Aksident në aksin Korçë-Ersekë/ “BMW”-ja përplas motorin ,plagoset 56-vjeçari…

Një aksident ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë. BMW-ja e drejtuar nga qytetari me inicialet M.K është përplasur me motorin e drejtuar nga qytetari me inicialet M.Z 56 vjeç. Si pasojë e lëndimeve, 56-vjeçari u transportua për mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, në afërsi të fshatit Dvoran, automjeti tip “BMW” me drejtues shtetasin M. K., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin M. Z., 56 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes, ka marrë dëmtime dhe u transportua për mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.


Na ndiqni: