Kjo është 40-vjeçarja që humbi jetën në aksidentin në Memaliaj, bashkëshorti në luftë për jetën…

Dhoksi Mango, është 40-vjeçarja që humbi jetën në aksidentin tragjik të ditës së sotme në aksin rrugor Memaliaj-Krahës. 40-vjeçarja po udhëtonte me bashkëshortin e saj Ledian Ibrahim kur u përplasën kokë më kokë me një automjet tjetër. Shkak për aksidentin tragjik dyshohet se është bërë lagështira prej reshjeve të dendura, automjetet janë përplasur dhe njëri prej tyre ka përfunduar në kanalin anës rrugës.

Dhoksi Mango, me origjinë nga Përmeti ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa bashkëshorti i saj po lufton me vdekjen në spitalin e Gjirokastrës.

Si pasojë e këtij aksidenti mbeti i plagosur edhe drejtuesi i automjetit tjetër.

Gvozdenovic: “Ndoshta ndeshja më e keqe nga ne, por jam i kënaqur me fitoren…

Përfundon java e 23-të e “Abissnet Superiores”. Skënderbeut i mjaftoi një gol i hershëm për të marrë tre pikët kundër Kukësit. Rashica u gjend fare pranë vijës fatale në zonën kundërshtare, nga ku në minutën e 6 të takimit e dërgoi topin në rrjetë. VAR-i dha miratimin e tij dhe festa ishte tërësisht legjitime. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në vërshëllimën e trefishtë të gjyqtarit, çka solli fitoren e Skënderbeut.

Gvozdenoviç tha:

“Jam kënaqur me fitoren pasi ishte e rëndësishme, fusha ishte e vështirë dhe ishte shumë ftohtë. Kukësi ishte skuadër e mirë dhe i uroj shumë sukses në vazhdimësi. Ndoshta ishte ndeshja jonë më e keqe, nuk ishim mirë, nuk krijuam raste për gol, komplet s’ishte ndeshje e mirë nga Skënderbeu.

Nuk ishim mirë në pjesën e parë në mesfushë, pas golit dhe në pushim, ndryshuam lojën. Kishim merak mos pësonim dhe jam i kënaqur me 3 pikët”, deklaroi ai për “MCN TV”.

‘Nuk të dua më pak’/ Klajdi Haruni publikon për herë të parë foto me vajzën…

Pak kohë më për, Klajdi Haruni dhe partnerja e tij, Orgesa, u bënë prindër për të parën herë, teksa erdhi në jetë vajza e tyre, për të cilën zgjodhën emrin e bukur Hea. Që nga ajo kohë, Klajdi ka folur për jetën si baba i ri, po ashtu ndjesitë që i jep e bija, ndërsa ka ndarë në rrjetet sociale edhe momentet që kalon me të, por duke i treguar i kujdesshëm,

pa ja zbuluar ende portretin.

Megjithatë sot artisti duket se ka vendosur që të na prezantojë me Hean, teksa ka ndarë në Instagram një foto shumë të bukur me të bijën, ndërsa mund të shohim edhe një pjesë të portretit të saj, ndërsa postimin e shoqëron me fjalët:

“Nuk të dua më pak”, shkëputur nga një prej këngëve të tij më të bukura.

https://www.instagram.com/p/C3K6ybZo6R7/?utm_source=ig_web_button_share_sheet

Sara rrëfehet tek Bardhi: “Kam humbur një fëmijë tani afër, ndaj jam bërë pa takt…

Sara Gjordeni, pasditen e sotme i ka rrëfyer Bardhit se ka humbur një fëmijë tani afër. Ajo tha se nuk e di askush as brenda dhe as jashtë shtëpisë përveç personi me të cilin ka qenë shtatzënë dhe mamaja e saj.

Pjesë nga diskutimi:

Sara: Bardh, tani afër kam humbur një fëmijë

Bardhi: Ideja është që të jetë sekret që se di kërkush brenda

Sara: Se di askush brenda, as jashtë. Përveç atij, mamit

Bardhi: Ai (Endriku) të pa kur e the, dhe ti e pe

Sara: Jo, unë e pashë dhe për një sekret tjetër kur e kuptova se e ka ai

Sara: Kur kam humbur fëmijën atëherë ka qenë pika që u bëra kjo sara pa takt

Bardhi: A lejohet me fol?

