Artan Hoxha tregon kush e publikoi videon që “fundosi” Safet Gjicin…

Gazetari Artan Hoxha tha në studion e emisionit “Opinion” se videoja e ish- kryebashkiakut të Kukësit është filmuar nga vetë vajza që shfaqet në video. Hoxha tha se vajza ka hyrë në zyrë pa celular, por me një çantë në të cilën me sa duket ka futur një pajisje regjistruese.
Hoxha: Ajo që përbën interes publik është 13 minuta e 40 sekonda.

Fevziu: Video është bërë nga vajza?
Po, vajza e ka filmuar takimin. Mban mend para disa vitesh qe bëhej lufta e videoeve të politikanëve? Vetë i kanë filmuar. Aq më shumë që në zyrën e bashkisë së Kukësit stafi ishte shumë diskret dhe nuk lejonte askënd të hynte me çanta.

Vajza për të qenë e besueshme celularet i ka lënë në makinë. Unë dyshoj që ishte një termus sepse shikoj vajzën që herë pas here shkonte tek çanta dhe herë pas here merrte letra të lagura, madje ai në një moment në video i thotë: Ku shkon me këtë çantë në zyrën e kryetarit të bashkisë?
Fevziu: Vajza ka shkuar vetë apo është dërguar?

Hoxha: Nëse kjo do ishte një çështje mes dy qytetarëve nuk ka asnjë lloj interesi. Por ajo që përbën interes është një zyrtar, është zyra e shtetit dhe flitet për një tender. Unë besoj që ajo video ka rrjedhur. Unë e kam patur prej kohësh videon, por po verifikoja a është kryer afera korruptive.

Në foto me 40-vjeçaren e skandalit/ Arjan Çani: ‘Të gjithë e bëjnë në zyra, ishte fati i keq i Gjicit…

Gazetari Arjan Çani thotë se Gjici nuk është i vetmi person që ka kryer një akt të tillë në zyrë, duke pretenduar se edhe të tjerë zyrtarë kanë vepruar në të njejtën mënyrë. Ai mendon se kryebashkiakun socialist e penalizoi fati i keq i tij.

Fati i keq i Safetit se të gjithë nëpër zyra e bëjnë. Dhe shumë mirë bëjnë, më mirë në zyrë sesa në hotele, le nam”, tha gazetari mbrëmjen e të premtes në emisionin e tij “Zonë e Lirë”.

Në një foto, publikuar dje nga DITA gazetari shihet me Alma Kacin, gruan në videon e skandalit me Gjicin.

Shqipëria, e para në listën e destinacioneve verore jashtë zonës Schengen për t’u vizituar….

Marrja e një vize Shengen, për të udhëtuar në cilindo nga 27 shtetet aktuale anëtare të Zonës Shengen, është bërë një sfidë për shumë njerëz, jo vetëm për shkak të mungesës së vendeve për aplikime për viza, por edhe për shkak të shkallës së lartë të refuzimit, e cila në vitet e fundit është rritur. Rreth 18 % e aplikimeve për viza Shengen në mbarë botën, u refuzuan në vitin 2022, tregojnë statistikat e sapo publikuara të vizave Shengen.

Kjo do të thotë se një në pesë aplikantë, ka marrë përgjigje negative.

Ana negative e marrjes së një vize Shengen, që është e vlefshme për gjashtë muaj, një vit ose më shumë, është se ju nuk mund të qëndroni në Zonën Shengen gjatë gjithë kohës së vlefshmërisë së vizës. Por, keni të drejtë të qëndroni vetëm për një total prej 90 ditësh, çdo 180 ditë.

Megjithatë, një vizë Shengen, ndonëse e lëshuar ekskluzivisht vetëm nga anëtarët e Zonës Shengen, i jep mbajtësit të saj mundësinë për të udhëtuar në 17 vende të tjera të botës, shumica e tyre në Europë, të cilat nuk janë pjesë e zonës pa kufij. Faqja zyrtare e vizave Schengen, ka zgjedhur pesë nga këto vende, të cilat janë destinacioni i përsosur për ju për të kaluar pushimet tuaja verore, nëse tashmë keni kaluar periudhën e lejuar në Shengen.

Shqipëria

Shqipëria vend kandidat për në Bashkimin Europian, i vendosur në Gadishullin Ballkanik të Europës Juglindore, e ka politikën e vizave në përputhje me atë të BE-së, por megjithatë, qëndrimi i një turisti në Shqipëri, nuk llogaritet në periudhën totale të lejueshme të qëndrimit në zonën Shengen me vizë afatshkurtër.

Si rezultat, turistët mund të hyjnë në Shqipëri me një vizë të tillë, dhe të qëndroni deri në 90 ditë.

Shqipëria është gjithashtu një nga vendet më të lira në Europë, dhe ka një vijë bregdetare 450 km të gjatë. Është i njohur mirë për plazheve mahnitëse, shumë prej të cilave janë të fshehura jashtë rrugëve kryesore, peizazhet natyrore të larmishme, që të lë pa frymë, si dhe vendet historike, si vendet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s të Butrintit dhe Gjirokastrës.

Bullgaria

Bullgaria është një vend anëtar i BE-së, por nuk i është bashkuar ende Shengenit dhe si e tillë, lejon hyrjen për udhëtarët, që kanë viza Shengen. Qëndrimi në këtë vend nuk llogaritet në totalin e qëndrimit në Shengen. 2023 mund të jetë viti i fundit, që dikush mund të vizitojë Bullgarinë me një vizë Shengen, pasi vendi është në fund të procesit për t’u bashkuar me zonën pa kufij.

Mali i Zi

Një tjetër vend kandidat për në BE, që ka përafruar politikën e vizave me bllokun, është Mali i Zi. Vendi ndan një kufi me Shqipërinë, kështu që mund të vizitohen lehtësisht të dyja vendet, në një udhëtim. Qytetet bregdetare karakterizohen me rrugë të ngushta, sheshe të bukura, arkitekturë të lashtë, plazhe me rërë dhe një jetë nate plot gjallëri. Disa nga qytetet më të famshme janë Kotorri, Budva, Perast dhe Shën Stefan.

Meksika

Mjaft e habitshme, por Meksika lejon hyrjen për mbajtësit e vizave Shengen, pa i detyruar ata të marrin vizë turistike shtesë. Megjithëse mjaft larg nga Europa, Meksika është një destinacion, që ia vlen të vizitohet, veçanërisht për udhëtarët që e duan stinën e verës, pasi vendi është shtëpia e disa prej plazheve me famë botërore si Cancún, Tulum, Isla Mujeres, Cozumel dhe La Paz.

Turqia

Turqia gjithashtu synon të bëhet vend anëtar i BE-së në të ardhmen. Megjithatë, të vizitosh Turqinë me vizë Shengen, është pak më e ndërlikuar, pasi lejon hyrjen e shtetasve nga një numër i kufizuar vendesh, madje edhe ata duhet të pajisen me vizë elektronike. Turqia u ofron turistëve një shumëllojshmëri të gjerë akomodimesh, nga hotelet e mëdha, që mirëpresin qindra turistë në të njëjtën kohë, te shtëpitë më të vogla dhe hotelet familjare. Vendi është i rrethuar nga shumë dete dhe njihet për mikpritjen dhe ushqimet e shijshme. / Schengen Visa Info

Degradon sherri mes 6 vëllezërve në dyqanin e luleve…qëllohet me armë në ajër….

6 persona u përfshinë në një konflikt pasditen e kësaj të hëne në Krujë, për shkaqe momentalisht të paqarta. Burime zyrtare të policisë thonë se ngjarja ndodhi rreth orës 19:55, në një dyqan lulesh në pronësi të dy vëllezërve D. Gjoka dhe K. Gjoka. Në dyqanin e tyre kishin shkuar 4 persona, Roland Rryçi, Besmir Rryçi, Blenard Rryçi dhe Ahmet Rryçi, po ashtu vëllezër me njëri-tjetrin dhe mes palëve shpërtheu një konflikt me sende të forta.

Gjatë kësaj kohe, pati edhe të shtëna me armë zjarri në ajër nga ana e 4 vëllezërve, të cilët më pas u larguan nga vendi i ngjarjes.

Ndërsa dy vëllezërit, që ishin dhe pronarët e dyqanit, mbetën të lënduar, pasi u dhunuan me sende të forta nga pala tjetër. Autoritetet policore kanë nisur punën për zbardhjen e ngjarjes, si dhe kapjen e 4 vëllezëve Rryçi që ndodhen në arrati.

