Pogradec/ Plas sherr në lokal, dhunohen me sende të forta dy vëllezër…

Një sherr me sende të forta ka ndodhur në një lokal në Pogradec ku tre persona kanë dhunuar me sende të forta dy vëllezër. Uniformat blu kanë vendosur në pranga një prej autorëve 37-vjeçarin me iniciale L. B., dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerët, 23 vjeçarin me iniciale E. B.,dhe 44 vjeçarin me iniciale A. B.,të tre banues në fshatin Çezmë e Vogël.

Ndërsa dy vëllezërit e dhunuar I. D., 25 vjeç dhe A. D., 25 vjeç, ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve marrin ndihmë mjekësore.

Raportohet se dy të rinjtë kanë marrë dëmtime fizike. Ndërsa 3 autorët e dyshuar kanë shkaktuar dëme materiale duke thyer orendi dhe pajisje në lokalin e shtetasit me iniciale B. B

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: