Lapaj- Ramës: “Fondi Sovran krijohet nëse nafta administrohet nga shteti o mjeshtër. Pa u demokratizuar vendi asgjë nuk do ndryshojë!

Avokati dhe aktivisti Adriatik Lapaj ka reaguar pasi kryeministri Rama prezantoi idenë e krijimit të Fondit Sovran për të administruar të ardhurat që do të krijohen nga rezervat e naftës në Shpirag që janë zbuluar nga kompania Shell. Ja çfarë shkruan Lapaj.

“Fondi Sovran mbi burimet natyrore krijohet nëse burimet zbulohen e administrohen nga shteti o mjeshtër.

Nuk krijon dot fond sovran nga renta minerare se renta minerare do na jap aq sa na ka dhënë nafta deri sot…ndotjen dhe hallin që naftëtarët i paguajmë me taksat tona e jo me lekët e përfituara nga nafta. Ose thënë ndryshe do na jap aq sa na dha Armo, nja 800 e kusur milion euro borxhe. Pa u demokratizuar vendi asgjë nuk do ndryshojë. Pasuria më e madhe e vendit është të instalojmë garën dhe meritokracinë. Nga aty çdo burim tjetër merr vlerë”, shkruan Lapaj.

E pazakontë në Korçë/ Sherri në lokal ,18-vjeçari plagos me sende të forta në kokë 34-vjeçarin. Policia e arreston…

Një 18-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Korçës pasi një ditë më parë plagosi me sende të forta një 34-vjeçar. Ky i fundit ka qenë në një lokal me vëllain e tij, ku gjatë një konflikti u plagos me sende të forta në kokë. 34-vjeçari D. K., ndodhet në spital në kujdesin intensiv të mjekëve.

Njoftimi i policise:

Korçë/Plagosi me sende të forta gjatë një konflikti një 34-vjeçar, kapet dhe shoqërohet nga Policia autori i dyshuar i ngjarjes.

Më datë 24.08.2023, rreth orës 03:05, në spitalin e Korçës, ka shkuar për mjekim shtetasi D. K., 34 vjeç, banues në Korçë, i cili dyshohet se në lagjen nr. 15, Korçë, në ambientin e një lokali, ku 34-vjeçari ishte i shoqëruar me vëllain e tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin F. B., 18 vjeç, është dëmtuar me sende të forta në kokë.

Falë reagimit të shpejtë, menjëherë pas ngjarjes, u bë kapja e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit F. B., i cili ndodhet i shoqëruar në ambientin e Komisariatit të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale. Shtetasi D. K., ndodhet në spital në kujdesin intensiv të mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Kolaps në “One Albania”, abonentët mbeten pa sinjal prej mesnatës…

Mijëra qytetarë dhe abonentë të kompanisë celulare “One Albania” janë prej orësh pa shërbim në celularët e tyre. Pak pas mesnate, sinjali telefonik dhe të gjitha shërbimet tjera për rrjedhojë janë jashtë funksionit. Shkak dyshohet se është bërë një bllokim dhe rënie e sistemit operativ të kompanisë.

Edhe pse jemi pothuajse në mesditë, shërbimi nuk është rikthyer dhe qytetarët janë në terr.

Duke qenë se sinjali mungon, asnjë shërbim tjetër nuk është në funksion, si interneti, telefonatat apo dhe dërgimi i mesazheve. Mendohet se shkak i kolapsit është sistemi indian i operimit që kompania e zëvendësoi me sistemin gjerman.

Plagosi me sende të forta në kokë një 34-vjeçar, arrestohet 18-vjeçari në Korçë…