“Rreth orës 19:55, në një dyqan lulesh në pronësi të shtetasve D. Gj., dhe K. Gj., (vëllezër), ka ndodhur një konflikt me sende të forta mes këtyre shtetasve dhe shtetasve R. Rr., B. Rr., B. Rr., dhe A. Rr., (vëllezër), të cilët gjatë konfliktit dyshohet se kanë qëlluar në ajër me armë zjarri, e më pas janë larguar. Si pasojë (nga përdorimi i sendeve të forta) janë dëmtuar shtetasit D. Gj., dhe K. Gj. Shërbimet e Policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorëve të dyshuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit“, thuhet në një njoftim të policisë.

Pogradec/ Merr flakë banesa, pronarja futet ta fikë vetë…,Digjet në këmbë e duar

Një zjarr ka përfshirë një banesë në Pogradec. Zjarri ka përfshirë një banesë në fshatin Gështenjas në pronësi të shtetases Yrfete Elmasllari, ku si pasojë e flakëve ka pasur dëme të mëdha në orendi. Mesohet se është lënduar edhe gruaja e cila ka tentuar të fikë zjarrin e vetme dhe për pasojë ka marrë djegie në duar dhe këmbë.

Ajo u dërgua në spitalin e Pogradecit për mjekim jashtë rrezikut për jetën. Ndërhyrja e zjarrfikësve ka shuar flakët duke shpëtuar djegien totale të banesës.

Ismet Drishti: “Vajza e videos së Gjicit erdhi në zyrën time para skandalit, ja ç’më kërkoi….

Gazetari Ismet Drishti tha në emisionin Now në Euronews Albania se e ka takuar vajzën që shfaqet në videon seksuale të Safet Gjicit disa ditë para skandalit. Ai tregoi se vajza kishte shkuar në televizionin që ai drejton dhe e kishte pyetur nëse ishte i interesuar për të bërë emision investigativ.

Ajo ka punuar në emisione investigative, ka bërë gjëra të tilla edhe më parë.

Ka edhe njerëz të tjerë që kanë rënë në grackën e saj, nuk dua të përmend emra pasi janë edhe njerëz që nuk jetojnë më. I kam thënë që nuk është punë për mua, unë jam shkodran, s’e bëjmë dot policin. Ky mund të ishte një emision investigativ. Nuk ka media në mes, kjo duket”, tha Drishti.

E papritur/ Asnjë nga banorët e “BBV” nuk ishin të ftuar tek dasma e Arbana Osmanit…

Dashuria e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishaj u kurorëzua në martesë këtë të shtunë, më 17 qershor, në Toskanë-Itali. Premtimet e dashurisë u dhanë në një ceremoni të paqtë në kishën San Galgano, në prani të Dom Gjovalinit, familjarëve dhe miqve të tyre më të ngushtë.

Gazetari Andi Vrapi i ftuar në “Shqipëria Live”, ka treguar disa detaje të reja në lidhje me dasmën e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishaj.

Ai ka treguar se banorët e “BBV1” apo “BBV2” nuk ishin të ftuar në dasmë madje as Luizi me Kiarën nuk ishin të ftuar.

Nuk ka qenë as çifti Donald-Bora, as çifti Luiz-Kiara. Arbana dhe Edi nuk janë nga ata personazhe që mbajnë marrëdhënie me personazhet e showbizit, janë më hermetik se personazhet e tjerë. Për një gjë jam e sigurt, që asnjë nga banorët e “BBV2” nuk ishin të ftuar dhe Luizi me Kiarën nuk ishin të ftuar…

“Ciao Peppe”, babai i jep “puthjen e fundit”, djalit që u vra nga shqiptari në Rimini…

Dhimbje e dëshpërim për vdekjen e Giuseppe Tucci-t, zjarrfikësit 34-vjeçar italian i cili ndërroi jetën pas disa ditësh në agoni, pasi u dhunua barbarisht nga shqiptari Klajdi Mjeshtri, jashtë një diskoteke në Rimini. Tucci humbi jetën në spital dhe babai i tij Claudio postoi këtë foto në Facebook, ku bashkë me të shoqen puth për herë të fundit djalin e tij.

