Vetmia, brenga e moshës së tretë në shoqërinë Shqiptare. Historia e nënë Ismetes(Video)

Të moshuarit e vetmuar janë një tjetër shqetësim serioz i shoqërisë shqiptare. A2 ka vizituar Ismete Qeva, 72 vjeçe, e cila prej disa vitesh, edhe pse ka 3 fëmijë dhe 9 nipër e mbesa, fati e ka sjellë që të jetojë e vetme edhe për festa. Edhe pse me fëmijë dhe nipër e mbesa, nënë Ismetja nuk i fajëson, por mundohet t’i jusitifkojë:

“Djalit i ka vdekur nusja, ju prish terezia. Kam një vajzë në Greqi dhe ajo e ndarë nga burri. Një vajzë në Durrës e kam me kredi, kështu që nuk më ndihmon dot asnjë”.

Dhe për këto arsye, 72-vjeçarja numëron me dhimbje motet që feston e vetme natën e ndërrimit të viteve: “Viti i tretë që festoj vetë. Secili ka hallet e veta, nuk themi dot se nuk na duan. Nuk kanë mundësi”.

Përveçse duhet të kujdeset për veten, nënë Ismetja mendon t’i çojë diçka edhe djalit në burg.

Por, megjithëse përpiqet të jetë e zonja e vetes, sërish një pyetje e mundon kur kujton vuajtjet dhe përkujdesjen që ka treguar ndër vite për fëmijët dhe fëmijët e fëmijëve të saj.

E megjithatë, shpreson dhe uron të gjithë shqiptarët për një vit të ri të mbarë dhe me harmoni në familje.

Viti i Ri 2025, Sali Berisha uron qytetarët: “Të bashkohemi për rotacionin në Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha përmes një mesazhi në rrjetet sociale ka uruar të gjithë shqiptarët gëzuar Vitin e Ri 2025. Berisha u shpreh se viti 2025 pritet të jetë një vit plot shpresa kudo në botë. Kryedemokrati theksoi se Shqipëria e 2025 do të jetë Shqipëria e qytetarëve të lirë, e lirive të respektuara dhe të drejtave të tyre.

Urimi i plotë i Kryetarit të PD Sali Berisha:

Të dashur qytetare dhe qytetarë shqiptarë! Pak orë na ndajnë nga Viti i Ri 2025, ndaj dhe nga zemra ju uroj ju, kudo që festoni sonte: në vatrat tuaja familjare, tek miqtë, shokët, në klube, restorante, në udhëtime, apo në spitale dhe institucionet e vuajtjes së dënimit, Gëzuar Vitin e Ri 2025! Kjo natë magjike pritet dhe festohet me shpresë të madhe për mbarësi dhe të mira në vitin 2025. Në të vërtetë, viti 2025 nis me një ndryshim të madh.

Në Washington, pas tre javësh inaugurohet pushteti i ri i Presidentit, Donald Trump, i dalë nga zgjedhjet presidenciale. Rikthimi në pushtet i presidentit Trump shënoi bllokimin e triumfit të ekstremit të majtë në SHBA. Bllokoi një agresion të vërtetë ndaj identitetit njerëzor, gjinisë, e pse jo dhe familjes. Por viti 2025 pritet të jetë gjithashtu një vit paqeje, në të cilin konfliktet e ndezura të shuhen. Pra, pritet një vit plot shpresa kudo në botë.

Po kështu, dhe në Shqipëri dallga e këtyre ndryshimeve nuk mund të përjashtojë Shqipërinë dhe shqiptarët.

Shqipëria nuk mund të qëndrojë më vendi i qytetarëve që largohen masivisht prej saj. Nuk mund të qëndrojë më vendi i qytetarëve më të keqpaguar në Europë. Nuk mund të jetë Shqipëria më vendi ku nxënësit e shkollave vriten në derë të shkollës. Ku tritoli çan dyert e banesave, pasiguria është në shkallën më të lartë, dhe varfëria troket në çdo derë.

Shqipëria e vitit 2025 nuk mund të jetë Shqipëria e dhunës dhe terrorit ndaj opozitës, e burgosjes së liderëve të saj dhe deputetëve të saj.

Nuk mund të jetë Shqipëria e izolimit, e censurës, e ndalimit të mediave sociale. Por do të jetë Shqipëria e qytetarëve të lirë, e lirive të respektuara dhe të drejtave të tyre.

