Arrestohet shpërndarësi i kokainës në Korçë…

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, se një shtetas shiste lëndë narkotike kokainë në doza, në afërsi të shkollave, kanë organizuar menjëherë punën, dhe si rezultat kanë kapur në flagrancë dhe kanë arrestuar shtetasin:

-I. D., 26 vjeç, banues në Korçë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në posedim të këtij shtetasi, në lagjen nr. 18, Korçë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë e ndarë në disa doza të gatshme për shitje, një peshore elektronike që dyshohet se shërbente për ndarjen e kokainës në doza, dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga shitja e dozave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Finalja e Champions league/ Erjona Sulejmani ngre temperaturat me fotot ‘hot’ si Interiste…

Modelja Erjona Sulejmani, e cila njihet si një tifoze e zjarrtë e Interit, duket se po e pret me padurim finalen e Ligës së Kampionëve, aty ku skuadra e saj e zemrës do të përballet me Manchester City-n. Në prag të kësaj sfide, Erjona ka menduar që t’i rrisë edhe më tepër temperaturat, me anë të disa fotove “të nxehta” në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen e fansave,

por gjithashtu edhe të mediave italiane…

5 profesionet që po kërkon më së shumti Gjermania, paga shkon deri në 4500 euro….

Infermierët, shoferët, mjekët specialistë, punëtorët e ndërtimit, personat përgjegjës për kujdesin ndaj fëmijëve, këto profesione ishin më të kërkuarat në Gjermani vitin e kaluar. Punëtorët e tyre nuk ishin të mjaftueshëm, pavarësisht pagës së madhe që ofrojnë këto profesione.

Infermierët dhe teknikët

Sipas faqes së internetit Paylab, infermierët dhe teknikët në Gjermani fitojnë nga 1500 deri në 4300 euro bruto.

Shoferët

Drejtuesit e autobusëve në Gjermani mund të fitojnë nga 1500 deri në 2600 euro në muaj.

Mjekët specialistë

Mjekët specialistë janë të radhës në listën e profesioneve deficitare në Gjermani.

Një mjek që jeton vetëm në Gjermani fiton mesatarisht 4500 euro në muaj.

Punëtorët e ndërtimit

Punëtorët e ndërtimit në Gjermani fitojnë nga 1200 deri në 3000 euro në muaj, pasi të jenë zbritur taksat dhe kontributet.

Dado

Të ardhurat mujore të një dadoje në Gjermani variojnë nga 1130 deri në 2500 euro.

Çudira nga Greqia/ Grabitësit hedhin në erë bankomatin për të vjedhur, tmerrohen banorët….

Banorët e një lagjeje në Greqi në Kamena Vurlon janë alarmuar, kur dëgjuan zgjurmën e madhe nga një shpërthim rreth orës katër të mëngjesit sot. Siç raportojnë mediet greke, persona të panjohur kanë hedhur në erë bankomatin që ndodhej në poshtë pallatit, duke shkaktuar panik në lagje. Në panik e sipër banorët e pallatit zbritën poshtë për të parë se çfarë po ndodhte.

Aty njëri prej tyre u u përballë kokë më kokë më njërin prej grabitësve (me fytyrë të mbuluar me kapuç), i cili u largua me vrap nga vendngjarja dhe u zhduk.

Grabitësit kanë vepruar me gjakftohtësi të plotë, pasi kanë marrë me vete vetëm kasën me kartëmonedhat 50 euro, duke lënë atë me 20 euro dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes me një makinë. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

‘Sa të deshte lalka ty’/ Ja emocionet dhe spektakli kur tavolina bën bashkë Korçarët(Video)

Në Korçë këndojnë të gjithë. Aty lindi para shekujsh e shekujsh serenata dhe ashtu si Italia që ruan traditën e picës apo Franca verën, korçarëve u ka rënë barra të ruajnë serenatën.

Ky është momenti kur tavolina ka vetëm Korçarë, kitara dhe verë të mirë….

Emocione dhe spektakël/ Në Stamboll luhet sot finalja e madhe e Champions Leagues Inter -Man City

Në letër nuk konsiderohen aspak favorit, por tek Interi kanë besim tek suksesi ndaj Manchester City-t. Zikaltërit janë gati për të mbyllur me trofe një sezon fantastik, me trajnerin Simone Inzaghi që vlerëson forcën e kundërshtarit, duke e konsideruar si skuadra më e fortë në botë.

“Është një ndjenjë e mrekullueshme. Nuk duam të ndalemi, duam ta luajmë këtë finale në mënyrën më të mirë të mundshme. City konsiderohet favorit, pasi ata janë skuadra më e fortë në botë. Por ne jemi 11 lojtarë kundër 11 të tyreve dhe do bëjmë gjithçka për fitoren. Kemi pasur një udhëtim fantastik dhe jemi këtu për të luajtur kartat tona”.

Inter synon trofeun e tretë në këtë vit kalendarik pas Kupës dhe Superkupës së Italisë, ndërsa tripletë titujsh synon edhe City, pas triumfeve në Premier League dhe FA Cup. Interi e tenton për herë të katërt në histori trofeun e Ligës së Kampionëve, ndërsa City për herë të parë.

