Dojna Mema i del në mbrojtje gazetares korçare: “Ledjona ,vajzë e guximshme…

Si moderatore e programit “Piranjat”, Dojna Mema ka arritur ta njohë nga afër gazetaren e këtij programi, Ledjonën. Së fundmi, ajo ka zhvilluar një intervistë me ndjekësit e saj virtual, ku një prej tyre e ka pyetur: “A e mbështet Ledjonën në Big Brother?”, ndërsa Dojna i është përgjigjur:

Ledjona është vajzë shumë e guximshme që ka bërë një punë të shkëlqyer për shoqërinë shqiptare nëpërmjet punës së saj. Ledjona nuk është vetëm Ledjona e Esmas! Atë keni zgjedhur të shihni ju.

Ledjona është ajo që mbajti në shtëpinë e saj dy javë një viktimë të abuzuar seksualisht. Ledjona është ajo që rend për të kapur pedofilët dhe për të ngritur zërin përkundrejt çdo padrejtësie. Uroj që këtë ta tregojë edhe aty brenda” – shkruan Dojna.

Historia e 35-vjeçarit që burgosi familjen në shtëpi me kamera: “Ata u njohën në Fakultetin Ekonomik…

Nga Anila Hoxha

Ata u njohën në auditorët e Fakultetit Ekonomik. Ai, si dhe ajo, spikatën me rezultatet e larta. Lidhën kurorë 12 vite me parë. Sollën në jetë dy fëmijë. Gjithçka dukej perfekte së jashtmi, të shoqëruar ngado me njëri- tjetrin. Dukeshin në harmoni! Deri dje, kur maskat ranë dhe dera u hap. Një dashuri e fortë ajo mes tyre – shpjegon një nga miqtë e çiftit, jo shumë orë mbasi Jetnor Zh. u arrestua për dhunë në familje dhe shkaktim të vetëvrasjes të mbetur në tentativë të njeriut të zemrës.

Ngjan e pabesueshme – gati ulëset – mikesha e gruas 35-vjeçare.

Të befasuarit nuk pranojnë dot versionin hetimor që tregon se si Jetnor Zh. mbylli për gati një vit në banesë bashkëshorten, dy fëmijët dhe nënën. Se si ju vendosi kamera ngado, në korridor, dhomën e ngrënies dhe në dhomën e gjumit. Si instaloi në korridor bllokuesin e valëve të telefonit. Mbylli prizat.

“E bëj se na përgjojnë, duan të na vrasin. E di unë që po”,- shprehej Jetnori.

Por me tepër se sa një xhelozi, ajo nga çfarë vuante i riu ishin problemet e shëndetit mendor, të pa diagnostifikuara nga familja. Prindërit vinin shpesh, nga Krasta sepse e kishin kuptuar që djali kishte probleme. Ne fillim qe xheloz. Pastaj u bë paranojak. Dhe në fund i dhunshëm. Ja kështu – e shpjegojnë të njohurit e të dyve. Por thyerja e 35-vjeçarit nisi një vit me parë. La punën. Punonte në një institucion tatimor. Sepse kishte frikë nga diçka. Nga diçka që ishte vetëm në kokën e tij .Me pas frikë nga përgjimet, frikë nga ata që na vërejnë keq. Dhe u mbyllën. I mbylli.

E rëndë/ Gjendet pa shenja jete në ambientet e pularisë 47-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shijak. Në ambientet e biznesit (pulari) ku punonte, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasja R. D., 47 vjeçe.

Shijak/Informacion paraprak

Më datë 26.01.2024, në fshatin Vllazërim, në ambientet e biznesit (pulari) ku punonte, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasja R. D., 47 vjeçe. Paraprakisht, dyshohet se 47-vjeçarja e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Në logo shqiponja dykrenare/ Njihuni me superveturën që do sdidojë Lamborghini e Ferrarin…

Logoja e hiper-makinës shqiptare Illyrian TSX është frymëzuar nga flamuri i Shqipërisë i shqiponjës dykreanare. Sipas Arrera Automobili, logoja është dizajnuar nga vetë themeluesi i kompanisë, Qëndrim Thaçi, njëherësh ideatori i super-makinës shqiptare.

Logoja është riinterpretim i flamurit të Shqipërisë, dhe dy kokat në krye prezantojnë dy kokat e shqiponjës.

Por, kjo nuk është e tëra. Emri i kompanisë Arrera të cilën Thaçi e themeloi në vitin 2016 ndërthur dy fjalët shqipe, “Ar” dhe “Era” për të gërshetuar kuptimin “epokë e artë”.

