Korçë/ Motra ngre alarmin në polici :”Kemi humbur kontaktet me vëllain…

Në Komisariatin e Korçës është paraqitur një 66-vjeçare nga fshati Biranj, e cila kallëzoi humbjen e kontakteve me vëllain 49 vjeç, për vendndodhjen e të cilit nuk ka dijeni. Menjëherë pas kallëzimit kanë nisur verifikimet, nga të cilat ka rezultuar se 49-vjeçari Flori Mu ka hyrë në Shqipëri, nga Greqia, më 18 nëntor 2023. Denoncimi nga familjarët është bërë vetëm tani.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 10.02.2024, në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur shtetasja D. M., 66 vjeçe, banuese në fshatin Biranj, e cila ka kallëzuar se ka humbur kontaktet me vëllanë e saj, shtetasin F. M., 49 vjeç, për vendndodhjen e të cilit, nuk ka dijeni. Menjëherë pas kallëzimit kanë nisur verifikimet, nga të cilat ka rezultuar se 49-vjeçari ka hyrë në Shqipëri,

nga Greqia. Vijon puna për gjetjen e tij.

Aktori i “Portokalli”: “Femrat shqiptare të shohin sa para ke, nuk ja vlen të martohesh

Aktori i Portokallisë, Akil Varfi ka deklaruar në emisionin “Ftesë në 5” se dyshimet e tij për një tradhti në lidhje kanë rezultuar të vërteta. I pyetur nga moderatorja Bieta Sulo nëse ke pasur ndonjë dyshime për besnikërinë e partneres, Akili e pohoi. Bieta: Akil a ke pasur dyshim, qoftë edhe njëherë të vetme për besnikërinë e partneres tënde?

Akil Varfi: Nuk do të thotë që kam pas shumë, ato pak herë që kam pas, më kanë rezultuar të sakta.

Bieta: Më pëlqen sinqeriteti i Alikit, je i martuar?

Akili: Jo, larg qoftë!

***

Akili deklaroi se ai e sheh shumë të vështirë që sot të gjejë një vajzë që nuk sheh paratë tek djali. Ai tha se sot vajzat fillimisht shohin fizikun, por më tepër fokusohen tek paratë që personi përballë ka.

“Jetojmë në një kohë ku gjërat nuk i shoh me anën e zemrës ose obsesionit, por i shoh me anë të logjikës. I shoh me logjikë. Në teori ju kuptoj juve. Se në teori unë jam Aladini dhe shkoj tek princesha. Në teori unë vërtet shkoj aty ku jam më mirë, por në realitet nuk është më kështu.

Një femër të sheh tek fiziku, në rastin tim që nuk kam ndonjë bukuri të madhe shohin sa para ke. Momentin që ti ke, të jesh edhe personi më i keq të pranon. Një femër që është mësuar të harxhojë 200 mijë lekë në ditë dhe unë rrogën e kam 800, katër ditë shtyjmë me të”, tha aktori.