Balluku :” Unë i laj rrobat e mia në 12 të natës kur më del koha,ti bëj ç’të duash me të tuat

Ministrja e Energjitikës, Belinda Balluku, ka replikuar në Kuvend me një deputete të opozitës, e cila i risolli në vëmendje këshillat e ministres për kursim energjie, mes tyre edhe larja e rrobave me 30 gradë. Balluku ka bërë një reagim të ashpër dhe sfidues ndaj deputetes së PD.

“Jo po darkë me oligarkët, na ke mbajtur pishtarin ti…Po ç’a i keni këto. Ma gjej me video ku e kam deklaruar për larjen e rrobave. Unë i laj rrobat e mia në 12 të natës kur më del koha.

Ti bëj ç’të duash. Detyra ime është të garantoj furnizim me energji.

Deri më tani ia kemi dalë. Tani, të vish këtu të harxhosh kohën me këto gjëra, nuk ka kuptim. Ke ndonjë gjë serioze për të na thënë? Unë po të them nëse ke dicka konkrete të çohem unë dhe të shpjegoj. Për rrobat zonjë, laji siç i mendon ti. Është mirë ta mbylli derën e frigoriferit”, u shpreh ministrja Balluku duke përsëritur këshillat e saj për krusim energjie elektrike.


Stresi:” Kur isha i vogël, ëndërroja të bëhesha njeriu më i besuar i Sali Berishës…

Stresi ka treguar gjithmonë se është një simpatizant i flaktë i ish kryeministrit Sali Berisha. Së fundmi, reperi ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit, ku njeri prej tyre e ka pyetur për ëndrrën e tij të fëmijërisë. Reperi tha se donte që të ishte personi më i besuar i Berishës, sikurse i ati, Sali Lushaj. “Cila është ëndrra jote e fëmijërisë?”, ishte pyetja që bëri ndjekësit. “Të isha njeriu më i afërt dhe më i besuari i Sali Berishës si baba im dhe kur isha fëmijë. Kështu, i thoja nënës time dua të bëhen si babai me ruajtur Berishën. Isha i vogël në klasë të parë. “, tha Stresi për liderin demokrat.


“E kisha oksigjen”/ Mjeku rrëfen mes lotëve humbjen e vajzës në moshën 23-vjeçare….

E kemi parë të flasë plot pasion për profesionin e tij, por sot “Shije Shtëpie” në Tv Klan e sjell mjekun e njohur Shkëlqim Balili nën një prozhektor tjetër. Pa dorezat, përparësen e bardhë apo përvojën e mjekut, ai rrëfen ngjarje të jetës së tij, nga fëmijëria e deri tek tragjedia më e madhe që mund të përjetojë një prind. Një fotografi familjare e kthen kohën pas, në vitet kur njeriu që e quan “oksigjeni i tij” i përkiste ende kësaj jete.

Shkëlqim Balili:

Tani këtu është familja ime. Mua babai im më ka vdekur në ‘79-ën. Ai vuante nga mëlçia dhe pati një aksident, një hemorragji nga goja dhe ngeli mamaja ime. Aty jam unë, mamaja, Ervini, vera dhe Mirela, që nuk është sot. Mirela ka qenë goca ime, unë Mirelën e kisha oksigjen dhe në ’97-ën, ajo ishte në Universitetin e Firences në Karexhi dhe aty u bë një aksident me makinë dhe pas 19 ditësh humbi jetën, 23 vjeç.

Kam kaluar një tragjedi të jashtëzakonshme dhe pastaj nuk mbaj mend si kam ardhur këtu nga Italia sepse u bë autopsia dhe gjërat e tjera atje dhe nuk mundi të shpëtojë.


Problemi që e bëri mjekun të vuante më shumë ishte pamundësia për të marrë një vizë që të udhëtonte drejt Italisë. Fatmirësisht, një mikeshë e ndihmoi asokohe dhe në mbërritjen në vendin fqinj, mjekët italianë e lejuan të hynte në sallë.

