Pjesë e BBVA3? Eliona Pitarka jep përgjigjen e papritur…

Eliona Pitarka prej gati 1 viti ësht shkëputur nga ekrani. Ajo tashmë është nënë e dy vajzave dhe kjo është “puna” që po bën “full time”, duke shijuar cdo moment me to. Por Eliona ka ditur sesi të gjejë edhe kohë për ndjekësit e saj në rrjetet sociale e të jetë aktive. Së fundmi ajo ka vendosur t’i përgjigjet pyetjeve të tyre.

“Në cfarë lloj formati do kishit dëshirë të më shikonit?”-ishte pyetja që Eliona i bëri ndjekësve të saj. E duket se ajo disa gjëra i ka të qarta.

Të shumta ishin përgjigjet, e mes tyre kishte shumëllojshmëri programesh. Një prej tyre përmendi edhe “Big Brother VIP”, por Eliona tha se kjo nuk mund të bëhet pasi ka fëmijë të vegjël e se nuk mund të shkëputet për kaq shumë gjatë larg tyre.

“Jo, tashmë që kam dy fëmijë nuk bëhet fjalë…nuk rri dot as gjysmë dite pa to”, shkroi ajo.

E në fund, Eliona tregoi se alternativa që ndjekësit i dhanë më së shumti ishte për një emision që ka lidhje me fëmijët dhe mamatë e reja. Ajo pranoi se në këtë periudhë, ky është formati që i shkon më së shumti përshtat.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.


Na ndiqni: