Ëndrra zgjati vetëm 3 ditë, Mira Murati largohet nga drejtimi i Chat GPT

3 pasi u vendos në krye të Chat GTP, shqiptarja Mira Murati është zëvendësuar në këtë pozicion nga Emmett Shear. Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare të ‘OpenAI’, vetëm 72 orë pas shkarkimit kaotik të shefit dhe bashkëthemeluesit, Sam Altman. Bordi e shkarkoi Altman të premten, duke thënë se kishte humbur besimin tek ai dhe emëroi shefen e teknologjisë së OpenAI, Mira Murati, si drejtuese të përkohshme ekzekutive.

Por drejtimi i kompanisë nga dita e sotme i ka kaluar Emmett Shear.

Kishte spekulime se Altman mund të kthehej”, thuhet pas një reagimi të ashpër nga stafi dhe investitorët. Të dielën në mbrëmje, bordi i OpenAI tha se i qëndron vendimit të tij si e vetmja rrugë për të avancuar dhe mbrojtur misionin e OpenAI.