Përfshihet nga zjarri banesa në Pogradec, ja ç’farë dyshohet…

Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Leshnicë, Pogradec. Gjatë kohës që ka rënë zjarri në banesë kanë qenë 5 persona mes tyre dhe një fëmijë të cilët kanë arritur të dalin në kohë pa u lënduar. Sipas banorëve të fshatit, familja Alinj është në një situatë të vështirë ekonomike dhe jetojnë me pension dhe bujqësi ndërsa kanë vetëm një djalë që punon si puntor lavazhi.

Dëmet në banesë kanë qenë të mëdha por fatmirësisht pa të lënduar.

Shkak mësohet se është bërë një shkëndijë elektrike që ka shkaktuar shkrumbimin e plotë të banesës. Në vendngjarje është policia që po heton shkaqet e zjarrit, ndërsa nesër priten edhe specialistët e emergjencave për të bërë vlerësimin e dëmeve dhe për të ndihmuar familjen në riparimin e banesës.

Të shtëna me armë në Tiranë, një i plagosur…

Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Tiranë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur pranë rrethrrotullimit në zonën e Selitës. Sipas informacioneve, Zamir Kalemi ka mbetur i plagosur me armë në këmbë. Ai është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje shkuan forcat policore dhe nisën hetimet për zbardhjen e dinamikës dhe rrethanave

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 12.01.2024, rreth orës 22:55, tek rrethi i Selitës, është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi Z. K., rreth 35 vjeç, i cili është transportuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e DVP Tiranë, po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të dyshuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Në fillim i bënte shoqe vajzat pastaj iu gjente “klientë”,kjo është Lorela e “tmerrshme” e Athinës(Foto)

Një 31-vjeçare shqiptare e identifikuar si Lorela Kapaj, ka rënë në prangat e policisë greke pasi shfrytëzonte vajzat e mitura si prostituta për të përfituar para prej tyre. Mediat greke raportojnë se Lorela ju afrohej si shoqe fillmisht viktimave dhe më pas i shfrytëzonte ato si prostituta. Për rastin janë arrestuar gjithsej tre persona, nga të cilët dy tutorët dhe një klient, ndërsa në dosje janë përfshirë gjashtë persona të tjerë. Personi i dytë nga rrjeti i arrestuar është një 34-vjeçar, mik i Lorelës.

34-vjeçari, nga mesi i prillit 2023, ka rënë në kontakt me të miturën e sipërpërmendur dhe një shoqen e saj 17-vjeçare në atë kohë,

duke i propozuar që t’u lehtësojë gjetjen e “klientëve” të pasur për takime seksuale me pagesë, ndërkohë që i fotografoi me të brendshme. Fotot i postoi në një faqe interneti, përmes së cilës janë rezervuar të paktën 10 takime romantike dhe janë realizuar në hotele të ndryshme në qendër të Athinës.

Për këtë rast konkret është arrestuar edhe një person tjetër, i cili akuzohet se ishte ndër “klientët” që do të përdhunonin vajzat e mitura. 55-vjeçari akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dy të miturs në shtëpinë e tij në Korydallos nga korriku deri në gusht 2023, duke u paguar atyre shumën prej 100 euro secilës.

Vlen të theksohet se në kontrollet e kryera në banesa janë gjetur dhe konfiskuar një sërë dokumentesh dixhitale, si dhe një pistoletë.

Njoftimi i policisë me detaje

Nga Nëndrejtoria për Mbrojtjen e të Miturve në Drejtorinë e Sigurisë Atikë, janë arrestuar dje, të enjten, në zona të ndryshme të Atikës, në bazë të urdhërave përkatës, për përfshirje në një rast të shfrytëzimit seksual të të miturve. Bëhet fjalë për një grua 30-vjeçare dhe dy meshkuj 33 dhe 55-vjeçarë, të cilët akuzohen, sipas rastit, për përdhunimin e një personi nën moshën pesëmbëdhjetë vjeç, në mënyrë të vazhdueshme.

