Keisi Medini pjesë e “Kepi i Tundimeve”, dalin fotot nga Turqia…

Këngëtarja shqiptare Keisi Medini do të jetë pjesë e programit që do të transmetohet gjatë verës “Kepi i Tundimeve”. Ish-banorja e “Big Brother Vip 2” ka postuar disa foto ku shfaqet në të njëjtin resort në Bodrum të Turqisë, ku po kryen xhirimet e “Kepit të VIP-ave” dhe ndodhen edhe personazhet e tjerë të njohur.

Më herët u mësua se pjesë e “Kepit të VIP-ave” janë edhe Livia Brunga, konkurrente e Për’puthen dhe Erisa Haxhiu, Miss Prishtina 2020.

Jori Delli dhe Ronaldo Sharka gjithashtu kanë postuar një video së bashku në aeroportin e Turqisë. Ndërsa Kiara Tito do të jetë moderatore e këtij programi. Së shpejti do të ketë dhe zbulime të reja përsa i përkët datës se kur do të nisë puntata e parë, si dhe personzhe të tjera që do të jenë pjesë e “Kepi i Tundimeve”.

Paralajmërohet rritja e çmimit të kafesë…

Enri Jahaj, kryetar i Shoqatës se Bar-Restoranteve foli për situatën në sektorin e shërbimeve, teksa paralajmëroi rritjen e çmimit të kafesë në bare dhe restorante. Ai u shpreh se rrogat e punonjësve në këtë sektor janë rritur, si pasojë edhe kostot. Ai paralajmëroi edhe rritje të çmimit të kafesë.

Në 10 veta të pyetur 9 duan të hapin një bar/restorant. Ne nuk kemi qendra kulturore. Ne i kemi lënë teatrot, kinematë. Zyrat zhvillohen sot në bar/kafe. Njerëzit po i mbyllin punët e tyre në lokal. Ai është një klient që të zë një tavolinë në mënyrë virtuale, nuk të bën xhiro. Ai do përkujdesje, madje ka edhe ankesa. Ky nuk është një klient potencial.

Si është situata?

“Ka një tkurrje të fuqisë blerëse. Së pari, ka ndikuar rritja e kostove. Po na ndihmon mbajtja e ulët e euros. Por në momentin që euro do të shkojë në standardin e vetë. Ne nuk operojmë më me paga minimale.

Kam dëgjuar për paga shumë të mira në qytete si Berati apo Korça. Në këtë drejtim, të gjitha kostot te ne janë rritur, por ne po vazhdojmë me të njëjtat çmime. Te bari i lagjes kafja është rritur, por do të rritet sërish”, u shpreh në A2 Business Enri Jahaj, kryetar i Shoqatës se Bar-Restoranteve.

Masakroi me thikë gruan/ Zbardhet dëshmia e Korçarit: “E godita sepse s’pranonte të punonte…

Zbardhet dëshmia e Aleko Myrtollarit para uniformave blu të Korçës. Gjatë marrjes në pyetje nga policia, autori i krimit, ka deklaruar se konflikti me bashkëshorten e tij Marjola, ka ndodhur për shkak se kjo e fundit nuk ka dashur të punojë. Ai i ka kërkuar që të nisë punë, ndërsa bashkëshortja i ka thënë që nuk ka dashur, dhe i ka kërkuar të punojë vetë Aleko për të mbajtur fëmijët dhe familjen.

Sipas tij, kjo ka qënë arsyeja që konflikti ka agravuar dhe ka përfunduar në plagosjen e rëndë të 38 vjeçares e cila vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Tiranës.

Autori Aleko Myrtollari, sipas të dhënave i është shmangur policisë për 2 ditë rrjesht prej së shtunës kur ndodhi ngjarja, ndërsa ditën e djeshme është dorëzuar në polici, pasi ka parë që nuk ka mundur të fshihet për një kohë të gjatë. Lëvizjet e vetme të autorit kanë qenë në fshatrat e të afërmve në Korçë, deri mbrëmjen e djeshme kur u dorëzua në polici.

E rëndë në Greqi/ 17-vjeçari nga Pogradeci përfundon nën rrotat e kamionit, ndërron jetë në vënd(Emri)

Një 17-vjeçar shqiptar nga Pogradeci ka humbur jetën në një aksident tragjik në Kavalla, Greqi. Mediat vendase raportojnë se viktima është 17-vjeçari Enea Topi. Ai ishte duke lëvizur me motor me një person tjetër, kur ka humbur kontrollin ndërsa motori është futur në rrotat e një kamioni të madh të bashkisë Kavallë.

Stafi arsimor i shkollës shprehu dhimbjen e thellë për humbjen e madhe të 17-vjeçarit shqiptar që premtonte shumë si futbollist.

“Dhimbja na pushtoi kur u njoftuam për vdekjen e nxënësit tonë në një aksident trafiku në zonën e Agios Tryphons. Studenti ynë është Enea Topi, drejtues i motorit që u fut nën një kamion plehrash të Bashkisë së Kavallës.
Një fëmijë i lumtur, i dashur nga të gjithë, sportist, lojtar i ekipit të futbollit të shkollës sonë. Zoti i dhëntë kurajë familjes”, thuhet në njoftimin e shkollës.

Trupi i të riut pritet të dërgohet në vendlindje, fshatin Rrëmenj Pogradec dhe ceremonia mortore do të kryet ditën e enjte, 8 qershor.

Futbolli shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta ish futbollisti i Skënderbeut dhe Pogradecit Fetollari…

Ish-futbollisti i Skënderbeut, Festim Fetollari është ndarë nga jeta në moshën 54 vjeçare. Lajmi i hidhur u bë i ditur nga Kf Skënderbeu. Ish futbollisti ka pësuar infarkt ku sulmi në zemër i ka marrë jetën… Përmes një postimi në rrjetet sociale shkruhet se me largimin e tij nga jeta, Pogradeci dhe Skënderbeu kanë humbur një nga futbollistët më të njohur në 30 vitet e fundit.

Është ndarë sot nga jeta ish futbollisti i Skënderbeut dhe Pogradecit, Festim Fetollari. KF Skënderbeu shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe komunitetit të Futbollit për këtë humbje të madhe. Lamtumirë kampion!
U prehsh në paqe!

Fetollari lojën e futbollit do ta niste në Korçë me ekipin e para të rinjve të Skënderbeut. Por duke qenë se jetonte larg nga Korça e kishte te vështire për ta vijuar normalisht stërvitjen. Ndaj dhe vendos ta vazhdojë magjinë e futbollit në Pogradec, pasi fshati i tij Pirg, ishte me pranë këtij qyteti.
Trajnerët e tij, Urim Jorgoni dhe Kopi Gusho e kanë përfshire menjëherë si titullar me ekipin e të rinjve,

por shume shpejt mesfushori i talentuar do të kalonte në të rriturit e skuadrës liqenore ku luan deri në vitin 1994 me një grup futbollistësh, padyshim me të mirët e gjithë historisë se futbollit pogradecar, nga Janaqi e Blaceri, Bashllari e Abazaj, Çekiçi e

Laçka e shumë të tjerë të cilët bënë gjithçka për ekipin e tyre.
Pas këtij viti, Fetollarin e shikojmë si futbollist të Skënderbeut aty ku luan deri ne vitin 1999, për t’u rikthyer edhe njehere tjeter tek Pogradeci, aty ku dhe mbyll gjithçka si futbollist.