Dhunoi gruan që është në proces divorci/ Vihet nën hetim 33-vjeçari nga Korça….

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. P., 33 vjeç, banues në Korçë, pasi në ambientin e një lokali, në lagjen nr. 6, për motive të dobëta, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij (me të cilën është në proces divorci).

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori edhe për shtetasin M. S., 29 vjeç, banues në Korçë, pasi së bashku me 33-vjeçarin E. P.,

në ambientet e jashtme të lokalit, kanë kanosur dhe janë konfliktuar me dy shtetas të tjerë, njërit prej të cilëve, shtetasi M. S. i ka shkaktuar një dëmtim të lehtë në krah.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: