Atentat shqiptarit në Itali/ Qëllohet me armë Ilir Kadiu…

Një 40-vjeçar shqiptar në Itali u qëllua me armë në orët e para të mëngjesit të së dielës në Acerra të Napolit. Shqiptari i identifikuar nga mediat italiane si Ilir Kadiu, ka qenë duke lëvizur me biçikletë kur persona të panjohur e qëlluan me armë zjarri. 40-vjeçari mori një plagë në këmbë dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.

Gjendja e tij paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

Hetuesve italianë, Ilir Kadiu u tha se ka qenë duke udhëtuar me biçikletë kur u qëllua me armë, por nuk ishte në gjendje të jepte detaje specifike rreth vendndodhjes.

Karabinierët janë duke e hetuar rastin për të identifikuar autorin/ët. Sa i përket të plagosurit Ilir Kadiu, ai nuk është person i panjohur për autoritetet italiane. Në vitin 2018, Kadiu dyshohej se ishte pjesë e një bande që vidhnin apartamente dhe vila në zonën bregdetare të Gallurës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: