Modelja seksi Rike Roçi duket se po shijon disa ditë relaksi në bregdetin e Vlorës, teksa ka zgjedhur një hotel luksoz për pushimet e fundjavës. Së fundmi, ajo ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale me disa foto “të nxehta” me rroba banjo, ku ekspozon format e saj fizike.
Por mes imazheve që kanë marrë edhe pëlqime në rrjetet sociale, një detaj nuk ka kaluar pa u vënë re.
Në një prej fotove, Rike shfaqet brenda dhomës së hotelit, ndërsa ka lënë të kuptohet se nuk është vetëm. Modelja është treguar e kujdesshme duke mos zbuluar identitetin e personit që e shoqëron, por në foto duket vetëm këmba e një mashkulli, çka ka shtuar kuriozitetin e ndjekësve.
Burime pranë modeles bëjnë me dije për Shqip.com se Rike po shoqërohet prej disa muajsh me një mashkull rreth 10 vite më të madh se ajo.
Megjithatë, deri tani modelja ka preferuar të mbajë larg vëmendjes mediatike detajet e jetës së saj private.
Mbetet për t’u parë nëse Rike Roçi do të vendosë të zbulojë më shumë rreth historisë së saj të re të dashurisë.








