E pazakontë në Korçë/ Sherri në lokal ,18-vjeçari plagos me sende të forta në kokë 34-vjeçarin. Policia e arreston…

Një 18-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Korçës pasi një ditë më parë plagosi me sende të forta një 34-vjeçar. Ky i fundit ka qenë në një lokal me vëllain e tij, ku gjatë një konflikti u plagos me sende të forta në kokë. 34-vjeçari D. K., ndodhet në spital në kujdesin intensiv të mjekëve.

Njoftimi i policise:

Korçë/Plagosi me sende të forta gjatë një konflikti një 34-vjeçar, kapet dhe shoqërohet nga Policia autori i dyshuar i ngjarjes.

Më datë 24.08.2023, rreth orës 03:05, në spitalin e Korçës, ka shkuar për mjekim shtetasi D. K., 34 vjeç, banues në Korçë, i cili dyshohet se në lagjen nr. 15, Korçë, në ambientin e një lokali, ku 34-vjeçari ishte i shoqëruar me vëllain e tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin F. B., 18 vjeç, është dëmtuar me sende të forta në kokë.

Falë reagimit të shpejtë, menjëherë pas ngjarjes, u bë kapja e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit F. B., i cili ndodhet i shoqëruar në ambientin e Komisariatit të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale. Shtetasi D. K., ndodhet në spital në kujdesin intensiv të mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.


Na ndiqni: