Oreksi i zengjinëve të rrinj në Korçë është për ta rrjepur klientin e nxjerrë dy e tre lëkurë…

Nga Skender Demolli:

Ata që bëjnë sot biznesin në Korçë, në krahësim me tregtarët e dikurshëm të qytetit e traditës, janë më së shumti amatorë e pa përvojë, ca më shumë në degën e turizmit. Kuzhina llogaritet sipas shijeve tona dhe për të huajt: mishi kryefjale e menusë dhe patatja o e tiganit, ose e furrës, kur jashtë e gjen të gatuar në më shumë se 100 forma e asortimente, ashtu si dhe perimet etj.

Kultura e shërbimit le për të dëshiruar, ndërsa për çmimet në raport edhe me pjatën, janë vërtet të larta në krahësim me fqinjët si Greqia e Turqia, që kanë bum turistik, sidomos në verë edhe për faktin se klienti trajtohet si mysafir i rrallë në shtëpi, me mendësinë që po nuk u kënaq ai, nuk mund të kënaqem unë e në këtë mes sallatat, supat etj.

Veç mishit e peshkut që nuk tregtohen njëherë më shumë nga çmimi i blerjes me shumicë, por sipas klientit, duke ia kripur kokën sa më shumë.

Oreksi për të nxjerrë nga kurrizi i klientit duke u orvatur për ta rrjepur e nxjerrë dy e tre lëkurë i ka çuar disa biznese të punojnë me shpirtin e makutërisë, siç i përqeshnin zengjinët e rinj në Korçë dikur për gatimet e korminës: “Ha çka brenda saj me pesë lek, që të fitoj edhe unë pesë e të më mbetet kormina”.