Thyen masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’, kapen jashtë banese dy Korçarët…

E. L., 42 vjeç, banues në Korçë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 12, Korçë, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Korçës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përndjekja”,

“Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”;

S. T., 23 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 3, Korçë, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Korçës, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.