Përplasja e ndodhur mes socialistes Iris Luarasi dhe aktivisteve të cilat iu vunë pas me celulare në duar duke e cilësuar atë si hajdute në një ambient me njerëz, ka marrë përmasa të tjera. Deputetet socialiste kanë reaguar ashpër në lidhje me sulmet ndaj koleges së tyre, ngjarje për të cilën kanë kërkuar që të merren sa më shpejt masat e duhura për personat e përfshirë.
Po ashtu, ka ardhur një reagim i papritur nga ana e influenceres Dea Mishel Hoxha e cila përkrah dy aktivistet duke theksuar se përplasja me Luarasin nuk është sulm verbal.
Iris Luarasi o kurvë. Ky është një shembull i dhunës me bazë gjinore, ose ndryshe antifeminizmit.
Të sulmosh një grua në moral, në parim, në dinjitet, në diçka shumë personale. Nëse do të ishe ofenduar në këtë mënyrë si feministe, do të të mbroja dhe unë. Sulmi verbal që ka ndodhur ndaj teje Iris, është i një natyre tërësisht tjetër. Ato vajza që të quajnë vegël qeverie dhe hajdute, nuk janë antifeministe.
Ato janë dy protestuese të pakënaqura nga qeveria ku ti bën pjesë. Është e turpshme që një njeri të përdore kauzën e ta shtrembëroje sipas vetes” shprehet Dea Mishel Hoxha në një video-mesazh të shpërndarë në rrjet, pasditen e sotme, një ditë pas incidentit të ndodhur mes Luarasit dhe aktivisteve.
Poshtë postimit të sja të bërë pasditen e sotme Dea Mishel shkruan se video në fjalë shërben si leksion për feminizmin.
“Pak leksion per feminizmin dhe per sigurine e vajzave ne Shqiperi. Cdo vajze duhet te reagoje per kete rrembim dhe dhune qe eshte ushtruar dje nga policia! Eshte e frikshme! Mos u beni feministe sa per klikime! Reagoni kur duhet!” shkruan influencerja.
