Ish-konkurrentja e “Përputhen” : “I dashuri më tradhëtonte me një mashkull, i kapa fotot…

E ftuar në emisionin “Trotuar” ishte ish-konkurentja e Përputhen Saide Buzi. Saidja njihet nga programi i dashurisë ku u njoh me Gertin dhe finalizuan dashurinë e tyre në program .Pas një kohe që çifti bashkëjetoi me njëri-tjetrin u krijuan konflikte që çuan në ndarjen e tyre.

Gerti ka hedhur akuza të rënda për tradhëti nga ana e Saides ndërsa kjo e fundit ka reaguar më vonë duke u shprehur që është keqtrajtuar nga Gerti dhe nëna e tij.

Së fundmi në “Top Channel” ajo ka treguar se ish-i fejuari i saj përveç dhunës ai e ka tradhtuar me një mashkull tjetër, gjë të cilën ish-konkurentja e konfirmon pasi ka parë mesazhet e tij me një mashkull tjetër.

“E kapa duke më tradhtuar me një mashkull. Kisha dëgjuar fjalë lart e poshtë po nuk i kisha besuar. Por i pashë një herë telefonin dhe zbulova fotot intime dhe bisedat me një mashkull. Të më kishte tradhtuar me një femër hajt se do e kuptoja, por me një mashkull, ishte e rëndë” tha Saidja.

Ivan Gvozdenoviç largohet pas 2 vitesh nga drejtimi i Skënderbeut

Ivan Gvozdenoviç ka paraqitur dorëheqjen pas humbjes 1-0 në transfertën e djeshme me Laçin. Tashmë bëhen gjashtë ndeshje pa fitore te Skenderbeut në kampionat. Kështu korçarët janë aktualisht pa trajner.

46-vjeçari ishte aktualisht dhe trajneri më jetëgjatë te një klub i Superiores.

Kjo pasi drejtimin e Skënderbeut e mori prej 26 nëntorit të vitit 2022 duke plotësuar 2 vite.

Asokohe u ul në stolin e Skënderbeut që ndodhej në Kategorinë e Parë, për ta kthyer në Superiore.

Një objektiv që u arrit, ndërsa korçarët shkuan dhe në “Final Four” gjatë sezonit të kaluar.

Ndërkohë ky edicion rezulton tërësisht zhgënjyes te bardhekuqtë.

Skënderbeu aktualisht mban vendin e parafundit me pikë të barabarta sa Bylisi i vendit të fundit në 15 javë të luajtura.