Një hotel në fshatin Vranisht të bashkisë Devoll është përfshirë nga flakët e zjarri këtë të hënë. Nga të dhënat e para nuk dihet ende se kush është shkaku i zjarrit, por policia dyshon paraprakisht se është një shkëndijë elektrike. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale të objektit.
Më datë 04.12.2023, rreth orës 14:00, në afërsi të fshatit Vranisht, Devoll, ka rënë zjarr në katin e tretë të një hoteli. Lëndime në njerëz nuk ka, vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit”,- njofton Policia



