Liridona prehet në vendlindjen e saj, familja i jep lamtumirën e fundit…

Familja e Liridona Ademajt ka hapur sërish dyert e mortit, këtë herë në fshatin e saj të lindjes, atje ku ajo do të prehet përgjithmonë. Me miratimin e prokurorisë në Prishtinë, trupi i 30-vjeçares u zhvarros paraditen e sotme nga varrezat e Cërmjan të Gjakovës, vendlindja e bashkëshortit të saj, Naim Murseli.

Me kërkesë të familjes qindra qytetarë tashmë kanë shkuar për të ngushëlluar familjen Ademaj.

Pjesë e ceremonisë së varrimit të Liridona Ademajt është bërë edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.