Kishte marrë 45 dele nga Greqia/ Policia e Korçës i lëshohet çobanit në stan: “Kë bërë kontrabandë!

Policia Devoll ka finalizuar me sukses operacionin e saj policor, teksa ka arrestuar një bari me 45 krerë bagëti kontrabandë. Sipas policisë, gjatë bastisjes së stanit të bariut nga Devolli, janë gjetur 45 dele, të cilat dyshohet se i ka kontrabanduar ilegalisht nga Greqia, nëpërmjet kufirit të gjelbër . Absolutisht, që nuk po inkurajohet kontrabanda, por daullet e ligjit duhet të bien për të gjithë, të barabarta….

Njoftimi i Policisë:


Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të ushtruar në stallën e këtij shtetasi në fshatin Cerje, Devoll, iu gjetën 45 krerë bagëti të imëta, të cilat dyshohet se i ka kontrabanduar ilegalisht nga Greqia, nëpërmjet kufirit të gjelbër.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.