Në veçanti:

– 30-vjeçarja, nga fillimi i vitit 2022, detyronte një të mitur të kryente prostitucion, duke përfituar një përfitim financiar

– 55-vjeçari, midis korrikut dhe gushtit 2023, kishte kryer marrëdhënie seksuale në shtëpinë e tij me të miturën dhe një tjetër, për një shumë të hollash, ndërsa gjatë të njëjtës periudhë dhe më herët ka kryer veprime të ngjashme me të miturit në fjalë, bashkërisht dhe individualisht.

Në kontrollet e kryera në banesa u gjetën dhe u konfiskuan një sërë dokumentesh dixhitale, si dhe një pistoletë. Të arrestuarit janë dërguar në Prokurorinë kompetente.

Në fillim i bënte shoqe vajzat pastaj iu gjente “klientë”,kjo është Lorela e “tmerrshme” e Athinës(Foto)

Një 31-vjeçare shqiptare e identifikuar si Lorela Kapaj, ka rënë në prangat e policisë greke pasi shfrytëzonte vajzat e mitura si prostituta për të përfituar para prej tyre. Mediat greke raportojnë se Lorela ju afrohej si shoqe fillmisht viktimave dhe më pas i shfrytëzonte ato si prostituta. Për rastin janë arrestuar gjithsej tre persona, nga të cilët dy tutorët dhe një klient, ndërsa në dosje janë përfshirë gjashtë persona të tjerë. Personi i dytë nga rrjeti i arrestuar është një 34-vjeçar, mik i Lorelës.

34-vjeçari, nga mesi i prillit 2023, ka rënë në kontakt me të miturën e sipërpërmendur dhe një shoqen e saj 17-vjeçare në atë kohë,

duke i propozuar që t’u lehtësojë gjetjen e “klientëve” të pasur për takime seksuale me pagesë, ndërkohë që i fotografoi me të brendshme. Fotot i postoi në një faqe interneti, përmes së cilës janë rezervuar të paktën 10 takime romantike dhe janë realizuar në hotele të ndryshme në qendër të Athinës.

Për këtë rast konkret është arrestuar edhe një person tjetër, i cili akuzohet se ishte ndër “klientët” që do të përdhunonin vajzat e mitura. 55-vjeçari akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dy të miturs në shtëpinë e tij në Korydallos nga korriku deri në gusht 2023, duke u paguar atyre shumën prej 100 euro secilës.

Vlen të theksohet se në kontrollet e kryera në banesa janë gjetur dhe konfiskuar një sërë dokumentesh dixhitale, si dhe një pistoletë.

Njoftimi i policisë me detaje

Nga Nëndrejtoria për Mbrojtjen e të Miturve në Drejtorinë e Sigurisë Atikë, janë arrestuar dje, të enjten, në zona të ndryshme të Atikës, në bazë të urdhërave përkatës, për përfshirje në një rast të shfrytëzimit seksual të të miturve. Bëhet fjalë për një grua 30-vjeçare dhe dy meshkuj 33 dhe 55-vjeçarë, të cilët akuzohen, sipas rastit, për përdhunimin e një personi nën moshën pesëmbëdhjetë vjeç, në mënyrë të vazhdueshme.

Në veçanti:

– 30-vjeçarja, nga fillimi i vitit 2022, detyronte një të mitur të kryente prostitucion, duke përfituar një përfitim financiar

– 55-vjeçari, midis korrikut dhe gushtit 2023, kishte kryer marrëdhënie seksuale në shtëpinë e tij me të miturën dhe një tjetër, për një shumë të hollash, ndërsa gjatë të njëjtës periudhë dhe më herët ka kryer veprime të ngjashme me të miturit në fjalë, bashkërisht dhe individualisht.

Në kontrollet e kryera në banesa u gjetën dhe u konfiskuan një sërë dokumentesh dixhitale, si dhe një pistoletë. Të arrestuarit janë dërguar në Prokurorinë kompetente.

Arrestohet shqiptari në Athinë, 45 kg kokainë mbanin logon e legjendes së NBA(Video)

Një 45-vjeçar shqiptar ra në prangat e policisë greke, pasi iu gjet në banesë 45 kilogramë kokainë e pastër. Bashkë me kokainën, u sekuestrua një kallashnikov, një pistoletë dhe 146 fishekë, nga departamentit të anti drogës greke në banesën në Koropi të Athinës. Sipas policisë, lënda narkotike tregtohej nga shqiptari, i cili u arrestua pas informacioneve që policia greke kishte në rrugë operative.