U aksidentua me motor/ 64-vjeçari nga Devolli niset me helikopter drejt Tiranës…

Një 64-vjeçar ka mbetur i plagosur, paraditen e djeshme në një aksident të frikshëm me motor në Devoll. Shtetasi Trifon Kordalli u plagos rëndë ndërsa doli nga rruga ,duke drejtuar një motomjet tip “Yamaha” . Ai u nis me helikopter drejt Tiranës, për mjekim më të specializuar për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

Aksidenti ndodhi dje rreth orës 11:15, në hyrje të fshatit Tren. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të daljes nga rruga.

Bled Mane tregon historinë: “Dy turiste dolën toples në Ksamil, kur i panë banorët iu lëshuan me lopata….

Në emisionin “Më Lër Të Flas”, sot po diksutohet në lidhje me turizmin në venind tonë. I ftuar, Bledi Mane zbuloi një histori personale, me dy turiste suedeze, të cilat bënin plazh nudo në Ksamil. Ai shtoi se në atë kohë kjo i revoltoi banorët, të cilët mendonin se ndikonin negativisht tek fëmijët e tyre.

Në Ksamil dy turistë suedeze dalin toples. Banorët sapo i panë, morën lopatat dhe iu sulën. Ato nuk e kuptonin dhe i kërkuan ndihmë përkthyesit. Banorët u thanë po na merrni më qafë fëmijët. I shihnin si ndikim negativ sepse nuk kishin parë të tilla gjëra.”- tha Bledi.

Aksident i rëndë, makina përplas dy fëmijët, drejtuesi largohet nga vendi i ngjarjes…

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qendër të Rrogozhinës, ku drejtuesi i një mjeti ka aksidentuar dy fëmijë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.06.2023, rreth orës 19:40, në qëndër të Rrogozhinës, një mjet tip “Ford”, me targë e drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar dy të mitur 10 dhe 11 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë të miturit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Një Korçar në Big Brother VIP 3 ? Devis Xherahu zbulon nëse do jetë pjesmarës….

Big Brother VIP 3 do të nisë në vjeshtë dhe personazhi i parë është zbuluar. Ai do jetë këngëtari i njohur Korçar Devis Xherahu. Artisti Korçar e ka zbuluar këtë teksa ishte i ftuar në emisionin “Më Lër të Flas”, ku i pyetur nga vëllezërit Veshaj nëse do të merrte pjesë, ai tha se do të jetë banor i shtëpisë më të famshmë në Shqipëri, sezonin e ardhshëm.

Ai sfidoi Romeon duke i thënë se nëse do futeshin të dy atëherë Devisi do e fitonte.

“Isha para një muaji, këndova atje, përjetova emocione të 2006-ës, kam qenë në një emision të tillë në Greqi në 2006-ën, dhe doja ti ripërjetoja ato emocione sërish. Por kur më thanë që do jetë edhe Romeo, thashë atëherë e fitoj Big Brotherin”, tha Devisi.

‘U puthëm, atij iu skuqën buzët nga acidi’ / Ja ç’farë nuk shkoi në dasmën e Elgitit dhe Kleas…

Të ftuar në “Më lër të flas” Elgit Doda dhe Klea Huta kanë treguar disa detaje rreth dasmës së tyre. Të pyetur se çfarë nuk shkoi gjatë dasmës, çifti thanë se ndodhën disa “gabime” të vogla.

Elgit Doda: Vendosi unazën në krahun e djathtë. Unë kam vendosur që unazën time ta bëj varse.

Klea Huta: Po tregoj dhe unë diçka. I kisha lyer buzët me një buzëkuq që kishte acid hilakorik dhe ajo është pak lëndë djegëse. Dhe kur u puthëm pashë që Elgidit filluan ti skuqen buzët.

Tragjike në familjen Shqiptare në Itali/ 18-vjeçari vdes në gjumë. E ëma shkoi ta zgjonte por …

Momente të trishta për një familje shqiptare në Itali. Një 18-vjeçar ka shkuar që të flinte dhe nuk u zgjua më. Ngjarja e rëndë ka ndodhur Pistoia në Itali, kur për shkaqe ende të paqarta, i riu u gjet i vdekur në shtratin e tij. Kanë qenë familjarët ata që kanë gjetur të vdekur Daniel Recin, shkruan “La Nazione”.

Zemra e tij kishte pushuar së rrahuri, dhe familjarët nuk mund të bënin më asgjë për të. Karabinierët kanë nisur hetimet. Trupi i pajetë u transportua në spitalin San Jacopo, ku do të caktohet autopsia, për të zbuluar më shumë rreth shkaqeve të vdekjes.

Danieli ishte vetëm 17-vjeç kur mbërriti në Itali dhe ishte bërë pjesë në disa projekte në San Domenico për integrimin shoqëror të emigrantëve. Djali atje vazhdonte disa kurse për gjuhën italiane si dhe merrej me kurse për arte marciale pasi ishte fans i sportit taekwondo.

Danieli prej Dhjetorit jetonte në një shtëpi në Pistoia bashkë me mamanë dhe vëllanë e vogël, teksa mësohet se muajt e fundit ai po kërkonte një punë për veten e tij dhe të ishte i pavarur ekonomikisht.