Pogradeci përtej famës që ka si një qytet turistik, me bukuri natyrore dhe i lakmuar për turistët vendas dhe të huaj, mund të konsiderohet edhe si një qytet që ka ndër nivelet me të larta të papunësisë në vend. Nga të dhënat zyrtare të institucioneve lokale rezulton se në Bashkinë e Pogradecit, niveli i papunësisë përllogaritet minimalisht në masën 15 për qind të numrit të personave të aftë për punë.
Gjithashtu, Pogradeci renditet bashkia e parë për numrin më të lartë të familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike në gjithë qarkun e Korçës.