Transportimi i Mirelës nga një spital tek tjetri, shkaktoi dëmtime në damarët e gjakut sepse kishte fraktura të shumta në kocka, ndaj u desh të dhurohej shumë gjak. Në një rast të tillë, ndryshimi i sasisë së gjakut në organizëm krijon ndërlikim në koagulimin e gjakut në të gjitha valëzat.

Shkëlqim Balili: Mirela u nda nga jeta dhe e kam vuajtur shumë. Pastaj kur erdha këtu, Ervini ishte në atë kohë 20 vjeç dhe ai ishte i pari që u godit. Kjo vazhdonte Mjekësinë, ai ishte për Financë atje. Ishte i pari që u godit nga humbja e motrës. Pas shumë peripecish, kur erdhëm këtu, nuk mbaj mend si kam ardhur në Shqipëri, vetëm mbaj mend që kishin ambulancat e maternitetit që më morën. Dhe pastaj e futa në një kasafortë të vogël vajzën dhe u futa në punë dhe u përpoqa për gruan sepse ajo u bë shumë shumë keq.

Kur kam shkuar një ditë nga puna në shtëpi, e gjeta në divan kishte marrë ngjyrë gri.

Në përpjekje për të ndihmuar bashkëshorten e tij, mjeku kërkoi 15 ditë leje për të qëndruar me të. së bashku, organizuan një udhëtim në Maqedoni ku të dy mbështesnin njëri-tjetrin, teksa sytë i kishin drejt djalit të tyre. /Tv Klan

Ish-konkurrentja e emisionit të dashurisë: “Në Shqipëri marrëdhëniet seksuale po shtohen…”

Kohët moderne duket se kanë pasur ndikim negativ te intimiteti. Njerëzit janë më të izoluar, më të fokusuar te vetja, dëshira për të bërë karrierë, puna e të gjitha kërkesat e shoqërisë së tanishme i ka ‘ftohur’ çiftet. Ish-fronistja e “Love Story”, Dea Vieri e ftuar në emisionin ‘Rudina’, në Tv Klan ka treguar se përse është ulur shpeshtia e marrëdhënieve seksuale mes të rinjve. Sipas saj një arsye kryesore e uljes së intimitetit është puna.


Dea Vieri: Mendoj se Shqipëria është në atë fazën që marrëdhëniet seksuale po shtohen. Vitet e kaluara ishte shumë më e vështirë për të patur marrëdhënie seksuale me dikë,

sot është deri diku më e lehtë se shoqëria jonë po e pranon seksin si një gjë normale, që ndodh mes dy të rriturve. Sepse më përpara kjo trajtohej si diçka që ndodhte mes çifteve të martuara.

Kjo ishte dhe një arsye se pse njerëzit martoheshin, se donin të eksploronin nga ana seksuale. Unë nuk mendoj se Shqipëria është në atë fazën për t’u shqetësuar se marrëdhëniet seksuale do ulen.

Për sa i përket Amerikës, po lexoja një studim që thoshte se fakti se njerëzit në ditët e sotme janë më të përkushtuar ndaj punës dhe më të lodhur, nuk kanë fuqi dhe nuk mendojnë për seksin aq sa më përpara. Stresi ndikon.


Ka ditëlindjen sot/ Ja sa vjeç bëhet aktori i madh, Reshat Arbana…

Artisti i Popullit, Reshat Arbana, feston sot 82-vjetorin e lindjes. Aktori i madh i kinematografisë shqiptare ka lindur më 15 shtator të vitit 1940 në Tiranë.Arbana ka interpretuar rreth 35 personazhe në filma dhe teatër. Roli i parë i Arbanës ishte në 1963. Pasi mbaroi studimet në shkollën e aktrimit Aleksandër Mojsiu, pranë Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, në 1968 Arbana filloi të punonte në Radio Tirana.

Ndërkohë ndër rolet më të spikatura në film: Samiu tek Fije që priten 1976, Prefekti tek Gjeneral gramafoni 1978, Bimbashi tek Liri a vdekje 1979, Isa Boletini tek Nëntori i dytë 1982, Ahmeti tek Dora e ngrohtë 1983, Adnani tek Hije që mbeten pas 1985, Aliu tek Binarët 1987, Emili tek Rikonstruksioni 1988, Kuke Memini tek Balada e Kurbinit 1990.

