Korçë/ 20- vjeçari vjedh arkën e supermarketit, policia e shpall në kërkim…

Korçë / Informacion paraprak

Paraditen e sotme, në lagjen nr. 5, Korçë, një shtetas rreth 20 vjeç, ka hyrë në një supermarket dhe ka vjedhur një shumë lekësh nga arka dhe më pas është larguar. Shërbimet e Policisë po këqyrin kamerat e sigurisë dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.