Shqiptari është Vaska Qirjako Leka, i datëlindjes 1979. Policia thotë se po heton për gjetjen e personave që Leka mund të ketë bashkëpunuar.

Mbi pakot e drogës ishin logot NBA dhe Lebronjames, të dy emërtime të gjetura në shumë operacione të dy viteve të fundit çka tregon se kemi të bëjmë me një linjë të mirëorganizuar të trafikut të kokainës në Greqi.

Zbulohet rrjet prost*tucioni në Athinë, e drejtonte shqiptarja Lorela K…

Një rrjet prostitucioni me të mitur është goditur nga policia greke në Athinë, ku janë arrestuar 3 persona; 2 tutorë dhe një klient. Ky aktivitetet i paligjshëm drejtohej nga një 31-vjeçare shqiptare e quajtur Lorela K., siç shkruajnë mediat greke. Policia greke thotë se 31-vjeçarja nga Shqipëria kishte krijuar njohje me një vajzë 15-vjeçare në vitin 2022, të cilës i gjente klientë për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës.

Nga hetimet ka rezultuar se Lorela K. e ka shtyrë të miturën për të kryer prostitucion si dhe i kishte marrë një pjesë të parave që kishte përfituar nga aktiviteti.

Tutori i dytë është një 34-vjeçar, shok i shqiptares Lorela K., i cili kishte rënë në kontakt gjithashtu me të miturën 15-vjeçare dhe një shoqe të saj 17 vjeçe në Prill të vitit 2023, duke ju gjetur klientë të pasur për takime seksuale.

Ai i fotografonte vajzat e mitura me të brendshme dhe fotot i publikonte më pas në një faqe interneti, përmes të cilës ishin organizuar të paktën 10 takime në hotele të ndryshme në qendër të Athinës. Personi i tretë i arrestuar është një klient 45-vjeçar, i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dy vajzat e mitura në periudhën Korrik-Gusht 2023 në shtëpinë e tij. Për këtë, ai i kishte paguar 100 Euro secilën.

W

Largimi masiv i mjekëve dhe infermierëve nga Shqipëria, DW sjell rrëfimet e të rinjve që ikin drejt Gjermanisë

Media gjermane DW i ka kushtuar një dokumentar largimit masiv të mjekëve dhe infermierëve nga Shqipëria drejt Gjermanisë. Ajo ka marrë rrëfimet e disa të rinjve në Tiranë që po ndjekin kurset intensive të gjuhës gjermane dhe më pas të emigrojnë. “Në Shqipëri është përhapur fjala se sektori gjerman i shëndetësisë dhe kujdesit ka mungesë aftësish. Shumë punonjës të kualifikuar të kujdesit shëndetësor kanë vendosur të largohen për në Gjermani.

Në Tiranë, 22- vjeçarja Alketa Kaja po kryen një kurs special të gjuhës gjermane për kujdesin shëndetësor dhe infermierinë për t’u përgatitur për jetën e saj të re. Një klinikë gjermane i ka ofruar një punë dhe po paguan tarifat e kursit”,thuhet në dokumentarin e DW.

Për kontrast nga ana tjetër DW prezanton edhe infermierët në zonat e thella malore të Shqipërisë së veriut, të cilët janë të detyruar të udhëtojnë për orë të tëra në këmbë drejt pacientëve që kanë nevojë.

“Vetëm 50% e punonjësve të kujdesit shëndetësor të trajnuar në Shqipëri mbeten në vend. Njëri prej tyre është Kastriot Qehaja. Edhe pse puna e tij është e mundimshme dhe e paguar dobët, ai nuk dëshiron të largohet nga vendi i tij. Dikush duhet të kujdeset për të moshuarit, fëmijët e të cilëve kanë shkuar për të punuar në Evropën Perëndimore”, tregon DW.

Në dhjetë vitet e fundit mijëra mjekë e infermierë janë larguar nga Shqipëria drejt Gjermanisë për shkak të kushteve të këqija të punës, rrogave të ulëta dhe pamundësisë për të bërë karrierë. Shihni më poshtë dokumentarin e plotë e DW.