“Ciao Peppe. Asgjë dhe askush nuk do të mundet kurrë të na ngushëllojë, por i vetmi shpjegim që duam t’i japim vetes për të kuptuar këtë tragjedi, është se të shtunën në mbrëmje takove një djall dhe shumë engjëj po të prisnin për t’i shpëtuar dhe do të vijojnë rrugëtimin tokësor fale teje! Të përqafon fort mami dhe babi”, janë fjalët prekëse të babait krah fotos.

Për autoritetet hetimore të Riminit, 28-vjeçari Klajdi Mjeshtri do të duhet të përballet me vrasje dhe aktualisht ai ndodhet në burg.

Ndërkohë familja Tucci dha aprovimin për dhurimin e organeve të 34-vjeçarit, siç kishte qenë dhe dëshira e tij, duke bërë që edhe pas vdekjes të mund të kontribuojë në shpëtimin e jetëve të tjera.

Funerali i Giuseppe Tucci-t u mbajt në Foggia, vendlindja e tij.

Del foto ky është 27-vjeçari që sulmoi Bebe Rexhën në skenë (Emri)

Bebe Rexha u plagos nga një burrë gjatë koncertit të saj në New York City më 18 qershor 2023. The Sun” ka mësuar se emri i sulmuesit është Nicolas Malvagna, një 27-vjeçar, banor në Manalapan, New Jersey, ku punon si një kujdestar qensh në një dyqan kafshësh shtëpiake.

Malvagna mori pjesë në koncertin që po organizohej në ‘The Rooftop in Pier 17’, në kuadër të turneut veror të Rexhës, i cili quhet “Best F’n Night Of My Life”.

Malvagna do të dalë në gjyq ditën e sotme, 19 qershor, ku edhe do t’i shqiptohet dënimi për aktin e kryer. Sakaq kujtojmë që këngëtarja e nominuar për çmimin “Grammy” publikoi disa orë më parë një fotografi të syrit të saj të mavijosur duke shkruar thjesht “Jam mirë”.

Nicolas Malvagna,
27-vjeç (banor në Manalapan, New Jersey)

Gjermania hap dyert, lehtësohen procedurat për ata që kërkojnë të punojnë aty. Ja ndryshimet e fundit…

Grupet parlamentare të SPD-së, të Gjelbërve dhe FDP-së kanë rënë dakord për ndryshimet e fundit në ligjin për imigrimin e punonjësve të kualifikuar. Siç njoftuan sekretaret parlamentare Katja Mast (SPD), Irene Mihalic (Të Gjelbërit) dhe Johannes Vogel (FDP), ligji pritet të vihet në agjendën e Bundestagut këtë javë për një diskutim përfundimtar.

Një nga ndryshimet që u bënë në projektligjin e qeverisë është lejimi i azilkërkuesve të qëndrojnë për qëllime pune. Ata duhet të jenë në gjendje të hyjnë në tregun e punës nëse kanë një ofertë pune që u mundëson të jetojnë. Kjo është e mirë për sipërmarrjet, të cilat presin që njerëzit tashmë në vend të mund të punojnë atje, si dhe për komunat, të cilat do të liroheshin nga burokracia dhe kostot, shpjegoi Irene Mihalic.

Pragu minimal i të ardhurave pritet të ulet

Vogel vuri në dukje se rregulloret zbatohen vetëm për azilkërkuesit në proces dhe me efekt prapaveprues. Afati i fundit është data 29 mars 2023, kur projektligji u bë publik me vendim të kabinetit. Sipas Vogel-it, ndryshime të mëtejshme do të bëhen në “hartën e mundësive” të planifikuar. Kështu, duhet të qartësohet perspektiva e qëndrimit në Gjermani për personat që kanë gjetur punë në këtë vend. Për më tepër, kufiri minimal i të ardhurave që lejon imigrimin e punës nëpërmjet “kartës blu” do të ulet më tej, në rreth 3500 euro bruto në muaj.

Mast shpjegoi se koalicioni kishte rënë dakord edhe për detajet përfundimtare të ligjit të planifikuar për kualifimimin fillestar dhe të vazhduar. Kjo përfshin një garanci shkollimi për të gjithë të rinjtë në Gjermani. Mbështetja dhe inkurajimi i potencialeve kombëtare është ana e dytë e medaljes në tërheqjen e fuqisë punëtore të kualifikuar. Edhe kjo pritet gjithashtu të hidhet në votë në Bundestag këtë javë.

Me ndryshimin e ligjit për imigrimin e fuqisë punëtore të kualifikuar, koalicioni tripartiak në pushtet në Gjermani kërkon të lehtësojë ndjeshëm imigrimin e punëtorëve të kualifikuar. Në të ardhmen, të huajt nga vendet jo anëtare të BE-së mund të vijnë në Gjermani për të kërkuar punë me një “kartë shansi” bazuar në një sistem pikësh. Profesionistët me diplomë dhe përvojë profesionale mund të vijnë pa pasur nevojë që paraprakisht t’u njihet diploma nga Gjermania. Për të huajt me diplomë të njohur nga Gjermania, ulen pengesat, si paga minimale e përcaktuar.

Agjencia Federale e Punësimit ndërmjetëson më shumë azilkërkues të pranuar

Zyrat e punës në Gjermani po ndërmjetësojnë gjithnjë e më shumë azilkërkuesit e pranuar në rrugën e tyre drejt tregut të punës. Që nga viti 2012, numri i personave të mbështetur nga vendet e origjinës së azilkërkuesve është rritur nga 105.000 në 571.000, sipas Agjencisë Federale të Punësimit. Kësaj i shtohen edhe 208.000 azilkërkues të pranuar që marrin pjesë në kurse integrimi.

Këta persona kryesisht vijnë nga vendet nga të cilat erdhën në Gjermani në vitet 2015 dhe 2016 shumica e njerëzve: Afganistani, Eritrea, Iraku, Irani, Nigeria, Pakistani, Somalia dhe Siria. Në të njëjtën kohë, numri i personave të punësuar tashmë nga vendet e origjinës së azilkërkuesve është rritur nga 81.000 në 2012 në 568.000 vitin e kaluar./DW

Kamza dhe Saranda me rritjen më të madhe të bizneseve më Maliqi me uljen me të thellë(Grafiku)

Numri i bizneseve u rrit gjithsej me rreth 5.5% në shkallë vendi, por në Bashkitë e Kamzës dhe Sarandës numri i bizneseve shënoi rritje sa dyfishi i mesatares kombëtare. Në anën tjetër, një seri bashkish të vogla panë rënie të numrit të bizneseve, ku Belshi, Maliqi, Patosi dhe Hasi kishin tkurrjen më të madhe. INSTAT raportoi së fundmi se, Kamza ishte bashkia me rritjen më të fortë të numrit të bizneseve në vend, me rreth 11 % brenda në viti.

Me një popullsi të re në moshë afër kryeqytetit, Portit të Durrësit, Kamza duket se është bërë tërheqëse për bizneset. Kamza që është një ndër bashkitë më të mëdha për nga numri i popullsisë, raportoi rreth 3327 biznese në territorin e saj në vitin 2022, nga 2998 që ishin më 2021. Pas Kamzës, Bashkia e Sarandës shënoi rritjen më të madhe të bizneseve të reja të regjistruara me 10.8% më 2022. Qyteti i vogël bregdetar, që vitet e fundit shënon një rritje të fortë të turizmit nga kërkesa e të huajve, raportoi 2280 biznese nga 2057 të tilla më 2021.

Kukësi dhe Himara gjithashtu panë rritje të fortë të bizneseve me mbi 10% vitin e kaluar. Rritja e bizneseve të reja ishte e lartë edhe në bashkitë e Memaliajit, Krujës, Tiranës, Vlorës dhe Durrësit nga 7-8%.

Në të kundërt, në disa bashki të vogla, numri i bizneseve ka shënuar rënie. Rënia vjen nga shpopullimi, pasi bizneset në bashki të vogla janë kryesisht të bazuara në tregti dhe shërbime. P.sh. në Bashkinë e Belshit, më 2022, u numëruan vetëm 560 biznese të ligjshme, me rënie 5,6% më e forta në të gjithë vendin.

Qyteti i vogël buzë një liqeni karstik pati një bum zhvillimi para disa vitesh për shkak të përmirësimit të infrastrukturës. Bumi i fortë i vizitoreve ka rritur bizneset në qytetin e vogël para pesë vitesh, por tani siç duket turizmi në këtë bashki është maturuar dhe bizneset i janë kthyer rënies.