Sara: Po, lejohet

Rebeshe shiu dhe ciklone /Ja deri kur vazhdon moti i paqëndrueshëm…

Këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga një “luftë” dhe “përplasje” e qarkullimit anticiklonar me masa ajrore të lagështa veriperëndimore me qarkullimin ciklonar shoqëruar me masa ajrore relativisht të thata dhe të ngrohta jugperëndimore. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditën e Hënë moti do të jetë i paqëndrueshëm, me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e rrebesheve afatshkurtra dhe shtrëngatave në pothuajse të gjithë territorin.

Reshjet e borës do të jenë me intensitet të ulët përgjatë maleve në veri, verilindje dhe juglindje të vendit.

Ditën e Martë moti do të jetë me kthjellime dhe alternime vranësirash, të cilat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët në qendër dhe në lindje të vendit.

Ditën e Mërkurë, të Enjte dhe të Premte moti parashikohet i qëndrueshëm me mbizotërim të motit të kthjellët, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta dhe kalimtare.

Era në pjesën më të madhe të ditëve do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi 1-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina fiton shpejtësi deri 16m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4ballë.

Mjegulla dhe mjegullina do të jenë prezente gjatë orëve të mëngjesit në zonat luginore dhe pjesërisht zonat e ulëta.

Frikë në Korçë/ 2 futbollistë i merr ambulanca pas ndeshjes…

Pas ndeshjes dy lojtarë një i Skënderbeut dhe tjetri i Kukësit kanë pasur probleme shëndetësore. Bëhet fjalë për futbollistin e Skënderbeut, Randi Dumfor dhe Kleandro Lleshi i Kukësit. Të dridhura, ethe dhe simptoma të tjera kanë ndjerë futbollistët në fjalë e për këtë arsye kanë ndërhyrë menjëherë stafet mjekësore në dhomat e zhveshjes.

Më pas për të stabilizuar gjendjen e tyre është dashur të lajmërohet autoambulanca e cila ka transportuar Randin në spitalin e Korcës ndërsa Lleshi ka udhëtuar me familjarët drejt spitalit te qytetit.

Siç shihet edhe nga pamjet këto janë momentet e transportimit të futbollistëve nga stadiumi i qytetit. Për t’u theksuar se të dy lojtarët e nisën duelin nga minuta e parë.

‘Fitore në stuhi’/ Skënderbeu mposht 1-0 Kukësin dhe hedh sytë nga vëndi i 4-rt

Superliga shqiptare e futbollit mbylli këtë të dielë javën e 23-të. Skënderbeu ka mposhtur Kukësin me rezultatin minimal 1-0 në Korçë. Në stadiumin Skënderbeu duhej goli i Ermir Rashicës në minutën e gjashtë që Korçarët të fitonin 1-0 me Kukësin. Verilindorët kanë 13 ndeshje pa fitore, teksa Emiljano Çela merr humbjen e dytë në po kaq ndeshje në pankinën e Kukësit.

Kështu miqtë e shohin veten në fundin e renditjes me 19 pikë. Skënderbeu me 28 pikë dhe një ndeshje me pak pozicionohet i shtati ,duke hedhur syte lart tek vendi i 4-rt.

SKËNDERBEU 1-0 KUKËSI

6′ Rashica

FORMACIONET ZYRTARE

SKËNDERBEU: Alia, Gërço, Ramos, Prençi, Shaqe, Rabiu, Dumfur, Lika, Liço, Rashica, Frenklin Trajner: Ivan Gvozdenoviç

KUKËSI: Tafas, Lala, Zenunaj, Lamçe, Dragoshi, Fejzaj, Lleshi, Murati, Da Mota, Salami, Beshiraj Trajner: Emiljano Çela

KUKËSI: Tafas, Lala, Zenunaj, Lamçe, Dragoshi, Fejzaj, Lleshi, Murati, Da Mota, Salami, Beshiraj Trajner: Emiljano Çela

Venecia qyteti i parë Italian që kërkon një tarifë hyrëse. Nis nga 25 Prilli…

Mijëra vizitorë në karnavalet e Venecias po shijojnë atë që mund të jetë viti i fundit i aksesit falas për udhëtarët ditorë që duan të vizitojnë qytetin historik, përpara se të hyjë në fuqi një tarifë shumë e debatuar. Duke filluar nga pranvera e vitit 2024, vizitorët në qytetin italian do të duhet të paguajnë 5 Euro për të hyrë.

Turistët që nuk paguajnë tarifën prej 5 Euro do të gjobiten nga 50 deri në 500 Euro.

Autoritetet italiane kanë vendosur që të shpërndajnë ditët me pagesë përgjatë vitit dhe jo gjatë një muaji të tërë kalendarik, duke zgjedhur ditët që parashikohen të jenë më të ngarkuara, për shembull fundjavat e festave dhe periudhat e pikut të karnavaleve.