Nga 1977 deri në kohën e daljes në pension, ai punoi si aktor në Teatrin Kombëtar. Arbana është dalluar për interpretimin e tij mjeshtëror të roleve të tij. Për meritat e tij në aktrim ai ka fituar çmimin Artist i Popullit.

Por përtej karrierës së tij në fushën e aktrimit, ai ka qenë dhe do të mbetet zëri më i bukur i dhjetëra poezive, prozave dhe veprave të mëdha.


Ndodh në Korçë/ Asnjë student i regjistruar për Matematikë-Fizikë, Biznes dhe Frëngjisht….

Tre programe studimi ne universitetin Fan Noli në Korçë rrezikojnë pezullimin për shkak të numrit të ulët të studentëve, ndërsa me përmbylljen e raundit të parë të regjistrimeve pranë këtij universiteti janë regjistruar 450 studentë të rinj. Degët e Matematikë-Fizikës, Biznes dhe Tregti si dhe Gjuhë e Kulturë Frënge janë tre programet që nuk kanë asnjë regjistrim duke rrezikuar kështu pezullimin disa vjeçar por janë rihapur disa prej programeve që vitet e kaluara nuk kanë pasur interes nga të rinjtë.

Prej vitesh mbetet e pandryshuar kërkesa e lartë për Fakultetin e Shkencave Humane dhe Natyrës, ku më e kërkuara mbetet dega Infermierisë, apo programet 2-vjeçare si ai i Edukimit Fizik dhe Sporteve.

Ndërsa ulja e numrit të maturantëve vit pas viti reflektohet direkt te shifrat e regjistrimeve në universitete, sipas rektorit Dhimitër Bello, krahasuar me vitin e kaluar, ka një përmirësim të lehtë.

Në universitetin Fan Noli në Korçë janë rreth 3000 studentë në të gjitha programet e studimit duke përfshirë programe 2-vjeçare, sistemin Bachelor dhe Master Profesional apo i Shkencave./Top channel


Bordi ndryshon çmimet/ Ja me sa do të shitet nafta dhe benzina pas orës 18:00…

Bordi i transparencës ka ndryshuar çmimet e karburanteve ditën e sotme. Sipas vendimit të bordit, çmimi i naftës është ulur me 8 lekë, nga 232 lekë/litri, në 224.Ndërsa benzina është rritur, çmimi i gazit ka mbetur i pandryshuar. Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë:Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 224 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 212 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 198 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 186 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 15 shtator ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.


Aksident i frikshëm në aksin Korçë-Pogradec/ Fugoni përplaset kokë me kokë me Volkswagen…

Një aksident i rëndë me pasojë tre të plagosur ka ndodhur para pak çastesh në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Sovjan. Në aksident janë përfshirë mjeti tip fugon “Sprinter”, me drejtues shtetasin Bujar Hoxha, me mjetin tip “Volkswagen”, me targa greke me drejtues Andrea Mazelli .Për pasojë janë dëmtuar 3 pasagjerët e mjetit tip “Volkswagen”, Gjergj, Armando (14 vjec) dhe Madiana Mazelli, të cilët u dërguan në Spitalin e Korçës, aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”.


E rëndë/ 38-vjeçarja i ngul thikën vëllait të saj…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Divjakë. Një 38-vjeçare ka plagosur me thikë vëllanë e saj.Ngjarja ka ndodhur gjatë konflikti për motive të dobëta. Gruaja me inicialet M. Xh., 38 vjeçe, banuese në Çermë Sektor, Divjakë pas sherrit banal i nguli thikën shtetasit Xh. Xh., 34 vjeç. Ky i fundit ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore.

Njoftimi Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasen M. Xh., 38 vjeçe, banuese në Çermë Sektor, Divjakë, pasi, në banesë, ka goditur me mjet prerës (thikë), gjatë një konflikti për motive të dobëta, vëllanë e saj, shtetasin Xh. Xh., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.