Shkaktuan aksident/ Policia iu ve prangat 3 shoferëve të dehur në Korçë…

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit: Gj. Z., 59 vjeç, banues në Tiranë, pasi në fshatin Voskopojë, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe automjeti i tij ka përplasur një automjet të parkuar, i cili është zhvendosur dhe ka përplasur një automjet tjetër të parkuar. Pas verifikimit rezultoi se 59-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur;

A. Sh., 57 vjeç, banues në Korçë, pasi në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, në afërsi të fshatit Drenovë, Korçë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Pas verifikimit rezultoi se 57-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur;

K. J., 36 vjeç, banues në Korçë, pasi në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Biranj, Maliq, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Pas verifikimit rezultoi se 36-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.