Një sherr për arsye banale është regjistruar gjatë ditës së sotme në Pogradec. Mësohet se pak minuta më parë në qendër të qytetit në fjalë, dy persona të dehur janë zënë me njëri-tjetrin. Si pasojë e dhunës, dy të dehurit kanë bërë njëri-tjetrin për spital, pasi janë dërguar në qendrën shëndetësore në Pogradec aty ku po marrin mjekim.
Policia ka nisur hetimet për rastin, teksa janë marrë edhe deklaratat e banorëve që janë gjendur aty pranë gjatë sherrit.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.