E shtuna do të jetë dita më e ftohtë e janarit, ja sa pritet të shkojnë temperaturat…

Këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike dhe të ftohta. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të territorit. Temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme, sidomos në vlerat minimale gjatë ditës së Shtunë ku zonat malore në veri parashikohen me temperaturë -7 °C, ndërsa vlerat maksimale nuk pritet të kalojnë 11 °C, kryesisht në zonat bregdetare.

Era do të jetë me drejtim verilindje-veriperëndim 1-7m/s, ndërsa bregdet dhe lugina hera-herës fiton shpejtësi 10-13m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-4ballë.

Ditën e Diel temperaturat do të pësojnë rritje të lehtë si rezultat i ndryshimit të erës nga kuadrati i jugut, me shpejtësi 1-7m/s. Vlen për tu theksuar prezenca e ngricave përgjatë akseve rrugore kryesisht në relievet malore, po ashtu mjegulla e mjegullina në zonat luginore.

U zyrtarizua si opinioniste në “BBVIP 3, Zhaklin Lekatari thumbon Ori Nebiajn…

Tashmë, opinionistët zyrtarë të edicionit të tretë të “BBV” janë konfirmuar nga vetë “Top Channel”. Teksa Arbër Hajdari do të ruajë postin e tij edhe këtë vit, vendin e opinionistes Zhaklin Lekatari e ka zënë Ori Nebiaj. Ajo do të jetë në panelin e opinionistëve çdo javë, për të komentuar lojën dhe ecurinë e ngjarjeve të formatit dhe personazheve këtë vit.

Emri i Zhakut u përfol jo pak për pozicionin që mbante deri tani, e duket se edhe ajo vetë është “mëzitur” paksa me vendimin e produksionit. Postimi i saj i fundit në InstaStory duket si një thumb për Orin dhe produksionin, që nuk e dha këtë post me meritokraci.

“Meritokracia. Kjo fjalë e panjohur në vendin tonë”- shkruan Zhaku, duke na futur në dyshime.

3 lojtarët e Skënderbeut në ‘lupën’ e merkatos, interes nga Ukraina dhe Rusia…

Skënderbeu ka bërë mirë këtë edicion në Superligën e futbollit, duke qenë në vendin e gjashtë me 22 pikë, katër më pak se zona e “Final 4” që të jep mundësinë për të luajtur për titullin kampion. Të ardhur si kampion të Kategorisë së Parë, korçarët kanë filluar të jenë aktivë në merkato. Të bllokuar në hyrje për disa borxhe ndaj ish-sulmuesit Dejvi Bregu, në juglindje kanë ardhur disa oferta. Klubet ruse dhe ukrainase janë të interesuara për tre nga lojtarët e Skënderbeut.

Nnamdi Franklin Ahanonu, Yuri Merlim dhe Mario Rabiu janë në optikën e disa skuadrave, me korçarët që duket se po bëjnë “pazar” për të rritur vlerën e lojtarëve.

Mesfushori nga Lagosi, Mario Rabiu ka luajtur 18 takime këtë sezon duke qenë titullar për Gvozdenovic. Sulmuesi Franklin është aktivizuar në 9 takime dhe ka shënuar katër gola, ndërsa mesfushori Merlim në 18 sfida ka shënuar katër gola. Mesa duket në Korçë janë duke iu rikthyer viteve të arta, kur klubi bardhekuq shiste emra të rëndësishëm dhe ‘mbushte arkat’…

Ende pa nisur, Ilir Shaqiri parashikon dy finalistët e “BBVIP3…

Fituesi i edicionit të parë të “BBVIP”, Ilir Shaqiri, në një intervistë të fundit për “Pardon My French”, me Jonida Alickollin dhe Lei Krajën, ndër të tjera foli edhe për sezonin e ri të reality show-t, që nis mbrëmjen e nesërme, pra më 13 janar. Si tashmë një “ekspert” i formatit, Iliri përmendi dy emrat që mendon se mund të jenë deri në finalen e edicionit të tretë, nisur nga lista e personazheve që ka qarkulluar këto ditë në mediat e rrjetet sociale, e që në 90% pritet të jetë lista përfundimtare.

Duke thënë se e ka parë listën, ai u shpreh se mendon që Julian Deda dhe Romeo Veshaj do jenë deri në finale:

Nga gjithë ajo listë që doli, unë njoh 5-6 veta, që i njoh nga afër. Të tjerët nuk i njoh sepse nuk ka lidhur asgjë. Sigurisht, është një kast shumë i ndryshëm, ka shumë karaktere të ndryshme. Unë e kam të qartë kush do të ketë një lloj fërkimi shumë të fortë, sepse i njoh që të dy dhe e di që të dy do të luftojnë shumë fort për të arritur finale dhe për të fituar, po flas për Romeon dhe Julianin..”

Nuk u ndje mirë, vdes në gjykatën e Tiranës profesori…

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në Gjykatën e Tiranës. Profesori Ilia Drini ndërroi jetë brenda ambienteve të kësaj gjykate pasi ishte paraqitur për një proces gjyqësor. Ai ishte kallëzuar që në vitin 2020 nga ish-bashkëjetuesja e tij. Kjo e fundit, e kishte paditur për dhunë dhe përndjekje. Ndërkohë sot, viktima, sot do të duhej të takohej me avokatin e tij për datën e gjyqit, ndërsa krejt papritur u ndje keq dhe ndërroi jetë. Në dosje thuhet se ish-partnerja madje nga dhuna dhe presioni ka tentuar që të vriste veten.

‘Bashkëjetuesja e kishte kallëzuar. Ajo u detyrua që të bëhej ky kallëzim. Ishin intriga. Zonjës i bënin familjarët presion.”, tha avokati i profesorit që ndërroi jetë, Ndue Pjetra.

Divorci mbretëror, e dashura e Princit Leka ishte mikeshë e gruas së tij….

Elia Zaharia ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave këto kohët e fundit, për arsye të lajmeve të ndarjes me princ Lekën. Po ashtu edhe për lidhjen e re të Lekës. Ndërsa Leka dhe fotografja Blerta Celibashi po jetojnë romancën e dashurisë, Elia është “hakmarrë” me çiftin e ri, duke i hequr të dy nga rrjetet sociale. Elia Zaharia dhe Blerta Celibashi ndiqeshin në Instagram, pasi dikur kanë qenë mikesha.

Por duket se përveç martesës me princin, Elia i ka vënë kapakun edhe miqësisë me fotografen. Kujtojmë se divorci i Lekës dhe Elia Zaharias erdhi pas 7 vitesh martesë dhe rreth 1 dekade historie dashurie. Fryt i martesës së tyre është një vajzë.

Policia ‘gjobit këmbësorët’ që nuk ecin në vija të bardha në Korçë, më shumë se 50 gjoba për 2 ditë…

Ka nisur në Qarkun e Korçës aplikimi i masave administrative për këmbësorët të cilët nuk respektojnë vijat e bardha. Edhe ditën e sotme të shumtë ishin qytetarët të cilët u sanksionuan në rrugët urbane të qytetit të Korçës, nga policia rrugore. Sipas Nenkomisar Klajdi Shameti, vetëm në 48 orët e fundit janë vendosur më shume se 50 gjoba në qytetin e Korçës. Gjithsesi sipas tij policia në raste të ndryshme ka këshilluar kalimtarët.

Ai shtoi se së pari aksioni është përqendruar në rrugët ku ka më shume ngarkesë kalimtaresh dhe më pas do të zhvendoset edhe në rrugët interurbane.

Shameti shtoi se mosrespektimi i rregullave të qarkullimit ka sjellë që edhe kalimtarët të jenë shkak për aksidentet, ndërsa vlera e gjobës do të jetë nga 500 lekë për qytetarët për herë të parë dhe deri në 2000 lekë për përsëritësit, ndërsa mjeti i identifikimit mbahet si garanci për pagimin e gjobës.

Një nga qytetarët të cilët u gjobit për moskalim në vijat e bardha, tha se kjo gjë nuk bëhet në asnjë vend te botës dhe ironizoi duke thënë “kemi shtet të fortë ne”. Nga ana tjetër ai shtoi se nuk ishte i njohur me këto rregullat e reja pasi jeton jashtë Shqipërisë.