Superliga e volejbollit të femrave u rikthye sot me ndeshjen e dytë finale. Në orën 18:00 në “Tamara Nikolla ” Korçe, Skënderbeu dhe Partizani matën forcat për finalen e 2-te, ku triumfuese dolën vajzat Korçare. Në përballjen e parë korçaret humben në shifrat 3-1 ndërkohë në duelin e mbrëmjes së sotme, skuadra e Orlando Kojës, ia doli mbanë duke fituar me rezultatin 3-0 .
Ndeshja e tretë e finaleve do zhvillohet në 21 prill në 18:30 në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”. Kurorën momentalisht e mbajnë vajzat korçare, që do të tentojnë ta mbrojnë edhe këtë sezon.