Shqipërinë e 12 viteve që lamë pas e vuajtën shumë në tërësi shqiptarët. E vuajti rinia shqiptare, sepse ëndrrat e saj u bënë të pamundura për t’u realizuar në vendin e tyre. E vuajtën qytetarët e këtij vendi që u zhytën gjithnjë e më shumë në varfëri. Pensionistët, që prekën mjerimin me pensionet e tyre. E vuajtën fermerët shqiptarë, që panë ekonomitë e tyre të falimentojnë në qindra dhe mijëra raste.

E vuajtën nënat, motrat, gratë shqiptare.

Këto 12 vite kanë qenë vërtet të mundimshme e sfilitëse për shumicën dërrmuese të shqiptarëve. Dhe ato, në një mënyrë ose një tjetër, mund të kenë venitur edhe shpresat. Por kurrë nuk duhet të harroni se ne jemi shqiptarë dhe mësimi i madh i ekzistencës sonë është se për ne nuk ka gjëra të pamundura.

Ndaj dhe, le të bashkohemi që në vitin 2025, që koinçidon me 20-vjetorin e ardhjes së dytë në pushtet të Partisë Demokratike, të krijojmë një front të gjerë në mënyrë që të firmosim së bashku rotacionin, të firmosim së bashku ndryshimin, të rikthehemi në rrugën e demokracisë, begatisë dhe integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Është radha jonë! Është radha jonë! Është radha jonë! Gëzuar Vitin e Ri 2025! Fitore!

Tronditet futbolli britanik/ Lojtari ndërron jetë në ditën e lindjes, mbushte 27 vjeç

ANGLI – Michael Newberry, ish-futbollisti i Newcastle United, vdiq papritur në ditëlindjen e tij të 27-të. Këtë e ka bërë të ditur klubi i tij Cliftonville, i cili luan në Ligën e Futbollit të Irlandës së Veriut.

Newbury ka qenë anëtar i Newcastle, klubi i tij i lindjes, që në moshën 11-vjeçare. Tetë vjet më parë, ai mori trofeun për talentet e reja.

Ai u transferua nga Newcastle te Vikingur në Islandë dhe në vitin 2021 iu bashkua Linfield. Në korrik të këtij viti, pasi fitoi dy tituj me Linfield, ai u transferua në Cliftonville.

https://x.com/cliftonvillefc/status/1873723346308968907?s=46

Laert Vasili “hap zemrën”: I kam premtuar nënës time të shpëtoj shtëpinë që po na e merr banka

Një javë plot nga startimi i Big Brother Vip Albania 4 dhe mund të themi që banorët aty brenda kanë zënë vendet e tyre, ndërkohë dhe qytetarët jashtë kanë ndarë të preferuarit dhe jo të preferuarit. Një prej atyre që ka marrë “zemrat” e shqiptarëve është dhe aktori Laert Vasili.

Laerti përpos pëlqimin e teleshikuesve, ka arritur të sigurojë habitatin e tij në shtëpi, por edhe pëlqimin e Valbonës.

Përgjatë këtyre ditëve kemi parë një afrimitet mes gazetares dhe aktorit. E për këtë ka folur së fundmi vetë Laerti i cili ka vendosur që të vërë dhe pikën mbi “i”. Ai është shprehur se Valbona i pëlqen pasi është një vajzë e bukur, mirëpo qëllimi i tij brenda shtëpisë së “Vëllait të Madh” nuk është një histori dashurie, por çmimi i madh për të përmbushur kështu dhe premtimin që i ka dhënë të ëmës.

“Valbona është gocë shumë e bukur dhe më pëlqen si çdo mashkulli që do i pëlqente. A e do për të dashur?

Jo se në shtëpinë e Vëllait të Madh nuk mund të kesh të dashur. Se të kesh të dashur do të thotë të kesh dhe marrëdhënie fizike dhe këtu marrëdhënie fizike fluturon jashtë. Unë nuk kam ardhur këtu që të fluturoj jashtë. Unë i kam premtuar mamasë time që të bëj të pamundurën të shpëtoj banesën që po na i merr banka. Ky është qëllimi im madhor”, tha Laerti.

Aksident tragjik në Itali, vdes 44-vjeçari Shqiptar…

Një 44-vjeçar nga Durrësi ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në Itali. Sipas mediave vendase, policia e gjeti Eduart Shakën jashtë makinës së tij, disa metra më tutje pas përplasjes kokë më kokë me një makinë që vinte nga ana e kundërt.

