Me të mbaruar vera, familjet shqiptare nisin të blejnë drutë që përdorin për ngrohje. Dimri i gjatë dhe i ftohtë e bën të domosdoshme që banorët të blenë sasi të konsiderueshme drush për tu ngrohur çmimi për metër i të cilave aktualisht është 6000 – 6500 lekë. Por në Korçë shumë familje po iu drejtohen alternativave të tjera për ngrohjen pasi çmimi i druve sa vjen e rritet.
Ky çmim që nuk di të ndalet po bëhet i papërballueshëm kryesisht për moshën e tretë që tani janë të detyruar të përdorin kondicionerë.
Disa banorë thonë:
Unë dua të paktën 7 metro dru nga 5 mijë në 350 mijë lekë. Për ne është i rëndë.
Vjet, parvjet, 400 mijë lekë dru. Po arrihet kjo me pesionet qesharake që kemi ne?
Ne kështu s’po gjejmë dot derman, pa ngrohje, jo me ngrohje, shumë e vështirë
Vlen të thuhet se dimrin e kaluar, në Korçë banorët u detyruan të paguajnë deri në 8000 lekë për një metër dru pa llogaritur kostot shtesë për prerjen e tyre dhe çarjen.
