68-vjeçari që vrau me armë zjarri 39-vjeçarin Shqiptar në Pire të premten e kaluar është paraqitur sot në Gjykatën e Pireut për të kërkuar falje para hetuesve. I moshuari u shfaq i penduar për veprimin e tij gjatë kërkimit të faljes.
Jam penduar. Sinqerisht kërkoj falje, ishte gabimi më i madh i jetës sime. Dhe për këtë kërkoj dënimin tim.
Hetuesit kanë kërkuar kryerjen e ekspertizës psikiatrike pasi as i akuzuari dhe as avokatja e tij nuk kanë paraqitur pretendime për lehtësimin e akuzës.
Rikujtojmë se vetëm nëntë sekonda, i mjaftuan 68-vjeçarit në Pire për t’i marrë jetën 39-vjeçarit Korçar, baba i tre fëmijëve. Mes tyre kishte pasur një debat, i cili sipas dëshmitarëve okularë ishte një ngjarje thuajse e përditshme, pasi 68-vjeçari po debatonte jo vetëm me viktimën, por edhe me fqinjët e tjerë