Spiropali me mesazh të koduar për Ramën: “Pa vetëpërmirësim nuk përmirësojmë dot Shqipërinë”

Elisa Spiropali i është përgjigjur kryeministrit Rama me shpoti: “Po, do ta kemi Marrëveshjen e Re për Shqipërinë. Shqipërinë që duam të ndërtojmë, duhet ta bëjmë, dhe do ta bëjmë, më të hapur, më të drejtë, më meritokratike, më europiane.

Për ta arritur këtë, Partisë Socialiste i duhet të gjejë forcat,

të mbledhë mendjen, të vetëpastrohet, të bëhet më dinamike, më demokratike, më kompakte, për të mbetur gjithmonë e re, gjithmonë e pastër, pa smërçe, pa ndryshqe, pa pehlivanllëqe.
Ta bëjmë Marëveshjen e Re të madhe, të thellë, të vërtetë, duke pasur parasysh, se po nuk lartësuam veten, nuk mund ta përmirësojmë vendin”– shkruan Spiropali.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.