Pagat rriten më shpejtë se pensionet, si po thellohet pabarazia….

Rritja e pagave në sektorin privat dhe atë shtetëror po thellon pabarazinë ndërmjet pensionistëve, familjeve me ndihmë ekonomike ndaj pjesës tjetër të popullsisë. Hendeku ndërmjet pensionit mesatar dhe pagës mesatare në vend po shënon një rritje të shpejtë vitet e fundit, pasi pagat po rriten me ritme shumë më të larta se pensionet. Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2022 pensioni mesatar në qytet ishte sa 44.4% e pagës mesatare, teksa vitin 2021 ky raport ishte 48.3%.

Para pandemisë në vitin 2019 pensioni mesatar në qytet ishte sa 50.6 për qind e pagës mesatare bruto.

Diferenca ndërmjet pensionit dhe pagës mesatare është edhe më thellë për fshatin. Në vitin 2022 pagesa mesatare mujore për fshatin ishte sa 35% e pagës mesatare në shkallë vende, teksa në vitin 2021 ky raport ishte 39%. Në vitin 2018 ky raport ishte 41%.

Diferenca ndërmjet pagës mesatare dhe pensionit mesatar pritet të thellohet edhe më shumë këtë vit, pasi qeveria po rrit pagat për administratën publike me qëllim dyfishimin e tyre në dy vitet ne vijim, teksa për pensionet parashikohet vetëm indeksim dhe mbështetje me paketa ndihme kur ka teprica buxhetore. Për këtë vit pritet një indeksim gjatë vjeshtës në tetor, me ritmet e inflacionit. Në 4 mujorin e parë 2023 inflacioni mesatar ishte 6%.

Sipas përcaktimeve të INSTAT, që bazohen në metodologji ndërkombëtare, një pensionist konsiderohet i varfër, nëse pagesa mujore është më pak se gjysma e pagës mesatare në shkallë vendi.

Pensionistët shqiptare në pjesën dërrmuese marrin pagesa shumë më të ulëta se kufiri i varfërisë në Shqipëri (6.7 USD në ditë), por vitin e kaluar pensionet shënuar rënie të fortë si rrjedhojë e inflacionit të lartë.

Të dhënat zyrtare nga ISSH-ja tregojnë se në vitin 2022 pensioni mesatar në qytet me gjithë kompensimet ishte 18,621 lekë me një rritje 0.7% në vlerë në krahasim me vitin 2021. Mirëpo gjatë vitit të kaluar vendi pa një rritje të pazakonte të çmimeve.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se inflacioni mesatar ishte 6.7% vitin e kaluar duke bërë që pensionet reale të ulen me 6% në qytet. Në krahun tjetër pensionet e pleqërisë në fshat qëndruan në vendnumëro. Të ardhurat mujore për pensionistët në zonat rurale arritën në 10,888 lekë me rritje vjetore 6.8 për qind, por ndërkohë pensioni real nën efektin e inflacionit qëndroi në vendnumëro.

Masa e pensioneve në vendin tonë është nën kufirin relativ të varfërisë me 6.7 USD në ditë rreth 201 USD në muaj. Në vitin 2022 pensioni mesatar në qytet ishte 180 USD në muaj ose 90 për qind e kufirit të varfërisë, ndërsa pensioni mesatar në fshat ishte 105 USD në muaj ose 52% e kufirit të varfërisë./Monitor

Tenderi, ja qytetet e Shqipërisë ku do të ketë stacione karikimi për makinat elektrike…

Vendosja e stacioneve të karikimit për makinat elektrike pritet të fillojë nga zonat turistike dhe pikat kufitare në vend. Të paktën kështu specifikon një dokument i Agjencisë së Eficiencës së Energjisë e cila çeli këtë të hënë një tender të lidhur me këtë aspekt. Në objekt të kontratës është “Realizim punimesh, projekt zbatimi dhe Auditimit për vendosjen e stacioneve të karikimit për makinat elektrike në qytetin Sarandë, Gjirokastër, Himarë, Vlorë, Durrës, Velipojë, Shkodër, Korçë dhe në pikat kufitare- rruga e energjisë së pastër”.

Sipas termave të referencës që shoqërojnë procedurën thuhet se ky është një projekt pilot auditim projekt zbatimi dhe realizim punimesh për vendosjen e stacioneve të karikimit për makinat elektrike në qytet Sarandë, Gjirokastër, Himarë, Vlorë, Durrës, Velipojë, Shkodër, Korçë dhe në pikat kufitare- rruga e energjisë së pastër.

“AEE ka përfunduar një studim për sektorin e transportit, për ngritjen e rrjetit të karikuesve të makinave elektrike dhe mbështetur mbi këtë studim do të vazhdohet me procesin e implementimit dhe fillimin e ngritjes së rrjetit të karikuesve të makinave elektrike. Gjithashtu gjatë vitit 2021 e në vazhdim AEE ka instaluar në qytetin e Tiranës 4 karikues makinash AC 22kË dhe 1 DC 350 kW si dhe gjatë vitit 2022 ka në proces instalimin e një karikuesi DC 50 kW në qytetin e Shkodrës.

