Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen M. D., 33 vjeçe, banuese në fshatin Rëmbec, Maliq, pasi dyshohet se më datë 01.09.2023, në lagjen nr. 18, Korçë,
ka vjedhur në një pikë karburanti, një shumë lekësh.