Kanë mbetur edhe pak muaj për fillimin e edicionit të tretë të “Big Brother Vip Albania”. Të gjithë po presin me padurim të dinë se kush do të jenë personazhet që do marrin pjesë, e po ashtu edhe për opinionistët. Në media janë përfolur disa emra si Luiz Ejlli apo Eva Murati. Por, një personazh i njohur është vetëofruar për këtë pozicion.
Bëhet fjalë për Bledi Manen, i cili për “Pushime on top”, tha se do kishte dëshirë të ishte në atë post.
“Do kisha dëshirë për shembull të kandidoja edhe unë si opinionist në ‘Big Brother’. Do jem konkurent i fortë me Kristin mesa po shoh”, u shpreh ai nisur nga fakti që edhe Kristi është vetëofruar për këtë pozicion.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.