë si gjithë Evropa do të rezultonte një gënjeshtër që nuk do të përmbushej asnjëherë.

Askush nuk e ka menduar se pas 31 vjetësh Shqipëria do të kishte probleme me votën e lirë, me shtetin ligjor apo nuk do të kishte zgjidhur ende problemin e pronës. Askush nuk e ka menduar se pas 31 vitesh në Shqipëri do të sundonte e njëjta klasë politike, e cila riciklon vetveten me akuza dhe kundërakuza, ku i akuzuari herë shndërrohet në akuzonjës dhe e kundërta. Askush nuk e ka menduar se do të ishim të fundit në Rajon përsa i përket nivelit të jetesës, nivelit të pagave dhe të pensioneve.

Dështimi më i madh i politikës në Shqipëri është se nuk diti asnjëherë të sakrifikojë pushtetin për të ndërtuar shtetin, nuk ndërtoi asnjëherë një administratë profesionale të pavarur nga militantizmi, një gjyqësor të drejtë për të gjithë dhe jo vetëm për një pjesë.

Sot shqiptarët janë të zhgënjyer, të pandjeshëm dhe të painteresuar për atë se çfarë ndodhë.

Janë 3 dekada dështim pas dështimi, zhgënjim pas zhgënjimi, ikje pas ikje. Ëndrrat dhe idealet e fillimit u tradhëtuan duke i lënë ëndërronjësit dhe idealistët djerë. Sot nuk bën asgjë habi, nuk çuditet kush, nuk reagon askush, nuk shqetësohet kurrkush.

Sot, në vend që të mbushnin sheshet, njerëzit mbushin autobusët.

Ata nuk shpresojnë tek pushteti dhe nuk besojnë tek opozita. Dikur largoheshin për Itali me anije, sot largohen për Angli me gomone. Edhe përsa i përket mënyrës së largimit kemi bërë regres. Nga anijet në ’90-tën tek gomonet në 2022. Kemi bërë përpara përsa i përket makutërisë dhe epshit tonë për të vjedhur dhe për ta parë pushtetin si mënyrë të lehtë pasurimi, por kemi bërë prapa përsa i përket vlerave dhe moralit.

Jemi shoqëri që kemi nevojë për një shkundje të madhe, duke u futur në shinat e vlerave dhe të besimit në disa parime. Përndryshe, e keqja do të thellohet përditë e më shumë, njëkohësisht me largimin e njerëzve përditë e më të madh.

Procedohet 47-vjeçari/ Policia e Korçës : “Iu gjetën e sekuestruan 9 m³ ,pa dokumenta…

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për shtetasin G. P., 47 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”; “Moslëshimi i kuponit tatimor, deftesës ose faturës tatimore”; “Punësimi i paligjshëm” dhe “Prerja e paligjshme e pyjeve”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen nr. 8, Korçë, në subjektin e tij që ushtron veprimtarinë e tregtisë me dru zjarri, iu gjetën e sekuestruan 9 m³ dru zjarri, pa dokumentacionin përkatës. Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në këtë subjekt, u konstatua një punonjës i paregjistruar e i padeklaruar në organet tatimore.

Genta Gjalpi nga Babani: Nuk e dua një burrë që bën buzët dhe qerpikët dhe vishet me mëndafsh rozë…

Kujdesi ndaj vetes është një industri e tërë që merret me imazhin dhe paraqitjen fizike të çdokujt. Deri më tani, më të tërhequrat pas saj kanë qenë femrat, të cilat janë përpjekur gjithnjë të kurojnë veten në çdo detaj. Vitet e fundit, është vënë re se meshkujt kanë shfaqur një interes të shtuar në kujdesin e tyre personal, qoftë nga veshja, ndërhyrje të vogla apo mirëmbajtje estetike.

Në panelin e ftuar sot në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, mes Genta Gjalpit, Iva Kalemit, Skerdi Farias dhe Bruno Pollogatit, ndërsa diskutohej kjo temë, pati edhe qëndrime të prera lidhur me të. Genta Gjalpi thotë se nuk do e pranonte dot një partner të tillë.