Nga hetimet paraprake rezultoi se 44-vjeçari shqiptar, banues në Nervesa della Battaglia, nuk kishte vendosur rripin e sigurimit.

Nga të dhënat e para dyshohet se automjeti i shqiptarit, Fiat Punto, është goditur ballë për ballë nga një automjet që drejtohej nga një 53-vjeçar italian.Ai udhëtonte me një automjet tip Golf.

Autoritetet italiane urdhëruan kryerjen e autopsisë, ndërkohë 5Carbonera, është marrë nën hetim. Golfi i drejtuar nga 53-vjeçari, ndodhej në korsinë e kundërt për arsye ende të paqarta dhe është përplasur kokë më kokë me Fiat Punton e Shakës.

Ndërsa përplasja ishte fatale për shqiptarin, 53-vjeçari mori dëmtime të lehta dhe u transportua në spitalin e Trevisos.

I lindur në Durrës, Eduart Shaka, i cili jetonte me vajzën e tij, u transferua në Itali në vitin 2010. Në provincën e Trevisos ai kishte gjetur terren të përshtatshëm për të zhvilluar aftësitë e tij dhe që nga viti 2019 ai menaxhonte me sukses një biznes zdrukthtarie me një person tjetër në Nervesa.

Historia e pazakontë e mjekut veterinar nga Mokra: “Dola të blija këpucët e dasmës, përfundova me kompani vezësh…

Sandri Xhambazi, 7 vite më parë vendosi të kurorëzoj dashurinë e tij me Violën, duke bërë një dasmë ashtu siç e kërkon tradita. Pasi bleu kostumin e dhëndrit, Sandrit i duheshin dhe një palë këpucë. Me dymijë lekë në xhep Sandri futet në një dyqan këpucësh në zonën e sheshit Ëillson dhe provon një palë këpucë, por që ishin tepër të shtrenjta për të. Por pikërisht shitësi i këpucëve një i panjohur jo vetëm që i dhuroi këpucët e dasmës, por edhe një kompani vezësh. Që sot mban emrin Veza Savio.

Pjesë nga bashkëbisedimi:

Sandri Xhambazi, mjek veterinar: Fati e deshi që edhe pse ne kishim gati 12 vite që bashkëjetonim vendosëm që të bënim një dasëm, ku do më duheshin një palë këpucë si dhëndër. Fati e deshi që të futesha në një dyqan ku kam pas vetëm 2 mijë lekë në xhep, shikoj këpucët kushton 7 mijë lekë dhe shitësi më pyet nga je mese merresh. I them që jam mjek veterinar dhe vij nga Mokra. Në këtë moment më thotë hapim një biznes bashkë dhe fitimin e ndajmë 50\50.

Rudina Muça, gazetare: Si nisi më pas?

Sandri Xhambazi, mjek veterinar: Pasi kam mbaruar dasmën u takuam gjetëm ambientin për pularinë dhe më pas ai u zhduk.

Rudina Muça, Gazetare: Si e ka emrin ky shitës ?

Sandri Xhambazi, mjek veterinar: Sadedin Sulejmani, e kërkoj pambarim por nuk po lidhëm dot me të që ta falënderoj që më dha idenë të ngrija kompaninë e vezëve.

Rudina Muça, Gazetare: More pulat me borxhe si ia dole?

Sandri Xhambazi, mjek veterinar:Në prill të 2018 dështova me pularinë e parë, dhe në shtator të 2018 hapa kompaninë veza Savio që mban emrin e djalit tim dhe ky është fati.

Sot Veza Savio furnizon marketet e Tiranës, Durrësit dhe Kavajës, Sandri si një mjek veterinar thotë që nuk negocioj me cilësinë pasi kjo kompani mban emrin e djalit dhe është vetë jeta e tij.

Subscribe to get access

Read more of this content when you subscribe today.

Vjedhje dhe trafik dr*ge, arrestohen tre persona të shpallur në kërkim Qafë Thanë e Kapshticë…

Tre persona të shpallur në kërkim janë arrestuar këtë të shtunë në pikat kufitare në Qafë Thanë dhe në Kapshticë. Sipas njoftimit të policisë, në pranga kanë rënë: M. D., 28 vjeç, banues në Drenovicë, Berat, i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.E. P., 33 vjeç, banues në Elbasan, i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

për “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”.N. L., 28 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan për veprën penale “Vjedhje”.

Njoftimi:

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë.

Kontrolle intensive për kapjen e personave në kërkim.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë krahas masave për përballimin e fluksit me qëllim eliminimin e radhëve kanë intensifikuar kontrollet në pikat e kalimit dhe në kufirin e gjelbër me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare dhe kapjen e personave në kërkim.

Kapen në Qafë Thanë dhe në Kapshticë tre shtetas të shpallur në kërkim.

Në këtë kuadër shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Qafë Thanë, ndaluan në hyrje, shtetasin M. D., 28 vjeç, banues në Drenovicë, Berat, i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Po nga këto shërbime u kap dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. D., 62 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Kanosje”.

Nga shërbimet e Policisë Kufitare Kapshticë, në hyrje u kapën shtetasit në kërkim:

E. P., 33 vjeç, banues në Elbasan i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”

N. L., 28 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan për veprën penale “Vjedhje”.

Të dyja rastet, i kaluan DVP Elbasan, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Subscribe to get access

Read more of this content when you subscribe today.

Pasardhëset e motrave Qiriazi surprizojnë ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku: U shokova që gratë shqiptare kanë përparuar kaq shumë

Pasardhëset e Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi surprizuan ikonën e muzikës shqiptare Parashqevi Simaku në New York. Ka qenë Elton Ilirijani ai që ka konfirmuar lajmin, teksa ka ndarë disa pamje nga takimi në rrjetin e tij social Instagram.

“Kjo është shtëpia e Eltonit që ma ka lënë vetëm që t’ju pres si nder. Ishte surprizë, mua nuk më tha. Jam shumë e prekur. U shokova që ne gratë shqiptare kemi përparuar kaq shumë, edhe kur pashë Elvirën i thashë ‘a je shqiptare ti?’ se mu duk si amerikane.”, u tha Parashqevia zonjave të ftuara.

Më tej ajo ia ka marrë këngës dhe valles, në ritmet e këngëve popullore jugore shqiptare teksa shfaqet e buzëqeshur.

Po ashtu nuk mungoi kënga ikonike “Fustanin qe ta solla mbrëmë”.

Subscribe to get access

Read more of this content when you subscribe today.

Aksident në aksin Korçë-Pogradec/ Makinat bëhen copë, ka të lenduar…

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Pirg.
Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë njëri nga drejtuesit ka mbetur i lënduar.

Burime pranë spitalit rajonal të Korçës bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit po merr mjekimin e duhur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Subscribe to get access

Read more of this content when you subscribe today.

Devoll/ Kontrabandë bagëtish dhe cigaresh nga Greqia, 2 të arrestuar dhe 2 të tjerë nën hetim…

Policia Kufitare dhe Migracionit pikasi 3 persona në zonën e Tresenikut në Devoll, teksa kalonin kontrabandë bagëtitë e trasha. Dy ndalohen dhe një hetohet në gjendje të lirë. I riu kapet me çantën e mbushur me steka cigaresh

Korçë- Dy raste kontrabande janë goditur nga Policia e Korçës, teksa u arrestuan 2 persona dhe po kaq të tjerë u morën nën hetim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve, Kufirit dhe Migracionit kanë goditur një rast kontrabande bagëtish në zonën e kufirit shqiptaro-grek.

Në pranga kanë rënë E. M., 33 vjeç dhe F. D., 27 vjeç, kurse nën hetim në gjendje të lirë është vendosur E. Z., 47 vjeç. Burime zyrtare sqaruan se ata janë kapur të tre në fshatin Tresenik, Devoll, me disa bagëti të trasha, që po i fusnin kontrabandë nga Greqia për në Shqipëri.

Gjithashtu Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori dhe nisi hetimin penal ndaj të dyshuarit F. G., për veprën “tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, pasi në çantën e tij të shpinës iu gjetën disa steka me cigare të dyshuara të kondrabanduara

Subscribe to get access

Read more of this content when you subscribe today.

“E dua akoma të dashurin e parë”/ U fut në BBVIP me burrin, doktoresha mallakastriote: Lutem për atë, s’e harroj kurrë

Një deklaratë e Briseidës për të dashurin e saj të parë ka shkaktuar të qeshura në shtëpinë e xhuxhave në Big Brother Vip Albania 4. Mjekja e cila u fut në BBV si çift bashkë me bashkëshortin e saj Jorin, në një bisedë me banorët tha se e do ende të dashurin e saj të parë, pavarësisht se është e sapomartuar me Jorin.

