Pas 20 vitesh në SHBA,u kthye të pleqëronte në Pogradec …por e vrasin për një rrip toke

Ishte kthyer pas emigrimit 20-vjeçar në Shtetet e Bashkuara për të pleqëruar në fshatin e tij, por një grindje me komshiun i ka marrë jetën 65-vjeçarit Safet Hyskollari në fshatin Gështenjas të Pogradecit, ndërsa autori i identifikuar si Fatmir Manellari, 63 vjeç, i cili pas krimit është larguar dhe shpallur në kërkim.

Sipas dëshmitarëve okularë, viktima Safet Hyskollari, po bënte rehabilitimin e rrugës nëpërmjet të cilës futej ne banesë dhe kishte vendosur disa tubo shkarkimi për të cilat autori Fatmir Manellari ka pretenduar se ishin futur në tokën e tij.

Kaq ka mjaftuar që të niste një konflikt verbal mes tyre ku në nxehje e sipër autori 63-vjeçar e ka qëlluar katër herë me thikë komshiun e tij, duke i shkaktuar vdekjen.

Ngjarja ka qenë shumë e papritur edhe për familjen e autorit, të cilët e kanë marrë vesh lajmin nga gazetarët që kishin shkuar në vendngjarje.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimin për 63-vjeçarin Fatmir Manellari, i cili dyshohet se është larguar në drejtim të pyllit me Gështenja.


Advertisement

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.