Genta Gjalpi: Dikush që e mban veten, po. Dikush që bën buzët dhe qerpikët, absolutisht jo. Edhe meshkuj që vishen me mëndafsh, me rozë, me çanta të vogla rozë…

Katerina Trungu: Po, ka plot, po. Genta Gjalpi: Okej, ata le të jenë, mua syri im nuk e pëlqen. Katerina Trungu: Nuk do e pranoje një partner të tillë?

Genta Gjalpi: Nuk jam radikale… partner? S’bëhet fjalë! Jo! Besoj se as ai vetë nuk është duke kërkuar partnere. Plus që unë s’i ndaj çantat e mia, por nuk e shoh veten…

Por si do të vepronte nëse një djalë që kujdeset në këtë formë ndaj vetes, do i shprehte pëlqimin e tij? Genta Gjalpi: Gjatë kohës që ne do ishim miq do kuptonte çfarë lloj tipash më tërheqin mua dhe nuk do e linte mendja të më shprehte një gjë të tillë./Tvklan

“Ti bën reklama pornografike, t’i numëroj dashnorët”/Historiani fyen blogeren e seksit….

Tema e diskutimit “Ligjërimi i poligamisë” ka shkaktuar debate të ashpra mes Zhaklin Lekatarit dhe historianit, ditën e djeshme në “Ftesë në 5”. Në një moment teksa komentonte për këtë pjesë, Jazexhiu u përplas verbalisht me Lekatarin, madje duke e ofenduar dhe kjo bëri që moderatorja Bierta Sulo të kërkonte që ai të linte emisionin.

Pjesë nga debati:

Jazexhiu: Ti bën reklama pornografike, nuk ke turp. Për t’iu rritur klikimet Bietës.

Lekatari: Kështu vishen aktoret pornografike. Po tregoni nivelin tuaj.

Jazexhiu: Po ku ke nivel ti moj! Ti po degjeneron shoqërinë shqiptare.

Lekatari: Ju sapo dështuat.

Jazexhiu: Avash se më preke.

Jazexhiu: Nëse Zhaklina do të bëjë sherr me mua, le të bëjmë sherr, ia numeroj të gjithë dashnorët unë Zhaklinës.

Gazetarja: Kjo që po thua është e turpshme. Si mision familjar keni mbrotjen e grave shqiptare.

Lekatari: Ju keni kryer sot shumë vepra penale publikisht. Ju jeni një zë antishqiptar, ju doni që të zhbëni identitetin shqiptar, por ne nuk do t’ua lejojmë.

Jazexhiu: Po mirë moj zemër si të duash ti, ta prishim ne ty!

Gazetarja: Më vjen keq, në të tilla nivele nuk mund të vazhddojë bashkëbisdimi.

https://www.instagram.com/p/CjGTQeMjCAF/?igshid=NGIzOGRhOTI=

Përplasi të moshuarin me makinë/ Arrestohet 42-vjeçari në Korçë…

Një 42-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Korçës pasi ditën e djeshme ka përplasur me makinë një 75-vjeçar. Ky i fundit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të informacionit paraprak datë 29.09.2022, i cili bën fjalë për një aksident rrugor në qytetin e Korçës, ju informojmë se specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. Q., 42 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, Korçë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Ky shtetas në rrugën “Teli Samsuri”, në Korçë, duke drejtuar mjetin tip “Mercedes-Benz”, ka aksidentuar këmbësorin Gj. G., 75 vjeç, banues në Korçë, i cili u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

26-vjeçari kapet në Maliq me 5 Sirianë/ Reagon Policia :”Nuk i qëndroi postobllokut edhe para 1 jave….

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë, në vijim të operacionit “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit të paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit K. M., 26 vjeç dhe A. F., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Shërbimet e Policisë kanë konstatuar në aksin rrugor Maliq-Lozhan, automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin K. M. dhe pasagjer shtetasin A. F., të cilit i kanë bërë shenjë që të ndalonte, pasi kishin dyshime se po transportonin emigrantë të paligjshëm.

Drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të tyre për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi dhe e ka braktisur automjetin në fshatin Lozhan. Pas ndjekjes nga shërbimet e Policisë, në fshatin Strelcë, Maliq, janë kapur shtetasit A. F. dhe K. M., së bashku me 5 emigrantë të paligjshëm, të cilët do të transportoheshin me automjetin tip “Benz”, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se shtetasi K. M. ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Pogradec, për të njëjtat vepra penale, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 21.09.2022, në dalje të qytetit të Pogradecit, ku ai nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar automjetin tip “Benz”, me të cilin po transportonte, kundrejt fitimit, 5 emigrantë të paligjshëm. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

Po mblidhte arra, 70-vjeçari në Leskovik bie nga pema, ndërron jetë në vënd

Një ngjarje tragjike është regjistruar pak më parë në Leskovik.Një 70-vjeçar është rrëzuar nga pema dhe ka mbetur i lënduar. Burri u dërgua në spital, por ndërroi jetë në duart e mjekëve. Viktima është shtetasi me iniciale S. T, dhe dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga pema. Policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Kolonjë/Informacion paraprak

Mesditën e sotme, në Leskovik, në vendin e quajtur “Ish-vreshtat”, dyshohet së është rrëzuar aksidentalisht nga pema, shtetasi S. T., rreth 70 vjeç, i cili u transportua në qendrën shëndetësore, Leskovik, ku ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.” –thanë burime zyrtare të policisë

Dalin përgjimet e bandave shqiptare në Athinë/ Si spiunonte policia greke e infiltruar për llogari të të dashurit shqiptar

Mediet greke kanë publikuar fragmente nga bisedat që mafiozi shqiptar, Esmin Ferhati bënte me anëtarët e tre bandave që drejtonte në zonën e Atikës në Greqi. Esmin Ferhati 30 vjeç dhe 31 pjesëtarët e bandave që ai drejtonte u arrestuan më 27 shtator nga policia greke, ndërsa Esko siç njihet ndryshe koka e bandave ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi u qëllua me armë zjarri nga një oficere policie, pasi u përlesh, pasi tentoi t’i shmangej arrestimit.

Ndërsa janë pikasur pjesët nga bisedat e polices së infiltruar e cila spiunonte për llogari të bandave shqiptare. Gjeorgjia 22 vjeç është arrestuar gjithashtu. Sipas protothema.gr Gjeorgjia kishte lidhje dashurie me djalin që në bandë quhet Xhulio dhe sipas hetimeve konsiderohet si krahu i djathtë i Eskos, pseudonimi i Esmin Ferhatit.

Duke qenë se 22- vjeçarja Gjeorgjia ishte në një lidhje dashurie me “Xhulion”, krahun e djathtë të “Eskos”, grupi i grabitësve shqiptarë e shfrytëzonte atë për të marrë informacione nga aksionet që parashikoheshin të ndodhnin për kapjen e tyre. Në atë kohë, 22- vjeçarja greke ishte një punonjëse e provës në komisariatin e “Zografou”.

Në orën 00:02 të datës 29 janar 2022, punonjësja praktikante e Policisë ka kontaktuar me telefon me Vasilin dhe nga biseda rezulton se ajo e ka informuar me terminologji të koduar se “Esko” po monitorohej nga autoritetet policore.

Gjeorgjia: Të të them çfarë po bën?

Vasili: Këtu jemi ulur po na çmendin …kush është ai? Përshëndetje.

Gjeorgjia: E mbani mend atëherë që shkuam në karting?

Vasili: Dhe a do të vinte edhe shoku i tij, Janis?

Shoku i Vasilit: Cili Janis është shoku i tij?

Gjeorgjia: U largua apo është këtu?

Gjeorgjia: Eh, të kesh kujdes me makinën. Sepse ti më the qe nuk ka goma të mira. Gjashtë minuta më vonë, në orën 00:08 të datës 29 janar, pas telefonatës me oficerin e Policisë në provë, Vasili kontakton vëllain e “Escos” dhe e informon për operacionin e autoriteteve policore.

Vëllai i “Eskos”: Eja këtu lart, ti?

