Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B. Gj., 36 vjeç dhe E. L., 23 vjeç, të dy banues në Korçë, si dhe për shtetasin G. M., 41 vjeç, banues në fshatin Kamenicë, Korçë, pasi në lagjen nr. 9, Korçë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se për shkak të një konflikti të çastit,
kanë goditur një 30-vjeçar.
