Sigurohen pamjet filmike të kamerave të sigurisë ku një person shihet qartë duke hyrë në ambientet e brendshme të një supermaketi i cili ndodhet e një prej bulevardeve kryesore të qytetit të Korçës. Pamjet e siguruara tregojnë të riun i cili i pamaskuar dhe me xheke hyn brenda dhe i drejtohet kasës, aty ku gjendeshin dhe leket e xhiros ditore deri në ato momente….
Pumojeset e supermarketit kanë deklaruar për oficerët e policisë se i riu i ka kërcënuar me thikë dhe në rrethana të tilla kanë qenë të detyruara të dorëzojnë shumën prej afro 100.000 lek te reja.
Paraditen e sotme, në lagjen nr. 5, Korçë, një shtetas rreth 20 vjeç, ka hyrë në një supermarket dhe ka vjedhur një shumë lekësh nga arka dhe më pas është larguar. Shërbimet e Policisë po këqyrin kamerat e sigurisë dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes njofton policia