Venecia, me kanalet e saj piktoreske, ka luftuar me efektet e turizmit masiv për vite me radhë dhe ka prezantuar një skemë prove që do të hyjë në fuqi nga 25 Prilli, në përpjekje për të kufizuar numrin në rritje të vizitorëve ditorë.

Sipas vendimit të autoriteteve italiane, vizitorët mbi 14 vjeç që hyjnë në qytetin e Venecias do të duhet të paguajnë tarifën e vendosur për ditët e përcaktuara nga autoritetet. Përjashtimet ekzistojnë për vendasit, udhëtarët dhe ata me shtëpi të dyta në qytet, të cilët kanë paguar taksën lokale të pronës, si dhe për turistët që qëndrojnë gjatë natës në qytet dhe ata që marrin pjesë në ngjarje sportive. Këto kategori do duhet të regjistrohen në internet për të rezervuar udhëtimin e tyre.

Aksident në aksin Pogradec-Tushemisht, ‘Benzi’ përplaset me shtyllën elektrike…

Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në aksin rrugor Pogradec-Tushemisht. Një automjet tip “Mercedes” ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga duke goditur dhe dëmtuar një shtyllë të tensionit të lartë. Deri më tani nuk raportohet për persona të plagosur, ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje, e cila po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

OSHEE në Pogradec ka ndërprerë energjinë elektrike në disa lagje për shkak të dëmtimit të shtyllës mbajtëse të rrjetit.

E rëndë/ 15-vjeçarja tenton t’i jap fund jetës duke pirë fotoksinë…

Një 15-vjeçare në Fier ka tentuar ti japë fund jetës duke pirë fotoksinë. Sapo është konstatuar nga familjarët e reja është dërguar menjëherë në spital, dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihet ende se çfarë e ka shtyrë vajzën adoleshente drejt këtij akti ekstrem.

“Në datën 10.02.2024, rreth orës 20:40, në spitalin rajonal të Fierit është paraqitur një shtetase e mitur, 15 vjeçe, pasi dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese (fotoksinë), e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën“, -njofton Policia.

Oreksi i zengjinëve të rrinj në Korçë është për ta rrjepur klientin e nxjerrë dy e tre lëkurë…

Nga Skender Demolli:

Ata që bëjnë sot biznesin në Korçë, në krahësim me tregtarët e dikurshëm të qytetit e traditës, janë më së shumti amatorë e pa përvojë, ca më shumë në degën e turizmit. Kuzhina llogaritet sipas shijeve tona dhe për të huajt: mishi kryefjale e menusë dhe patatja o e tiganit, ose e furrës, kur jashtë e gjen të gatuar në më shumë se 100 forma e asortimente, ashtu si dhe perimet etj.

Kultura e shërbimit le për të dëshiruar, ndërsa për çmimet në raport edhe me pjatën, janë vërtet të larta në krahësim me fqinjët si Greqia e Turqia, që kanë bum turistik, sidomos në verë edhe për faktin se klienti trajtohet si mysafir i rrallë në shtëpi, me mendësinë që po nuk u kënaq ai, nuk mund të kënaqem unë e në këtë mes sallatat, supat etj.

Veç mishit e peshkut që nuk tregtohen njëherë më shumë nga çmimi i blerjes me shumicë, por sipas klientit, duke ia kripur kokën sa më shumë.

Oreksi për të nxjerrë nga kurrizi i klientit duke u orvatur për ta rrjepur e nxjerrë dy e tre lëkurë i ka çuar disa biznese të punojnë me shpirtin e makutërisë, siç i përqeshnin zengjinët e rinj në Korçë dikur për gatimet e korminës: “Ha çka brenda saj me pesë lek, që të fitoj edhe unë pesë e të më mbetet kormina”.

Jetonte me qira, 27 vjeçarja bie nga kati i 4-rt ,vdes në spital…

Një 27-vjeçare ka rënë nga kati i katërt i një pallati mbrëmjen e shkuar në Kamzë. E reja ka ndërruar jetë sot në spital. Ende nuk dihet si ka ndodhur ngjarja, e cila sipas policisë po hetohet. Më datë 10.02.2024, rreth orës 23.00, në rrugën “Teuta”, ka rënë nga lartësia e një pallati 4 katësh, shtetasja S. A., 27 vjeçe, banuese me qira po në këtë adresë. Si pasojë e dëmtimeve të marra, kjo shtetase ka ndërruar jetë në spital.

Janë kryer veprimet e para procedurale dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sqaroi policia.