Mbështetur në Planin Kombëtar të Veprimit për Energjinë dhe Klimën në lidhje me sektorin e transportit vendi ynë ka si detyrim uljen e konsumit të karburanteve fosile si dhe ndotjes së ambientit që vjen prej tij. Për këtë qëllim objektivi i qeverisë shqiptare është instalimi i 200 deri 300 stacione karikimi deri në vitin 2025 në të gjithë vendin.

AEE po bashkëpunon me qeverinë shqiptare si dhe me institucione ndërkombëtare për të gjetur fondet e nevojshme për realizimin e investimeve në këtë 2 sektor për të arritur dhe objektivat kombëtarë lidhur me reduktimin e shkarkimeve të drejtpërdrejta e të tërthorta të CO2, si dhe ndikimet në mjedis, kundrejt institucioneve të Bashkimit Europian, si anëtare nënshkruese e traktatit së energjisë”, thuhet në dokument.

Fazat e projektit pilot

Në dokumentin e AEE thuhet se projekti pilot do të zbatohet në dy faza.

FAZA I – Auditim energjetik si dhe projekti teknik i zbatimit

Në këtë fazë operatori ekonomik do të realizojë auditimin energjetik për të gjithë karikuesit për çdo qytet apo pikë doganore nga auditues energjetik të certifikuar nga AEE për instalime industriale. Ky auditim do të përcaktojë reduktimet që vijnë nga zëvendësimi i karburanteve fosile, fizibilitetin e kursimit të energjisë elektrike krahasuar me lëndët djegëse si dhe uljen e ndotjes që vjen nga përdorimi i karburanteve.

FAZA II Realizimi i punimeve të ndërtimit:

Punimet do të kryhen brenda afatit të përcaktuar në Termat e Referencës si dhe në periudhën e ofruar nga operatori ekonomik, dhe cilësia e tyre do të respektojë specifikimet teknike të përcaktuara.

Të gjitha pajisjet duhet të jenë të certifikuara CE, për të garantuar cilësinë e tyre. Meqenëse pajisjet janë mallra importi operatori ekonomik duhet të parashikojë realizimin e tyre brenda afatit që do të ofrojë në konkurim. Fondi limit për procedurën është 83 milionë lekë dhe data e fundit për ofertat është 20 qershori./Monitor.al

Përfitoi 3 milionë euro përmes mashtrimit/ Sot pritet vendimi i gjykatës për agjenten e shërbimeve postare në Korçë

Alma Beqiri, e arrestuar nën akuzën për mashtrim, pritet të dalë sot para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. 46 vjeçarja ushtronte funksionin e agjentes në postën private “Adex” në Korçë dhe Pogradec. E arrestuara shpërndante pako të ndryshme postare, për llogari të subjekteve të treta dhe shumat monetare që i arkëtonte nga klientët, nuk i ka derdhur në llogarinë e subjekteve tregtare shitëse dhe as tek kompania që kryente këtë shërbim.

Si funksiononte skema?
E arrestuara shpërndante pako të ndryshme postare, për llogari të subjekteve të treta dhe shumat monetare që i arkëtonte nga klientët,

nuk i derdhte në llogarinë e subjekteve tregtare shitëse dhe as tek kompania që kryente këtë shërbim.
Sipas prokurorisë gjatë periudhës 2021-2023, në të cilën ushtronte funksionin e agjentes së shërbimeve postare private në Korçë dhe Pogradec, dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar shumën 3 000 000 euro

Xhelozi dhe akuza për tradhëti/ Burri masakron me thikë bashkëshorten në Korçë….

Pak orë më parë një ngjarje e rëndë tronditi Korçën ku 46-vjeçari, Aleko Myrtollari plagosi rëndë më thikë gruan e tij, Manjola Myrtollari, 38-vjeç .Mësohet se çifti jetonte me qira, ndërsa kishin më shumë se një muaj që ishin zhvendosur nga Tiranë për të jetuar në Korçë. Sipas informacioneve papeaprake, thuhet se çifti ka pasur probleme prej kohësh….

