‘Rrëmbimi shkoi keq dhe 14-vjeçarja u vra’/ Skenar filmi në RMV: “Ngjarja u organizua nga i ati për para

Vanja Gjorçevska, 14-vjeçarja e shpallur e zhdukur në 27 nëntor në Shkup u gjet e vrarë mbrëmjen e së dielës në rrethinat e kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut. Autoritetet njoftuan se ajo është vrarë që ditën e zhdukjes kur u rrëmbye rreth orës 10:00 pranë banesës së saj nga një automjet teksa kthehej nga shkolla. Një prej të akuzuarve është edhe babai i vajzës që dyshohet se organizoi rrëmbimin e vajzës së tij duke pajtuar një grup kriminal me qëllim zhvatjen e parave nga nëna e vajzës.

Dyshimet janë se rrëmbimi shkoi keq dhe vajza u vra që në fillim.

Sipas Klan Macedonia 14-vjeçarja është rrëmbyer para hyrjes së ndërtesës ku ka jetuar. Rrëmbyesit i kanë lidhur duart dhe këmbët, e kanë mbuluar me thes dhe e kanë vendosur në bagazhin e makinës “Citroen”. Para makinës ka patur një automjet tjetër “Reno Kango”. Viktima është dërguar në një lokacion jashtë Shkupit, afër fshatit Brazdë-Çuçer Sandevë, ku është kryer vrasja, e më pas është djegur makina me të cilën është rrëmbyer.

14-vjeçarja është vrarë në përpjekjet për të zhvatur para nga e ëma e saj.

Behet me dije se e ëma kishte shitur një banesë.

Dy orë e gjysmë pas rrëmbimit të 14-vjeçares, organizatorët i kap paniku, pasi i gjithë opinioni alarmohet dhe nisin kërkimet. Pas kësaj vendoset që vajza të eliminohet. Të arrestuarit gjatë seancës dëgjimore kanë thënë se është vrarë me revole rreth orës 10:00 ditën e rrëmbimit, më 27 nëntor.

Ekzekutori, sipas policisë, është në arrati.

Gjurmët i humbin në Bullgari. Ai nga vendi është larguar më 30 nëntor. Avokati i tij ka mohuar se ka pasur njohuri për organizimin e rrëmbimit dhe vrasjet. Grupi i organizuar ka kryer dy vepra penale, rrëmbim dhe dy vrasje. Paralajmërohet se do të ndiqen për vepra penale për të cilat parashihen dënime maksimale me burg në Maqedoninë e Veriut. /tvKlan

Autori i dyshuar i vrasjes