Ndryshe, hiper-makina shqiptare u prezantua së fundmi në panairin e TREDITECH në Torino të Italisë dhe pritet të jetë në mesin e pesë automjeteve më të shpejta në botë.

I riu prezanton veturën e parë shqiptare “Illyrian TSX”, do të kushtojë deri në 1.7 milion euro…

Vetura e parë shqiptare u prezantua dje në ekspozitën TREDITECH, në Torino, Itali. Supervetura e re “Illyrian Pure Sport” ka një motor 6.2 litërsh LT2 V8 me 840 kuaj/fuqi. Shpejtësia maksimale pritet të arrijë në 375 kilometra në orë. Ndërsa, çmimi i saj do të fillojë nga 1.2 milion euro deri në 1.7 milion euro – në bazë të specifikave.

Illyrian TSX” nga “Arrera” konsiderohet automjeti i parë shqiptar i realizuar nga Qëndrim Thaçi, nga komuna e Drenasit, i cili është rritur në Itali.

Thaçi, themelues i “Arrera Automobil”, është gati që ta promovojë projektin madhor në mbarë globin. “Illyrian Pure Sport do të jetë automobili i parë me standarde ndërkombëtare që do të prodhohet në Shqipëri.

Sherr mes vajzash , 21-vjeçarja godet me shkop gome 24-vjeçaren…

Dy vajza të reja janë proceduar në gjendje të lirë, pas një sherri të ndodhur mes tyre. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në lagjen “11 nëntori” në Elbasan. Një 21-vjeçare dyshohet se ka goditur me send të fortë, shkop gome, një 24-vjeçare.

Konflikti mes tyre dyshohet se ka nisur për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Trafiku i makinave nga Kapshtica/ Reagon policia Greke: “Hetimi nisi në mars, janë sekuestruar 8 automjete…

Policia greke ka reaguar sot pas një operacioni të përbashkët me policinë shqiptare, që çoi në sekuestrimin e automjeteve të vjedhura, 1 në Greqi dhe 7 në Shqipëri, ndërkohë që 2 ende nuk janë gjetur. Operacioni çoi në arrestimin në Shqipëri të Maradona Cenollit, 32 vjec dhe pezullimin nga detyra të 4 punonjësve të policisë Korçë.

Sipas komunikatës së sotme të policisë greke,

hetimi ka nisur që në muajin mars kur në territorin grek u sekuestruan dy automjete luksoze në tentativë për të hyrë në Shqipëri, ndërsa policia shqiptare ka sekuestruar 7 automjete të tjera, ku nga fotografitë e publikuara nga policia greke, rezultojnë automjete të sekuestruara jo vetëm në Korcë por edhe në Sarandë.

Konkretisht sipas policisë greke në 31 mars 2023 në Follorinë, në tentativë për të hyrë përmes Kapshticës në Shqipëri është sekuestruar një fuoristradë tip “Peugeot”, e deklaruar e vjedhur në 11 mars 2023 në Komisariatin e Pallinit në Greqi. Në pranga ra drejtuesi i mjetit, shqiptar 31 vjeç. Bashkë me të u sekuestrua edhe një “Mercedes-Benz” luksoz dhe u arrestua drejtuesi shqiptar 43-vjeç, i cili shoqëronte automjetin e vjedhur.

Hetimi në bashkëpunim me palën shqiptare zbuloi kalimin në Shqipëri edhe të 9 automjeteve të tjera, kryesisht të së njëjtës markë fuoristradë “Peuget”, të cilat ishin vjedhur në Greqi.

U identifikua shtetasi Maradona Cenolli 32 vjeç, i cili kryente trafikimin e mjeteve në Shqipëri përmes targave false, leje qarkullimi false dhe numër shasie të falsifikuar. Vlera e secilit mjet llogaritët në 30.000 euro ndërsa dëmi total 300.000 euro. Nga 9 automjetet e vjedhura, 7 u sekuestruan nga policia shqiptare nga të cilat 6 në Korcë dhe 1 në Sarandë.

Të huajt po “blejnë” Sarandën, shtrenjtohen apartamentet…

Në Sarandë këtë sezon turistik po shënohet një rritje tjetër e çmimeve të apartamenteve. Në qytetin bregdetar janë drejt zhvillimit dhe përfundimit një sërë objektesh të reja banimi që shumë shpejt pritet të hidhen në tregun e shitjes së pasurive të paluajtshme. Duke vlerësuar çmimet e deritanishme të prenotimeve sipas Eronit Çumanit drejtuesit të agjencisë imobiliare “Saranda Property” pronat po shiten me çmime më të larta se vitin e kaluar.