Pasi çifti kanë nxjerrë nga banesa 3 fëmijët e tyre të mitur, burri ka goditur disa herë me thikë gruan dhe është larguar nga vendngjarja. Vajza e madhe e çiftit pasi ka hyrë në shtëpi është përballur me skenën e rëndë. Ajo ka njoftuar policinë, ndërsa 38-vjeçarja është dërguar në spitalin e Korçës ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Po ashtu mësohet se bashkëshorti konsumonte alkool dhe rrinte shpesh i dehur, ndërsa punonte me sezone jashtë shtetit në Gjermani. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie, ndërsa policia po punon për kapjen e 46-vjeçarit.

https://twitter.com/korcablog1/status/1665492243442966528?s=46

Fluturo lart Kevin, fluturo te Zoti”, qindra persona i japin lamtumirën 19-vjeçarit shqiptar në Itali…

Latisana, Udine (Itali) – “Fluturo lart Kevin, siç shqiponjat fluturojnë mbi botë, fluturo te Zoti”. Nisi me këto fjalë pasditen e së shtunës në Duomo di Latisana, ceremonia funerale që i dha lamtumirën e fundit Kevin Muratajt, 19-vjeçarit me origjinë shqiptare i cili u përplas për vdekje orët e vona të së premtes, më 26 Maj, ndërkohë që kalonte në vijat e bardha. Ai sapo kishte dalë nga një piceri bashkë me shokët e shoqet e klasës dhe ishin nisur për në diskotekë, pasi po festonin mbrëmjen e maturës, kur ndodhi ngjarja e rëndë.

Me qindra ishin ata që morën pjesë dhe që iu bashkuan dhimbjes së nënës Elisabeta dhe babait Alket, ashtu sikurse dy fëmijëve të tyre minorenë dhe dajës Erlind. Arkivoli i bardhë i të riut ishte mbuluar me lule. Mbi të ishte vendosur fotoja e Kevin, i qeshur ashtu siç të gjithë e kujtojnë.

E priti nëna e dëshpëruar e tij dhe familjarë të tjerë të pllakosur nga dhimbja. Sipas asaj që shkruan Messaggero, gjatë ceremonisë, u fol edhe në shqip, për të treguar afërsinë e komuniteti me këtë familje, me origjinë pikërisht nga Shqipëria, por që ishte transferuar shumë vite më parë në Itali, aty ku Kevin në fakt dhe kishte lindur.

Mes të pranishmëve ishin edhe shumë të rinj. Duke nisur nga shokët e shoqet e klasës të Institutit Plozner të Latisana. Në emër të tyre foli një prej mësuesve. “Ishte një mik dhe një vëlla, gjithnjë i gatshëm për të përcjellë lumturi. Me të ndanim ëndrrat tona”, u shpreh ai mes të tjerash me zërin duke iu dridhur dhe fytyrën të mbuluar nga lotët.

Ndërsa kryebashkiku i Latisana, teksa shprehur dhimbjen për humbjen e të riut, tha se familja e tij do të mund të mbështetet gjithmonë mbi komunitetin ku jetojnë, që “do të jetë i gatshëm për t’i dhënë mbështetjen e nevojshme”.

Dalja e arkivolit të Kevin nga Duomo, u përshëndet me tullumbace të bardha që u lëshuan në qiell së bashku me një duartrokitje të gjatë.

Elgit Doda dhe Klea Huta kurorëzojnë dashurinë, ja fotot nga dasma e çiftit….

Këngëtari Elgit Doda dhe moderatorja Klea Huta në ditëlindjen e djalit të tyre kanë kurorëzuar historinë e tyre të dashurisë me një dasmë ku ishin të ftuar njerëz të njohur të botës së artit dhe televizionit. Këngëtari Elgit Doda dhe moderatorja Klea Huta në ditëlindjen e djalit të tyre kanë kurorëzuar historinë e tyre të dashurisë me një dasmë ku ishin të ftuar njerëz të njohur të botës së artit dhe televizionit.

Në fotot e publikuara nga çifti vihet re edhe momenti kur kompozitori i njohur Elgit Doda shfaqet i prekur përballë partneres së tij. Historia e tyre e dashurisë nisi rreth shtatë vjet më parë, kur bashkëpunuan për këngën “Amla”, ndërsa tashmë janë prindër të një djali të quajtur Krid, i cili një ditë më parë mbushi 3 vjeç.

Bledi Mane për Jori Dellin: “Ka një të keqe, që e kontrollon mami kudo…

Gazetari i njohur Bledi Mane ka bërë një deklaratë tipike tijën për Jori Delli, modelja e njohur që u bë pjesë e “Big Brother Vip 2” në mesin e rrugëtimit të këtij edicioni. Ai e konsideroi modelen bukuroshe si “sabioseksuale”, term që përdoret kur dikush tërhiqet seksualisht nga njerëzit inteligjentë. Në dallim nga njerëzit e tjerë që thjesht u pëlqejnë njerëzit inteligjentë, sapioseksualët tërhiqen fizikisht nga inteligjenca. Madje, refuzojnë të dalin me njerëz që s’i konsiderojnë “të zgjuar.”

Mane tha se Jori e njohu në shtëpinë e “Big Brother VIP” në një ditë me shi. “E njoha në një ditë me shi, atë ditë nuk dilte njeri me brekë. Jori ka një të keqe që e kontrollon mami kudo, edhe në rrjetet sociale”, tha Mane.