E rëndë/ Djali vret nënën ,e raportoi si vdekje natyrale…

Ndriçim Sokoli, 35 vjeç nga fshati Vilë Bashtovë i Rrogozhinës është autori i vrasjes së nënës së tij të moshuar. Siç bën me dije policia përmes një njoftimi zyrtar, vdekja e 75 vjeçares u raportua ditën e djeshme si vdekje natyrale. Por pas hetimeve dhe ekspertizës mjeko-ligjore, rezultoi se ajo ishte abuzuar fizikisht nga i biri duke marrë dëmtime që i kushtuan jetën. Dyshohet se i riu vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Më poshtë njoftimi i plotë i bluve:

U raportua fillimisht si vdekje natyrale, si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, zbardhet shkaku i humbjes së jetës së 75-vjeçares. Vrau nënën e tij, nëpërmjet dhunës fizike, arrestohet në flagrancë 35-vjeçari. 35-vjeçari vuante nga sëmundje mendore. Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës së shtetases I. S., 75 vjeçe, e cila u gjet e pajetë më datë 10.02.2024,

në banesën ku jetonte me djalin e saj, sqarojmë se:

Në momentet e para, nga këqyrja e jashtme paraprake e trupit të 75-vjeçares, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe ngjarja është raportuar si vdekje natyrale. Pas kryerjes së hetimeve të thelluara dhe ekspertizës mjeko-ligjore, është konstatuar se shtetasja I. S. kishte disa orë që kishte humbur jetën.

Gjithashtu, rezultoi se djali i saj, shtetasi N. S., i cili vuan nga sëmundje mendore, kishte ushtruar dhunë fizike ndaj 75-vjeçares, dhunë e cila i kishte shkaktuar dëmtime që kishin sjellë si pasojë humbjen e jetës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Çmenduri/ Çon për të lyer makinën, vëllezërit dalin xhiro në qytet. Kur pronari i konstaton, tentojnë ta shtypin dhe e përplasin…

Nuk i kryen punimet e premtuara në automjet dhe e kërcënuan për ta shtypur me automjetin e tij, ndërhyrja në kohë e Policisë çon në pranga 2 vëllezër, pronar të një subjekti për lyerje automjetesh. 2 vëllezërit e përdornin automjetin e 46-vjeçarit, për të lëvizur vetë dhe në momentin që pronari i automjetit i ka konstatuar, kanë tentuar ta shtypin duke e marrë mbi kofanon e automjetit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, sapo janë njoftuar se 2 shtetas kishin tentuar të shtypnin me automjet, një shtetas, kishin përplasur automjetin me bordurën, dhe më pas ishin larguar duke braktisur automjetin, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tyre.

Falë reagimit në kohë dhe verifikimeve të shpejta në vendngjarje, shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të 2 shtetasve, duke bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e tyre, konkretisht: D. C., 27 vjeç dhe E. C., 20 vjeç, vëllezër, të dy banues në fshatin Fermë Sukth.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi E. A. kishte çuar automjetin e tij, në subjektin e vëllezërve, për ta lyer. Vëllezërit nuk e kishin lyer automjetin, por lëviznin me të, në qytet.

Në Shkozet, në rrugën që të çon te kualidimi, shtetasi E. A. ka konstatuar 2 vëllezërit që lëviznin me automjetin e tij. Ai i ka dalë para automjetit, që ta ndalonte, por vëllezërit kanë tentuar ta shtypin, duke e marrë në kofanon e automjetit, deri në afërsi të universitetit. Më pas ata kanë përplasur automjetin me trafikndarësen, e kanë braktisur atë dhe janë larguar.

Shtetasi E. A. nuk ka pësuar dëmtime fizike dhe ka njoftuar menjëherë Policinë, për ngjarjen e ndodhur. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të 2 vëllezërve dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tyre në flagrancë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Moti i keq “pushton” vendin, ja çfarë ndodh gjatë ditës…

Ditën e Diel nis gradualisht depërtimi i masave ajrore të lagështa veriperëndimore duke sjellë kështu mot të paqëndrueshëm me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit.
Në intervale të shkurtra kohore lokalisht në veriperëndim dhe në jug pas orëve të mesditës reshjet do të jenë me intensitet deri të lartë në formën e stuhive me shkarkesa elektrike.

Vlen për tu theksuar si problematik elementi erë që do të fryjë nga kuadrati I jugut me shpejtësi 2-10m/s, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare era do të jetë në formën e Tufanit duke arritur shpejtësi 15-23m/s, shoqëruar me valëzimin në det të forcës 3-7ballë.