Aksident me vdekje në Elbasan. I riu përplas me mjet një të moshuar i cili ndërron jetë gjatë transportimit me ambulancë në spital. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:35, në unazën e qytetit. Automjeti me drejtues shtetasin A. M., 20 vjeç ka aksidentuar S. K., 74 vjeç, këmbësor, i cili për pasojë ka humbur jetën gjatë transportimit me ambulancë, në spital.
Shtetasi A. M. u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.




