Milan tregohet i madh në Champions League, “rikthehet” pas 16-vitesh ne gjysmëfinale

Champions League dhuroi një mbrëmje të zjarrtë sonte. Milan ia doli të kualifikohej në gjysmëfinale, pasi eliminoi Napolin. Nuk ishte asgjë e lehtë për kampionët e Italisë, të cilët kishin fituan 1-0 në ndeshjen e parë, ndërsa sonte në Stadio Diego Armando Maradona (Naples) sfida përfundoi 1-1.

Ekipi i Spalletit kishte shansin e artë për t’u futur në lojë 10 minutat e fundit, Tomori prek topin me dorë në zonë dhe arbitri sinjalizoi nga pika e bardhë. Hero bëhet Maignan, portieri i mohoi golin Kvaras. Napoletanët realizuan në fund me Osimhen, por më kot, pasi fati i kualifikimit ishte vulosur. Për më tepër shikoni momentet e festës së lojtarëve dhe stafit të Milanit, me tifozët e pranishëm në Napoli:

Me kualifikimin e sotëm, Milani ka barazuar Juventusin, si skuadra italiane me më shumë pjesmarrje në këtë fazë të kompeticionit. Të dyja ekipet italiane, si bardhezinjtë ashtu dhe kuqezinjtë numërojnë nga 7 pjesmarrje në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.