Në bashkitë e Maliqit, Patosit dhe Hasit, rënia e bizneseve ishte me rreth 3% për secilën. Burimet vendore bëjnë të ditur se janë mbyllur bizneset e tregtisë për shkak të rënies së konsumit nga shpopullimi i zonave.

Nga 61 bashki në të gjithë vendin, në 15 prej tyre kishte rënie të numrit të bizneseve, në tre prej tyre nuk kishte ndryshim nga viti 2022 me 2021 dhe në 46 u raportua rritje.

Në qarqet Tiranë, Durrës e Vlorë janë përqendruar rreth 64,8% e ndërmarrjeve. Numri më i madh i ndërmarrjeve shënohet në Qarkun e Tiranës me 58.828 ndërmarrje, ndërsa numri më i vogël në qarkun e Kukësit me 1.342 ndërmarrje. Mbizotërimi i grupit të prodhuesve të shërbimeve është dukuri në të gjitha qarqet.

Në qarqet Tiranë dhe Durrës janë përqendruar 57,8% e grupit të prodhuesve të shërbimeve.

Ekonomia shqiptare është e fokusuar kryesisht në aktivitetin tregtar dhe shërbime të tjera. Ndërmarrjet me aktivitet tregtar numërojnë 26,5% ndaj totalit të ndërmarrjeve të regjistruara gjatë vitit 2022.

Aktiviteti tregtar realizon edhe xhiron vjetore më të madhe në ekonomi, me 35,8%.

Rreth 85,6% e ndërmarrjeve janë ndërmarrje të vogla me 1-4 të punësuar dhe kontributi i tyre llogaritet në 22,0% në punësim dhe 25,2% në realizimin e xhiros vjetore. Ndërmarrjet me 50 e më shumë të punësuar përfaqësojnë 1,6% të totalit të ndërmarrje, punësojnë 50,6% të të punësuarve gjithsej, dhe realizojnë 41,3% të totalit vjetor të xhiros./Monitor

Me syrin e nxirë dhe me 3 qepje/ Dalin fotot e Bebe Rexhës pas incidentit…..

Pas incidentit në koncertin e saj në New York ku një person i gjuajti me celular teksa po bënte shqiponjën, këngëtarja shqiptare Bebe Rexha ka reaguar në Instagramin e saj. Ajo ka postuar dy foto ku njëri prej syve duket i mavijosur dhe me 3 qepje. Bebe shkruan: “I’m good!”, duke konfirmuar se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Kujtojmë se në momentin që ajo u godit në fytyrë, stafi i erdhi në ndihmë ndërsa agresorin e rrethuan fansat duke e fyer. 33-vjeçarja u largua nga skena për të marrë ndihmën mjekësore, shoqëruar me duartrokitje.

Goditi Bebe Rexhën me celular në fytyrë kur po bënte shqiponjën me duar, arrestohet 27 vjeçari…

Këngëtarja me origjinë shqiptare po bënte me duar shqiponjën, gjatë një koncerti në Nju Jork, kur njëri nga të pranishmit hedh në drejtim të saj një celular. 33-vjeçarja ulet fillimisht në gjunjë, ndërsa stafi i vjen në ndihmë. Në një moment tjetër, shfaqet personi që e goditi, i cili rrethohet menjëherë nga fansat, të cilët nisin ta fyejnë.

Pjesëmarrësit e shoqërojnë me duartrokitje, teksa ajo largohet nga skena për të marrë ndihmën mjekësore.

Stafi pranë yllit të muzikës Pop bëri të ditur se iu deshën tre të qepura për t’i mbyllur të çarat që i shkaktoi goditja në fytyrë. Ndërsa sulmuesi 27-vjeçar ,identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur u shoqërua nga policia për t’u marrë në pyetje mbi motivet.

Kontrrolli i policisë nxjerr zbuluar pronarin e lokalit në Korçë: “Iu gjet tavolinë bixhozi ku luheshin lojra fati dhe…

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. P., 52 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij, në lagjen nr. 16, Korçë, u gjetën 1 tavolinë ku organizoheshin dhe luheshin lojëra fati (bixhoz), zare, letra bixhozi dhe një shumë lekësh që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.