Pas përfundimit të BBV, aktorja e njohur Olta Gixhari po shijon pushimet verore në vende të ndryshme brenda e jashtë Shqipërisë. Së fundmi ajo ka marrë vëmendjen e të gjithëve, pasi ka postuar disa foto dhe video nga jugu i vendit. Aktorja e njohur Olta Gixhari duket se po i shijon në maksimum pushimet këtë verë.
Këto ditë të nxehta gushti, aktorja duket se i ka ruajtur për t’i kaluar në rivierën e bukur shqiptare, nga ku nuk kanë munguar as pozat në rrjetet sociale.
Fotoja e saj e fundit, e shkrepur mbi shkëmbinj, teksa pozon e veshur me bikini që i nxjerrin në pah format e saj bombastike, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, e sidomos komenti i saj poshte fotos.
S’ka fjalë për të shpjeguar bukurinë e vendit tonë”, ka shkruar Olta krahas postimit.




Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.