Vëllai i “Eskos“: Këtu te porta!

Vasili: E bukur, bukur. Unë dua të them se ku jeni

Vëllai i “Eskos“: Ku jeni?

Vasili: Nëse je te porta, ulu atje dhe unë do të zbres atje poshtë.

Vëllai i “Eskos“: Hajde pafshim.

Vasili: Ok, pafshim.

Arian Çani për Blendi Fevziun: “Ai është një mortje, fantomas i ndyrë…

Moderatori i njohur Arian Çani ishte mes emrave të ekranit që këtë sezon u përfshi në lëvizjen televizive duke ndryshuar destinacion për sezonin e ri.Ai u largua papritur nga TV Klan kohë më parë dhe vetëm ditët e fundit është mësuar se “Zonë e Lirë” do të transmetohet në një televizion tjetër.Mbrëmjen e djeshmeArian Çani ka dalë në emisionin “Të Paekspozuarit” dhe ka ofenduar një prej kolegëve moderator, duke e quajtur atë “fantomas” dhe “mortje”.

Çani: O zoti Ylli kije pak mendjen këtu, se unë pak marr telefonin dhe ti bën namin! Rakipi: E kam me dikë që po më shkruante për këtë punë

Çani: Jam më i rëndësishëm se ai. Ti shikon kafshët dhe budallenjtë në ekranet e tjera që s’kanë fare lidhje me analizën, janë out. Si shikon fantomasët e ndyrë që na i shpifën

Rakipi: Kolegu ynë ka pyetur ambasadoren për paratë e pista. Çani: Po ç’koleg mo, ai është një mortje!Kujtojmë që dje ambasadoren amerikane e intervistoi Blendi Fevziu. Mos vallë Arjan Çani ka përplasje me Fevziun?

Tronditet Greqia/ Babai vret fëmijën 1 veç , më pas gruan dhe veten

Një krim i rëndë në familje ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në Kavalla të Greqisë. Një 56-vjeçar ka vrarë me armë zjarri gruan e tij 32-vjeçare dhe fëmijën e tyre vetëm 1 vjeç dhe më pas është vetëvrarë. Mediat greke shkruajnë se çifti ishte drejt ndarjes dhe ishin në konflikt për kujdestarinë e fëmijës së tyre. Autori ishte blegtor dhe mëngjesin e sotëm ka dalë nga shtëpia, ka marrë me vete gruan dhe fëmijën dhe i ka çuar në pronën e tij ku i ka qëlluar. Burri ishte grek, ndërsa gruaja me origjinë gjermane.

Mamaja e Arminës flet për krushkun Berisha: “Vlerësimi për vajzën time ishte gjithçka, mendja e tij ka shumë peshë

Pas Arminës edhe mamaja e saj, Mimoza ka dhënë opinionin për krushkun. Mimoza foli për dasmën e së bijës dhe emocionet kur e pa të veshur si nuse.“Unë kam pasur emocione kur e pashë Arminën me të bardha, pata një si gjendje jo të mirë të vetes. I thashë vetes ‘dëgjo deri këtu kemi arritur mirë’. Nuk doja t’ia krijoja atë melankoli vajzës”, tha ajo. Mes të tjerash, Mevlani u ndal dhe te fjalimi i Sali Berishës në dasmën e Arminës. Ajo tha se fjalët e tij e kanë prekur dhe emocionuar pafund.

“Me dhuntitë e saj, mençurinë, mirësjelljen, komunikimin, njerëzinë, dashurinë, arriti të pushtojë, jo vetëm zemrën e Shkelzenti, por edhe zemrat tona, të hyjë në zemrat tona si një vajzë e dytë!”, ka thënë Sali Berisha në dasmën e Arminës dhe Shkëlzenit.

“Pas këtij fjalimi, e kam ndier veten jo të vlerësuar, sepse çdo njeri ka vlerat e veta në jetë, por vlerësimi që pati për vajzën time tregoi që ishte gjithçka, sepse fjala e tij ka peshë, mendja e tij ka peshë dhe unë e vlerësoj pafund këtë fjalim”, u shpreh ajo.