NATO i vë syrin Alexandropoulit për bazë detare në Greqi

Media greke “Kathimerini” raporton se marina ushtarake amerikane ka shprehur interes për portin e Alexandropouli, që ndodhet në verilindje të vendit. Sipas gazetës, zyrtarë të lartë të ushtrisë amerikane kanë propozuar zgjerimin dhe thellimin e portit me perspektivën e akomodimit në të të destrojerëve të klasit “Arleigh Burke”. Anije të këtij klasi janë të pajisura me raketa të drejtuara dhe kanë kapacitete të zgjeruara për luftë elektronike.Gazeta vë në dukje se porti në fjalë është dëshmuar si alternativë e besueshme e ngushticës së Bosforit të cilën Turqia e ka mbyllur për kalimin e anijes ushtarake.


Advertisement

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.