E rëndë në Korçë/ 64-vjeçarja hidhet nga kati i pestë i pallatit dhe ….

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë. Një 64-vjeçare e cila vuante nga depresioni është hedhur nga kati i pestë i pallatit. Shtetasja me iniciale V. G., i ka shpëtuar mrekullisht vdekjes dhe është dërguar në Spitalin e Korçës dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 23.09.2022, rreth orës 11:30, në lagjen nr. 10, Korçë, dyshohet të jetë vetëhedhur nga kati i pestë i një pallati shtetasja V. G., rreth 64 vjeçe, e cila u dërgua në Spitalin e Korçës dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga deklarimet e marra familjarëve të saj, rezulton se kjo shtetase vuante nga depresioni.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Advertisement

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.