Çumani thotë se pronat e reja vijojnë të dalin me çmime nga 1,500 deri 2,500 euro për metër katror, ndonëse bëhet fjalë për objekte me vendodhja nga 500 deri 1,000 metra larg detit.

“Çmimet e pronave të reja këtë vit sigurisht janë më shtrenjtë se vitin e kaluar, pasi janë prenotuar për blerje prona të reja që në zhvillim me çmime 1,500 deri 2,500 euro për metër katror. Ndërkohë këto objekte janë me largësi nga deti deri në 1,000 metra. Pra në Sarandë nuk ka më diferencim çmimesh në varësi të vendodhjes së pronës. Çmimet e apartamenteve të reja po të dalin në nivele të njëjta, pavarësisht brezit të parë, të dytë e më tej”.

Sipas tij rritja e çmimeve po ndikohet nga shtimi i kërkesës për prona nga të huajt.

Vitin e kaluar sipas të dhënave të agjencive imobiliare vlerat minimale të shitjes së apartamenteve varionin nga 1,500 deri 2,500 euro për metër katror nga 1,200 deri 1,700 euro për metër katror që u shitën në 2022. Çmimet vjet u rritën 25 deri 47%. Ndërsa vlera maksimale për shitjen e pronave edhe përgjatë vitit 2023 vijuan të jetë 3,000 deri 3,500 euro për metër katror. Me tepër janë prona me afërsi nga deti dhe me sipërfaqe të madhe verande.

Sakaq në Sarandë për shkak të çmimeve të larta dhe të papërballueshme nga vendasit, blerësit kryesorë të pronave vijojnë të mbeten të huajt. Krahasuar me zonat bregdetare të Malit të Zi, duke përfshirë Budvën apo Kotorin, në qytetin e Sarandës çmimet e pronave janë më të ulëta.

Drejtues i agjencisë imobiliare “Saranda Property” thotë 90% të pronave të shituara sezonin e kaluar në Sarandë janë blerë nga të huajt. “Shumica e blerësve janë nga shtetet e Bashkimit Europain, si: Gjermania, Zvicra, Austria, Italia dhe më pas vijojnë blerjet nga çekët dhe polakët. Shumica e tyre blejnë apartamente për qëllime banimi dhe investimi”.

Por rritja e çmimeve sipas Eron Çumanit ka ulur kërkesën për blerje pronash nga të huajt, të cilët tashmë më tepër po orientohen drejt marrjes së pronave me qira afatgjatë për periudhë 1 apo disa vjeçare. Çumani pohon se shtimi i kërkesës pritet të nxisë rritjen e çmimit të qirave afatgjatë në Sarandë.

Sakaq shumë të huaj që më parë preferonin të kishin një shtëpi banimi në Sarandë për shkak të çmimeve të larta, sipas Eron Çumanit nga agjencia imobiliare “Saranda Property” më tepër po orientohen drejt marrjes së pronave me qira afatgjatë për periudhë disa vjeçare. Çumani pohon se shtimi i kërkesës pritet të nxisë rritjen e çmimit të qirave afatgjatë në Sarandë.

Vitin e kaluar rritje të çmimeve pati në të gjitha zonat bregdet. Referuar të dhënave të agjencive imobiliare në vijën e parë të ndërtimit në zonën e Lungomares çmimet e apartamenteve arritën 2,700-2,800 euro për metër katror,

nga 1,700 deri 1,800 euro që u shitën në vitin 2022. Rritja 55 deri 58%.

Ndërsa vilat elitare me pamje nga deti në zonat e Palasës u shitën me çmim 1,6 milionë euro nga 1,2 milionë euro që ishte çmimi i tyre në 2022. Në bregdetin e Durrësit dhe Qerretit, çmimet e pronave në vijën e parë u rritën 15%. Agjencitë e pasurive të patundshme pohuan se shtrenjtimi i çmimeve erdhi nga kërkesa e lartë e të huajve dhe rritja e kostove nga materialet e ndërtimit./Monitor

Historia e pështirë e Filo ngricës…

Nga Daniela Zisi:

Ku jeton Sotiraq Filo?

Një javë pas rënies së borës rrugët e Korçës janë ende të ngrira,edhe pse dielli dhe rritja e temperaturave kanë bërë të vetën.
Fotot janë bërë sot në qendër të qytetit dhe mendoni në ç’ gjendje janë rrugët në lagjet e tjera.
Në urgjencën e Spitalit të Korçës çdo ditë paraqiten 4 apo 5 qytetarë me fraktura dhe trauma nga rrëzimi në akull.