“Lutem për të dhe familjen e tij, më respektojnë dhe i respektoj”, tha banorja.

Briseida: Moj unë akoma dua të parin që kisha, të dashurin e parë që më ka dhembur zemra bum bum, atë njeriu nuk e harroj sa të jetë jeta. Lutem për të dhe familjen e tij, më respektojnë i respektoj. Janë nga Mallakastra njerëz të mrekullueshëm.

Aksident i frikshëm në Korçë/ Makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter..

Mbrëmjen e kësaj të enjteje, në afërsi të teatrit të Korçës, një automjet i ka zënë këmbën një të riu me skuter. Mësohet se mjeti do të hynte në parkim, ndërsa personi me skuter ka kaluar pa u vënë re nga mjeti dhe ka mbetur i bllokuar.

I plagosuri është transportuar në spital. 

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të askidentit.

Subscribe to get access

Read more of this content when you subscribe today.

One-Time
Monthly
Yearly

Make a one-time donation

Make a monthly donation

Make a yearly donation

Choose an amount

€5.00
€15.00
€100.00
€5.00
€15.00
€100.00
€5.00
€15.00
€100.00

Or enter a custom amount


Your contribution is appreciated.

Your contribution is appreciated.

Your contribution is appreciated.

DonateDonate monthlyDonate yearly

Time Out’ zgjedh pemët më të bukura të Krishtlindjes në botë(Foto)

Revista e njohur Time Out e shpalli pemën e Krishtlindjes në Krakov të Polonisë, e cila zbukuron tregun historik atje, “më legjendaren” në botë. E instaluar më 6 dhjetor, pema e këtij viti është zbukuruar me rreth 26,000 drita që kursejnë energji, që ndryshojnë ngjyrën dhe më shumë se 1,000 zbukurime me motive tradicionale.

Për të katërtin vit radhazi, dekorimet sezonale të Krakovit janë frymëzuar nga sixhadet Jagielloniane, kryeveprat e shekullit të 16-të që zbukurojnë brendësinë e kështjellës ikonike Wawel të qytetit.

Vendin e dytë e zuri një pemë nga Gubbi, Itali, ku dritat në formën e një peme Krishtlindjesh janë vendosur në shpatet e malit Ingino, ndërsa në vendin e tretë ishte një pemë nga Rockefeller Center në Nju Jork.

Në të njëjtën kohë, aty mbahet tregu i famshëm i Krishtlindjeve në Krakov, i cili vitin e kaluar u shpall më i miri në Evropë dhe në fillim të këtij viti, revista e vlerësoi lagjen Zablocie të Krakovës si një nga më të bukurat në botë.

Brenda “arratisjes” së Krishtlindjeve të Cristiano Ronaldos me partneren

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez po përfitojnë sa më shumë nga Krishtlindjet me fëmijët e tyre. Çifti i famshëm po pushon nga oraret e tyre të ngjeshur për të kaluar një moment domethënës familjar në Lapland. Dyshja i çuan fëmijët e tyre në rajonin e Finlandës , pasi e kanë bërë traditë për tre vitet e fundit.

Ylli i futbollit vendosi të dokumentojë kohën e tyre magjike gjatë Krishtlindjeve, duke i çuar fëmijët të takojnë Santa Claus dhe duke bërë aktivitete argëtuese. Cristiano tregoi se si bënin biskota me xhenxhefil dhe kishin pirë kakao të nxehtë pasi kërcenin përreth dhe kaluan një moment të shëndetshëm.

“Për ne, Krishtlindjet janë një moment shumë i veçantë sepse i kalojmë me familjen tonë”, tha Cristiano në videon e tij të fundit në YouTube. “Gio e pëlqen sepse ne kemi ardhur këtu për tre vjet dhe fëmijët e duan atë,” tha ai.

Është një moment magjik, veçanërisht për fëmijët tanë dhe për ne që të shohim gëzimin që u jep Krishtlindjet”, tha Georgina, duke shtuar se i pëlqen të shohë sesi sytë e tyre “ndizen”.

“Është një kohë e veçantë sepse zakonisht nuk ka ndeshje dhe është një moment që mund ta kaloj me familjen time. Është një kohë e veçantë, veçanërisht për fëmijët dhe për mua të jem me familjen time është më e mira,” vazhdoi ai.