Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në një spital në Britani, ku një shqiptar ka ndërruar jetë, ndërsa ndodhej prej disa ditësh në kujdes intensiv. Sipas “The Guardian” 37-vjeçari shqiptar, i arrestuar në Angli, ka ndërruar jetë ditën e djeshme në spitalin East Surrey, në Redhill. Lajmi është konfirmuar vetëm ditën e sotme nga Home Office.
37-vjeçari Alfred Dosku, u dërgua në njësinë e kujdesit intensiv, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.
Policia, mjeku ligjor dhe avokati kanë nisur hetimet. Shkak për arrestimin e 38-vjeçarit është bërë një iPhone 15 ku policia nëpërmjet Google Maps ka arritur ta lokalizojë vendndodhjen e tij dhe ta arrestojë, pasi ai nuk ka treguar se ka gjetur këtë iPhone.
The Guardian” raporton se shqiptari kishte tentuar të vriste veten rreth një javë më parë në qendrën e emigrantëve të paligjshëm “Brook House”, pranë aeroportit Gatwick.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.