Por Sotiraq Filo,i thotë Këshillit Bashkiak,që situatën e përballuam me sukses.
Me çfarë e mat Filo suksesin?
Me këmbët dhe krahët e thyer në rrugët e ngrira?
Me qindra të moshuar që u izoluan dhe nuk dolën dot nga shtëpia as për të blerë bukë?

Me punëtorët që çanin akullin me kazëm dhe kursyen kripën si të ishte flori?

Me kontratën skandaloze të bashkisë për pastrimin e Korçës,që parashikon pastrim nga bora vetëm 20 ditë çdo dimër dhe vetëm në rrugët dhe lagjet që ka përcaktuar bashkia sipas një harte,por jo në të gjithë qytetin? I vetmi sukses i bashkisë në këto ditë me dimër të ashpër, që vështirësoi jetën e qytetarëve, është histeria e pështirë e agjitacionit që tenton të mbulojë abuzimin dhe papërgjegjshmërinë. FiloKorcangricat

E rëndë në Korçë, 28-vjeçari reh nënën…

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin J. C., 28 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij,

e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Gjithashtu po nga keta specialiste ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë, për ndalimin e shtetasit A. B., 23 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka përndjekur dhe ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëjetueses së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Goditi me grushta punonjesin e postës, procedohet Pogradecari…

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. H., 50 vjeç, banues në Pogradec, pasi në ambientet e Degës Postare Pogradec, dyshohet se ka goditur me grusht, për shkak të detyrës, një punonjës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Maliq/ Vodhi shtepine e nuses së xhaxhait ,ndalohet 33 vjeçari nga Rëmbeci…

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë, për ndalimin e shtetasit në kërkim S. A., 33 vjeç, banues në fshatin Rëmbec, Maliq. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë ka caktuar ndaj këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhja”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 09.01.2024, në fshatin Rëmbec,

ku në banesën e shtetases L. A., 68 vjeçe (bashkëshortja e xhaxhait të 33-vjeçarit) është vjedhur një shumë e konsiderueshme lekësh.

Ilnisa në merak për moshën e Meritonit: “Nëse je 23-vjeç unë s’të…

Banorët e “Big Brother Vip”, Meritoni dhe Ilnisa, vazhdojnë të jenë dita ditës më të afërt me njëri-tjetrin. Në ambientet e shtëpisë, ata janë shfaqur të pandarë, të përqafuar e duke shkëmbyer puthje. Ndonëse nga banorët e tjerë është parë si strategji loje dhe mund të jetë e tillë, por duket se gjërat mes tyre po bëhen pak më serioze.

Në një bisedë gjatë mbrëmjes së djeshme, të dy po diskutonin për moshën.

Meritoni e ngacmon duke i thënë se është rreth 22-23-vjeç, ndërsa Ilnisa e kupton shakanë, por e ‘paralajmëron’ se nëse është në këtë moshë, nuk do të flasë më me të.

Mbante gruan, vajzën dhe nënën të mbyllur në banesë, 35-vjeçari i monitoronte me kamera kur largohej! U bllokonte edhe valët e telefonit…

Personi që shihni në foto është Jetnor Zhaboli, 35-vjeçari i cili kishte blinduar në banesën e tij me kamera sigurise, nënën, vajzën e tij të mitur dhe bashkëshorten. I riu me profesion ekonomist u arrestua ditën e sotme nga blutë e Tiranës, pasi përveçse mbante mbyllur në banesë familjaret e tij, ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike sistematikisht ndaj bashkëshortes së tij.

Ai kishte instaluar kamera në çdo cep të shtëpisë madje edhe në dhomën e gjumit dhe në tualet, duke monitoruar kështu nënën, gruan dhe vajzën e tij gjatë gjithë kohës.

Më herët u bë me dije se ai kishte montuar dhe bllokues valësh që në momentin që ai ndodhej jashtë banesës nëna, bashkëshortja dhe vajza mos të kishin mundësi komunikimi me asnjë person.

Ndër të tjera u raportua se bashkëshortja e Zhabolit kishte tentuar vetëvrasje. Efektivët e policisë gjatë kontrollit në banesë gjetën dy letra që gruaja i kishte shkruar për familjarët e saj, ku iu linte lamtumirën dhe i kërkonte falje.

Jetnor Zhaboli