Arrestohet 65-vjeçari Korçar në Pogradec/ Prodhonte mallra në subjektin e bllokuar,sekuestron 15 mijë etiketa…

Spiro Fuqi nga Drenova, Korçë është arrestuar nga policia e Pogradecit pasi vijonte dhe prodhonte në mënyrë të kundërligjshme, artikuj/mallra industrialë dhe ushqimorë, në subjektin ku i ishte bllokuar aktiviteti. Policia ka sekuestruar rreth 15 000 etiketa produktesh, të falsifikuara, një sasi e konsiderueshme kavanozash qelqi me produkte ushqimore të konservuara dhe një automjet që shërbente për transportimin e mallrave ushqimore.

Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin e Spiro Fuqi ku prodhoheshin dhe përpunoheshin artikuj bujqësorë,

të mishit dhe peshkut, u gjet një sasi e konsiderueshme kavanozash qelqi me vëllime të ndryshme të mbushura me produkte ushqimore të konservuara, një pjesë e të cilave ishin pa etiketë, ndërsa pjesa tjetër kishte mbishkrime të kompanisë në pronësi të 65-vjeçarit, e cila aktualisht ndodhet me status të bllokuar nga institucionet përkatëse. Gjithashtu, gjatë kontrollit u gjetën mbi 15 000 etiketa ngjitëse me logon e subjektit të tij, me emërtime produktesh ushqimore të ndryshme, të dyshuara të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.’- njofton policia.

Materialet procdurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: